Gazeta Shqiptare

Basha paralajmër­on protesta: Do të ngrihemi për lirinë e votës

Takime me ambasadorë, grupin parlamenta­r dhe aleatët

-

Opozita

e djathtë e sheh votimin elektronik si garanci të votës së lirë të 18 qershorit, ndaj në mungesë të aplikimit të saj, ajo paralajmër­on protesta në mbarë vendin. Kreu i PD- së, Lulzim Basha, e vlerëson të ezauruar rrugën institucio­nale, ndaj sinjalizoi nisjen e një serie protestash popullore për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Gjatë ditës së djeshme kreu i opozitës zhvilloi takime intensive në përpjekjen për të krijuar infrastruk­turën zgjedhore që garanton votën e lirë. Z. Basha fillimisht priti në zyrën e tij ambasadori­n e SHBA- ve në Tiranë, Donald Lu, dhe kreun e Prezencës së OSBE- së në vendin tonë, Bochard; më pas mblodhi grupin parlamenta­r të PD- së dhe pas tij thirri në seli aleatët e djathtë. Pas këtyre takimeve, z. Basha akuzoi se kryeminist­ri Edi Rama do të përdorë bandat kriminale për manipulimi­n e zgjedhjeve të 18 qershorit. “Çështja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri është e lidhur me problemin e madh të kriminaliz­imit të politikës, të krimit të organizuar, të drogës. Këto janë probleme që opozita i ka denoncuar prej “Çështja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri është e lidhur me problemin e madh të kriminaliz­imit të politikës, të krimit të organizuar, të drogës. Këto janë probleme që opozita i ka denoncuar prej tri vitesh”, tha Basha.

tri vitesh. Këto janë probleme për të cilat opozita ka luftuar dhe ka arritur të ndryshojë ligjet, siç është ligji për dekriminal­izimin. Por që, për fat të keq, nuk po gjen zbatim për shkak të mungesës së vullnetit politik. Vullneti politik mungon sepse Edi Rama dhe koalicioni i tij qeverisës e ka lidhur fatin e tij me krimin, me drogën”, - theksoi kreu i PD- së. Por, a ka mbështetje­n e ndërkombët­arëve kjo ide e opozitës? Për Bashën nuk është e rëndësishm­e se çfarë mendon Ambasadori i OSBE- së për

përdorimin e teknologji­së në zgjedhje, por përdorimi i çdo mjeti për të garantuar proces me standarde. Ato që nuk po arrihen në rrugë institucio­nale, Basha shprehet se opozita do t’i arrijë me protesta. “PD- ja po nis shqyrtimin e të gjitha opsioneve, të aksionit politik qytetar të protestave, për të arritur përmes një bashkimi të madh qytetar, atë që kjo qeveri e kriminaliz­uar dhe e korruptuar deri në palcë ka refuzuar ta bëjë tashmë përmes rrugës institucio­nale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania