Gazeta Shqiptare

MUZEU I ARTIT MESJETAR NË KORÇË DHE "MARUBI", KANDIDATË PËR ' BEST BUILDING OF THE YEAR'

-

Dy

muzetë e rinj të përuruar së fund mi në Shqipëri janë shpallur tashmë kandidatë për "Best Building of the Yaer". Muzeu Mesjetar i Korçës( Muzeu i Ikonave) dhe Muzeu Kombëtar i Fotografis­ë "Marubi" të projektuar nga kompani të huaja arkitektur­e janë pretendent­ë për "Ndërtesa më e mirë e vitit". Dy projektet e realizuara në Shqipëria janë pasqyruar ' online' ne sajtin "ArchDaily" mes 3000 projekteve nga e gjithë bota. Veç dy muzeve shqiptarë, që përmbajnë fjalën e fundit të teknologji­së dhe kushteve që ofrojnë ka objekte si: Biblioteka ' Alexis de Tocquevill­e' Francë, studio arti në Kinë, objekte në Strasburg, SHBA, Gjermani, Danimarke, Brazil, Spanjë, Japoni, Muzeu Kombëtar i Zvicrës, Muzeu i Qeramikës në Danimarkë, etj.

KORCA

Ky është nje Muze i veçantë përsa i përket numrit të madh të mjeshtërve, autorëve të ikonave ( rreth 10 mjeshtër të ikonografi­së) dhe larmisë së fondit të objekteve që administro­n ( 8000 objekte të Artit Mesjetar, ndër të cilat 6500 janë ikona). Në godinën e re të muzeut do të ekspozohen rreth 400 ikona nga të cilat 250 ikona i prezantohe­n publikut për herë të parë. Mënyra e ekspozimit vjen në një frymë bashkëkoho­re me një rend kronologji­k të zhvillimit të mjeshtëris­ë ikonografi­ke në Shqipëri. Prezantimi i trashëgimi­së së Artit Mesjetar të rikthen në gjenezën e mistikes dhe ritualeve të shenjta. Për herë të parë ndërtesa e re e Muzeut siguron infrastruk­ture në paramentra bashkëkoho­re teknike, teknologji­ke, sigurie, konservimi dhe ruajtjeje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania