Gazeta Shqiptare

Rama në kryesinë e PS- së: Kemi 71 vota, po iku LSI- ja

Kryeminist­ri flet për koalicioni­n me të vetët: Nuk shpërqendr­ohemi “Kemi partnerite­t strategjik, jo taktik”

-

Kryeminist­ri e njëherësh kryetar i PS- së, Edi Rama u ka bërë të qartë dje, anëtarëve të kryesisë së partisë se pa LSI- në, por me PDIUnë dhe FRD- në e Bamir Topit, ata i sigurojnë 71 vota për të bërë qeverinë. Burimet nga mbledhja e djeshme e kryesisë së PS- së i pohuan “Top Channel” se Rama ka thënë se “LSI po luan taktikisht dhe është në të drejtën e saj ta bëjë këtë”. “Por pozicioni ynë, - citohet të ketë thënë kryeminist­ri, - nuk ndryshon dhe ne nuk e kthejmë në një çështje taktike këtë partnerite­t strategjik. Natyrisht, LSI- ja mund të vendosë të dalë vetëm, por kjo s’është arsye për t’u shpërqendr­uar nga objektivi ynë”. Sipas Edi Ramës, me votat e vitit 2013 dhe ndarjen aktuale të mandateve, “Partia Socialiste merr 69 deputetë po të jemi në koalicion me LSI, PDIU, FRD”. Por sipas Edi Ramës, koalicioni merr 71 deputetë nëse LSI- ja del veç, sepse e tillë është formula. “Aleanca me LSI- në krijon një mazhorancë solide reformash, jo thjesht një mazhorancë numrash, dhe reformat e jo numrat janë arsyet e koalicioni­t me Metën”, citohet të ketë thënë Edi Rama. Pas mbledhjes së kryesisë që ka qenë e planifikua­r më herët, por është shtyrë prej Vitit të Ri, zv. kryeminist­ri Peleshi pohoi për gazetarët: “Kemi një program shumë ambicioz, jemi në muajt e fundit të mandatit të parë duke u përgatitur për sfidën e radhës, për zgjedhjet që do e çojnë Partinë Socialiste në mandatin e vet të dytë”. I pyetur në lidhje me koalicioni­n, Peleshi tha: “Qasja jonë është strategjik­e, nuk është një qasje taktike. Natyrisht mirëkuptoj­më, dhe nuk është në dorën tonë që partitë në koalicion të kenë qasjet e tyre taktike, por kjo nuk ndryshon qasjen tonë strategjik­e të koalicioni­t në bashkëqeve­risje. Kështu është sot, kështu do të jetë edhe nesër”. Nga ana e tij, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se tashmë PSja ka ndezur motorët për fitoren. “Partia Socialiste ka ndezur motorët për fitoren e 18 qershorit. Aleanca që kemi me LSI- në është një projekt strategjik. Unë gjithmonë besoj, si dikush që ka investuar tek e majta, që ky është një projekt përtej një mandati”, - tha Veliaj, duke shtuar se s’ka zëra kundër LSI- së. Ilir Meta deklaroi dje indirect se, koalicioni i majtë pa LSI- në mund të dilte në opozitë. Pas mbledhjes së Kryesisë, socialistë­t e quajtën këtë një lojë taktike. “Ato deklarata vetëm sa shpjeguan shumë qartësisht arsyet se, pse ai vendim që u mor për shkarkimin e zotit Manjani ishte i drejtë”, u shpreh zv. kryeminist­ri Niko Peleshi. Por deklarimi më i rëndësishë­m në mbledhjen e Kryesisë socialiste, i kryeminist­rit, duket të ketë qenë pikërisht mbi shifrën 71, në të cilën mbështeti argumentin e tij më herët Ilir Meta. Sipas Edi Ramës, me votat e vitit 2013 dhe ndarjen aktuale të mandateve, “Partia Socialiste merr 69 deputetë po të jemi në koalicion me LSI, PDIU, FRD”. Por sipas Edi Ramës, “koalicioni merr 71 deputetë nëse LSI del veç, sepse e tillë është formula!”. “Konfliktet e fundit dhe lëvizjet politike brenda koalicioni­t PS- LSI tregojnë që ky është një gjiriz, dhe jo më kornizë institucio­nale”, - tha kreu i PD- së, Lulzim Basha.

Me votat e vitit 2013 dhe ndarjen aktuale të mandateve, “Partia Socialiste merr 69 deputetë po të jemi në koalicion me LSI, PDIU, FRD”.

 ??  ?? Ambasadori Donald Lu dhe kreu i PD, Lulzim Basha, para selisë së PD
Ambasadori Donald Lu dhe kreu i PD, Lulzim Basha, para selisë së PD
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania