Gazeta Shqiptare

Gjimnazet e kryeqyteti­t, renditja e 39 shkollave publike dhe private

Pjesë e treguesve të vlerësimit, rezultatet në maturë, mungesat dhe kualifikim­i i mësuesve Kryesojnë "Sami Frashëri" dhe "Ernest Koliqi"

- Ermelinda Hoxhaj

Drejtoria Arsimore e Tiranës ka publikuar renditjen e 39 shkollave të mesme të kryeqytet. Vlerësimi i shkollave të mesme është bërë në bazë të vlerësimev­e të arritura për vitin shkollor 2015- 2016. Janë 11 tregues, të cilët janë matur dhe kanë bërë renditjen e 15 gjimnazeve publike dhe 24 private. Në krye të listës së shkollave të mesme publike është gjimnazi "Sami Frashëri", ndërsa mes atyre private renditet "Ernest Koliqi".

RENDITJA

Vlerësimi i institucio­neve arsimore në vend bëhet në bazë të matjes së 11 treguesve, ku mes tyre përf- shihen: nota mesatare e rezultatev­e të pesë provimeve të maturës, frekuenca e orëve të mësimit, diferenca ndërmjet vlerësimit me vlerësimin e përfundimi­t të klasës përkatëse, përqindja e nxënësve të larguar përkundrej­t nxënësve të regjistrua­r në fillimin të vitit shkollor, rezultatet e mësuesve në provimet e kualifikim­it. Nga 11 treguesit, të cilët maten për performanc­ën e institucio­neve arsimore rezulton se gjimnazi me treguesit më të mirë është "Sami Frashri", ndërsa pesë gjimnazet më të mira janë: "Ismail Qemali", "Qemal Stafa", "P. N. Luarasi", "A. Z. Çajupi". ( Renditja e tyre është bërë sipas renditjes së DAR Tiranë). Në vendin e 6 është "Partizani" dhe i renditur në vendin e 7 është gjimnazi "Myslym Keta". Ndërkohë që ka dy vende të 8- ta, pasi 11 treguesit që janë matur për gjimnazet "Arben Broci" dhe "Sinan Tafaj" janë të barabarta. Vendi i 9- të është shkolla e mesme "Besnik Sykja" në vendin e 10- të është "Sandër Prosi", më tej në vendin e 11- të vijojnë "Eqerem Çabej". Tri të fundit janë "Adulla Keta" në vendin e 12- të, "Aleks Buda" është vendi i 13 dhe në fund në vendin e 14- të renditet gjimnazi "Kostandin Kristofori­dhi". Renditja e mësipërme është renditja përfundimt­are ku janë mbledhur të 11 shumat e treguesve, pasi nëse i referohemi një treguesi të veçantë, renditja e këtyre shkollave nuk është e tillë. Shembull: gjimnazi "Sami Frashëri", i cili në renditjen përfundimt­are është i pari, për treguesit e rezultatev­e të gjuhës angleze në provimin e maturës renditet në vendin e 3- të. Të detajuar bashkëngji­tur shkrimit është renditja e 15 gjimnazeve publike si dhe renditja e 24 gjimnazeve jopublike. Pesë gjimnazet

më të mira private janë: "Ernest Koliqi", "M. Akif" Vajza", "Faik Konica", "M. Akif" Djem", "Arsakeio". Në fund të listës së renditjes të shkollave private të bërë publike nga

Drejtoria Arsimore e Tiranës "Qëllimi i Jetës", "Aristoteli" dhe "Mrekullia". Renditjen e plotë të 39 gjimnazeve publike dhe private në qytetin e Tiranës i keni në listat e mëposhtme.

 ??  ?? Gjimnazi “Sami Frashëri”
Gjimnazi “Sami Frashëri”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania