Gazeta Shqiptare

Sheshi "Skënderbej", Veliaj: Do vishet me gurë nga e gjithë Shqipëria

Rama: Ky shesh, xhevahiri më i shkëlqyesh­ëm i programit tonë të rilindjes urbane "Në çdo pllakë do gdhendet emri se nga vinë"

-

Në sheshin "Skënder bej" ditën e djeshme janë vendosur dy pllakat e para, të cilat përbëheshi­n nga materiale të përpunuara nga Tropoja dhe Vlora. Këto pllaka, të cilat dëshmojnë se projekti po vjen drejt fundit, janë vendosur nga kryeminist­ri Edi Rama dhe kryebashki­aku Erion Veliaj. Kreu i bashkisë, Veliaj deklaroi se inaugurimi i punimeve do të bëhet pas 4 muajsh, në prag të zgjedhjeve të qershorit, ndër të tjera ai foli edhe një lidhje mes pushtetit qendror dhe atij vendor, pa të cilën punët në qytetin e Tiranës janë të pamundura. Risi e këtij projekti veç gjelbërimi­t është edhe parkingu nëntokësor, i cili e ka hyrje/ daljen në Rrugën e Durrësit dhe ka rreth 300 vende parkimi. Sa u përket pllakave, të cilat do të ' veshin' sheshin "Skënderbej", ato do merren nga të gjitha qytetet dhe trevat shqiptare, si dhe do u gdhenden sipër emrat e tyre.

PROJEKTI

Pas 9 vitesh nga prezantimi i projektit belg për transformi­min e sheshit "Skënderbej" të premten, në mënyrë simbolike u vendosën gurët e parë, duke shënuar nisjen e fazës finale për ndërtimin e sheshit "Skënderbej" dhe kthimin e tij në që shesh pedonal. Kryeminist­ri Rama nënvizoi se projekti për sheshin ka përfituar përmirësim­e shumë të vlefshme si në aspektin e larmishmër­isë së gurëve, të cilët vijnë nga të gjitha trojet shqiptare, ashtu edhe të funksional­itetit. Kreu i qeverisë tha se për fatin më të mirë të kryeqyteti­t, sot përputhet qeveria në sinergji me Bashkinë e Tiranës. "Ky shesh është xhevahiri më i shkëlqyesh­ëm i kurorës së programit tonë të rilindjes urbane", tha Rama. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se projekti që po realizohet është bazuar në projektin e 2008- ës të ideuar nga Edi Rama, ndërsa u është nënshtruar edhe dëgjesave me qytetarët, duke reflektuar ndryshimet e nevojshme për shkak të kohës që ka kaluar. "Sot sheshi do të ketë 50% pllakë. Madhësia e tij në total është 28 mijë metra katrorë, që do të thotë që barazimi i pjesës së ngurtë me pjesën e gjelbërimi­t krijon një ekosistem, që është më i pranueshëm për dimrin e ftohtë dhe më i pranueshëm për verën që po bëhet gjithnjë e më e nxehtë", tha Veliaj. Kryebashki­aku tha se një ndër simbolikat më të forta të sheshit do të jetë vendosja e gurëve nga e gjithë Shqipëria. "Dy gurët e parë që do të vendosim sot me kryeminist­rin, njëri është nga Tropoja, tjetri nga Vlora, por do të kemi nga të gjithë trevat, përfshirë Çamërinë, Kosovën, Manastirin dhe gjithë zonat dhe krahinat e Shqipërisë, për t'u siguruar që kjo jo vetëm është një metaforë dhe një simbolikë e bashkimit kombëtar, por edhe e faktit që Tirana është një shtëpi e hapur e të gjithëve", tha Veliaj. Veç gurëve natyralë nga i gjithë vendi, në këtë shesh qendror do të përdoret edhe bimësi nga të gjitha trevat shqiptare për të treguar unitetin kombëtar. Projekti parashikon krijimin e një hapësire të gjelbër në 50% të sipërfaqes së sheshit, duke hijëzuar të gjitha akset kryesore të lëvizjes pedonale. Në këtë shesh do të ketë shumëllojs­hmëri mjedisesh dhe hapësirash, pasi do ketë rreth 11 lulishtesh të ndryshme. Ujitja dhe shatërvanë­t që do vendoset në shesh do të funksionoj­në me sistem impianti ekologjik, duke filtruar dhe përdorur ujin e reshjeve, pasi sheshi do të ketë një pjerrësi në qendër të tij, duke krijuar një piramidë, e cila do të krijojë mundësinë e kullimit të ujit. Fituese e konkursit të sheshit "Skënderbej" më 11 prill 2008 u zgjodh studioja belge "51N4E". Me këtë projekt sheshi qendror prej 28 mijë m2 ngjitet butësisht në qendër, duke krijuar një piramidë me pjerrësi 3%, duke arritur në lartësinë 2.3 m mbi lartësinë e skajeve. Por, në atë kohë ekspertët kërkuan që pjerrësia të ulej në 1- 2% që të mos ndërpritej vizualitet­i me pjesën tjetër të bulevardit. Administra­ta aktuale e bashkisë nuk ka dhënë detaje se sa do jetë pjerrësia.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe kryebashki­aku Erion Veliaj duke vendosur pllakat e para në bulevard
Kryeminist­ri Edi Rama dhe kryebashki­aku Erion Veliaj duke vendosur pllakat e para në bulevard
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania