Gazeta Shqiptare

Ligji i vetingut, dorëhiqen gjashtë gjyqtarë e prokurorë

Përmbyllet procesi për dorëzimin e dokumentev­e, efektet e para në gjyqësor Kristo s’dorëzon formularin e pasurisë: E kam mbyllur karrierën

-

detyrë në pritje të zëvendësue­sit vetëm për të mos futur në kolaps punën e gjykatës. Ligji i vetingut ka për qëllim të kontrolloj­ë figurën e gjyqtarëve që duan të bëjnë karrierë. Unë karrierën e kam mbyllur”. Kristo dha dorëheqjen dje, kur ishte edhe afati i fundit për të dorëzuar formularët e pasurisë pranë ILDKP- së. Largimi i Vladimir Kristos e çon në pesë numrin e gjyqtarëve të dorëhequr nga detyra pas hyrjes në fuqi të vetingut. Vladimir Kristo ishte pjesë e trupit gjykues që e dërgoi ligjin e vetingut në Komisionin e Venecias, dhe më pas u detyrua të votojë “pro” tij, pasi opinioni rezultoi pozitiv. Gjatë diskutimev­e në seancë për këtë ligj, Kristo u shpreh se nuk është vetëm gjyqësori ai që ka nevojë për rivlerësim, por edhe politika, duke regjistrua­r kështu një precedent të rrallë, kur pushteti i gjyqësorit debaton me atë të politikës. Para Kristos, i pari është prokurori i Krujës, Sulejman Tola, i cili mësohet se nuk i ka plotësuar këta formularë për shkak se është në prag të pensionit. Për të njëjtin motiv, dorëheqjen e ka paraqitur edhe gjyqtarja e Kukësit, Drita Veliaj. Dorëheqja më e bujshme mund të quhet ajo e Mirela Fanës, gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë dhe njëherazi e sapozgjedh­ur si anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ende nuk dihen motivet që Fana ka paraqitur në dorëheqjen e saj dhe, mbi të gjitha, se çfarë do të ndodhë me vendin e Pas orës 16: 00 të ditës së martë, kur përfundoi afati i dorëzimit të formularëv­e të pasurisë, iu dorëzuan vetingut 794 njerëz të drejtësisë. Vetëm dje, 6 anëtarë të sistemit të drejtësisë i kërkuan presidenti­t dorëheqjen e tyre.

saj në KED. Dorëheqja e saj është pranuar nga Gjykata e Lartë. Lista e dorëheqjev­e vazhdon me gjyqtarin Ilir Çeliku, i cili për shumë vite ka qenë pjesë e Gjykatës së Tiranës, ndërsa dy muaj më parë u dekretua nga presidenti Nishani si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë. Për tre të parët vendimi është marrë dhe janë kryer të gjitha verifikime­t, ndërsa për kërkesën e Ilir Çelikut ende nuk ka përfunduar verifikimi nga institucio­net verifikues­e. Mësohet se ky verifikim është një procedurë e cila është mbyllur brenda ditës së djeshme. Dorëheqjet e tyre mbërrijnë në një moment kur presioni i kohës për të dorëzuar dokumentet e vetingut u rrit ndjeshëm.

 ??  ?? Gjykata Kushtetues­e
Gjykata Kushtetues­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania