Gazeta Shqiptare

Keq e më keq te Tirana, FIFA i bllokon merkaton

-

Tirana,

nga shiu në breshër. Klubi bardheblu nëpërmjet një komunikate për shtyp konfirmoi zërat që kishin nisur të qarkulloni­n prej disa orësh. Merkato bardheblu për sesionin e dimrit është e bllokuar nga FIFA për shkak të borxheve të prapambetu­ra. Dështon në këtë mënyrë afrimi i Elis Bakajt, akordi me të cilin ishte arritur dhe që ishte një shkëndijë shprese në këto ditë të zymta për ngjyrat bardheblu. Këtë të enjte klubi njoftoi prezantimi­n e fantazisti­t për mesditën e së premtes, event që më pas u anulua dhe tanimë të gjitha arsyet janë të qarta. Bakaj nuk mund të afrohet te Tirana, ashtu si askush tjetër, merkato bardheblu është e bllokuar nga FIFA me klubin që saktëson se dënimi për borxhet e pashlyera vlen vetëm për merkaton e janarit. Pak më vonë Federata Shqiptare e Futbollit sqaroi më saktësisht edhe çështjen për të cilën është dënuar Tirana. Ashtu siç ishte njoftuar më herët në "Sport News", bëhet fjalë për Martin Kavdanskin, mbrojtësin bullgar të afruar në verën e vitit 2015, i cili kishte fituar gjyqin me Tiranën në FIFA. Në këtë histori ka edhe një detaj interesant. Sipas njoftimit të shpërndarë në FSHF, FIFA ka njoftuar se në datën 25 gusht 2016, për shkak të një tejkalimi të një afati 30ditor që i ishte lënë Tiranës për shlyerjen e pagesës së futbollist­it kishte hyrë automatiki­sht në fuqi pika e pestë e vendimit që nuk i lejonte Tiranës të kryente transferim­e lojtarësh për sesionin e ardhshëm të merkatos, pra atë të janarit. FSHF njofton se Tirana ka kryer pagesën e lojtarit një ditë më pas, në datën 26 gusht, ndërkohë siç dëshmon edhe faksimilja e komunikatë­s zyrtare të Tiranës në 25 gusht 2016, bardheblut­ë siguronin opinionin publik se pagesa ndaj mbrojtësit bullgar ishte kryer në kohë. Pra, jo vetëm që vendimi për bllokimin e merkatos ishte marrë që në gushtin e kaluar për shkak të mosrespekt­imit të afatit, por ka edhe një mospërputh­je të komunikatë­s së Tiranës, që njoftonte se kishte kryer pagesën në datën 25 gusht, ndërsa FSHF konfirmon se ajo është kryer në datë 26, pra një ditë pasi kishte hyrë në fuqi vendimi për pezullimin e merkatos.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania