Gazeta Shqiptare

Paleta poetike e Bujar Lucës

-

Emri i ngjyrës” apo “Couleurony­mie ” është libri i dytë poetik i piktorit Bujar Luca, i cili sapo është botuar në dy gjuhë, shqip- frëngjisht. Nëse në librin parë “Oniromanci­e”, botuar nga shtëpia botuese franceze “Editions de l’Aube” në vitin 1991, një vit pas ardhjes së tij në Francë, ishte një poetikë e shtegtimit ( botës nokturne, profecisë, mungesës, fillimit të një jete të re, etj.), ky libër ka në qendër ngjyrën. “Ky vëllim, - shkruan ai në faqen e pasme të kopertinës, - përmbledh një grup poezish “të pikturuara”, ku përpiqem të fus pikturën në fushën e poezisë. Në këtë mënyrë shpresoj të bëj të mundur atë që vetëm piktura mund të japë: mundësinë për të parë menjëherë Të Tërën”. Në këtë libër, paleta e tij ka një potpuri ngjyrash, edhe se nuk janë të gjitha, pasi bota, që në gjenezën e vet na ka mahnitur me pasurinë e ngjyrave të saj; pasi ngjyra është alkimi, e cila nuk varet nga njeriu, ajo ekziston organikish­t edhe pse jo pak piktorë me përzierjet e tyre na kanë krijuar plot nuanca. Mund të mendohet se i kanë krijuar ata, por ngjyrat në vetvete ekzistojnë, ato janë në blerimet e pafund, në kaltërsitë qiellore e detare, në shpërthime­t vullkanike, netët polare apo zjarret.

Bujar Luca ka mbi gjysmë shekulli që jeton me botën e ngjyrave. Ja pse poezia e tij është realiste, e prekshme, pasi ato janë të qenësishme brenda tij, të unifikuara me fjalën: kështu lindin poezitë Ngjyrë gjaku, Blu prusiane, Jeshile angleze, E verdhë Napoli, E Sedeftë, E zezë fildishi… Çdo ngjyrë, çdo nuancë, çdo ngjizje e bashkim apo dashuri ngjyrash, janë një poezi, një asociacion poetik, janë një britmë, pasi edhe trishti, edhe gëzimi kanë ngjyrë. Poezia dhe piktura janë “aleatë thelbësorë” shkruan poeti René Char, (“alliés substantie­ls”), i cili i frymëzuar nga tabloja e Georges de la Tour shkroi poezinë “Madalena e mrekullues­hme”. Shumë nga poezitë e tij janë në sfonde pikturash të krijuara nga vetë poeti. Një ngjizje e habitshme. Po kështu, Mikelanxhe­lo shkruante sonete dashurie për të dashurin e tij Tommaso Cavaliere dhe imazhin e tij e hidhte në pikturë e veçanërish­t në format e mermerta të statujave të mëdha. Në vitin 1935, Picasso, kur po ndahej me gruan e tij Olga Kohklova dhe dashuronte fshehurazi Marie- Thérèse Walter, filloi të shkruante poezitë e tij të dhimbjes e dëshirës… Kështu, dhe te Luca, ka një ngjizje të imazhit me fjalën, të ngjyrës me poezinë. Ngjyra thërret poetin! Përse vallë të kuqen e kemi lidhur gjithnjë me dashurinë, përse të zezën me zinë, blunë me paqen, gjelbërimi­n me pjellorinë e be- gatinë, pasi ngjyrat na zgjojnë shpirtin, na ndezin imagjinatë­n dhe ne udhëtojmë me ato në këtë botë sa kimike e inorganike aq dhe jetësore, të gjallë që të bën të të gufojë shpirti. “Poezi të pikturuara”? Sigurisht, dhe është e habitshme sesi ato, piktura e poezia, pikëtakojn­ë njëra- tjetrën dhe ashtu, ngjizur bashkë shtegtojnë udhëve të jetës, historisë njerëzore. Kur i drejtohet të verdhës së Napolit, ai shkruan: “të zhdukesh ngadalë/ si një riprodhim / nën rrezet e diellit…” Por le të citoj këtu një nga poezitë që më pëlqen shumë me titullin “Ngjyra pastel”, ku piktori shkruan:

“E mbajtur nga kolona korintiane / një gjysmë hëne prej guri/ zhytet në ujërat e parkut Monceau / insekte të heshtura të hijeve plot aroma / shkasin shtigjeve / pëllumba të papunë me pamje të përulur bien mbi këmbët tona/ hija është dritë / dhe madje Fjala / në pluhur shëtit.

Ja pra ngjyrat na flasin poetikisht. Artistët, poetët, estetët e shumtë të njerëzimit i kanë kushtuar ngjyrës ese e traktate filozofike, duke u përpjekur të shpjegojnë alkiminë dhe mistikën që ngërthen brenda tyre. Leonardo da Vinçi i kushtoi faqe të tëra në “Trattato dela Pittura”, Gëte shkroi “Traktatin e Ngjyrave” dhe ndaloi gjatë në të zezën, pasi dhe e zeza është ngjyrë. Që në gjenezën e vet njeriu e ka kërkuar ngjyrën, e ka kërkuar atë që në vizatimet e njeriut primitiv në shpellën e Lascaux në Francë apo në afresket e varreve të faraonëve egjiptianë. E ndërkohë, Luca e kërkon çdo ditë ngjyrën në paletën e vet dhe kjo paletë nuk i shërben vetëm tablove të tij që ai krijon më së shumti përmes xhestit piktural, fin e dinamik, por dhe fjalës që del nga kjo ngjizmë e fjalës me pikturën, e piktorit me poetin, e dorës së tij që lë një çast tablonë dhe zgjatet mbi fjalën e fletës së bardhë. Pra, rruga e kësaj poezie është e shkurtër, pasi të duket se ato lindin njëkohësis­ht, në mistikën e tyre, përmes korridorev­e të shpirtit. Në fund të fundit, çdo ngjyrë, po ta shikoni gjatë, çdo lloj ngjyre që të jetë, ju do të depërtoni në thellësi të habitshme, në një tjetër galaktikë dhe do të bini në prehrin e mistikës dhe të frymës. Këtë mund ta konstatosh dhe në poezinë për “jeshilen e Veronezes” apo për ngjyrën e artë, që siç shkruan Luca “dielli që perëndon / valëvitet si një shami lamtumire / me syrin që qan/…” Ndërsa për ngjyrën e argjendtë, piktori- poet, shkruan: “Me zemër të ngrirë / si druri / që do të digjet / pranë hiresh tashmë të ftohta.”… ngjyrat marrin kështu fluturime poetike…

Ja pra ngjyrat na flasin poetikisht. Artistët, poetët, estetët e shumtë të njerëzimit i kanë kushtuar ngjyrës ese e traktate filozofike, duke u përpjekur të shpjegojnë alkiminë dhe mistikën që ngërthen brenda tyre.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania