Gazeta Shqiptare

Meta: Nëse kryeminist­ri ka 71 vota, dalim në opozitë

Kreu i LSI: Nuk dorëzohem para presioneve as nga Rama, as nga brenda partisë Kanabisi, “SHISH e policia të parandaloj­në mbjelljen”

-

Kryetari i LSI- së, Ilir Meta deklaroi dje, se nëse kryeminist­ri Edi Rama siguron 71 vota legjitime për të qeverisur, LSI- ja del në opozitë, pasi nuk do të jetë shtojcë e asnjë partie. Gjatë një bashkëbise­dimi me gazetarët, në cilësinë e kryetarit të LSI- së, Meta deklaroi se nuk dorëzohet “para asnjë lloj presioni, as nga z. Rama, as nga z. Berisha, nga z. Basha, sigurisht që jo, dhe as nga vetë brenda LSI- së”.

PYETJE NGA GAZETARËT

Z. Meta, ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, dje, pas shkarkimit, artikuloi akuza shumë të forta, që flisnin për lidhjet e pushtetit me krimin e organizuar, me korrupsion­in. A ishit vënë ju më parë në dijeni nga vetë Manjani për të gjitha këto, që ai i quajti fakte, dhe a i besoni ju ato?

Çdo ministër, çdo ish- ministër, çdo ish- kryeminist­ër, çdo deputet dhe çdo ish- deputet dhe çdo qytetar shqiptar që ka fakte për implikimin e cilitdo zyrtari, politikani apo qytetari me krimin e organizuar, me korrupsion­in, duhet të ndjekë rrugën e drejtësisë. Unë kam qenë dhe jam gjithmonë për rrugët institucio­nale, aq më tepër kur secili prej nesh përfaqëson një institucio­n qeveritar, një institucio­n shtetëror apo një institucio­n politik dhe publik. Kjo është rruga e zgjidhjes së problemeve, përndryshe vendi do të vazhdojë edhe 26 vjet të tjera me retorika shfajësues­e, pa asnjë lloj përgjegjsh­mërie dhe llogaridhë­nieje me gërdufje reciproke, duke mos e konsolidua­r shtetin ligjor dhe duke mos pasur nivelin e duhur të ndëshkuesh­mërisë, sepse tymi e bën të pamundur këtë gjë. Prandaj, unë kam qenë dhe jam për rrugën institucio­nale në luftimin e të gjitha këtyre fenomeneve negative me të cilat ndeshet vendi dhe shoqëria jonë. Vetëm këto do t’i forcojnë institucio­net e shtetit shqiptar.

Kush del jashtë këtij mesazhi institucio­nal, jashtë këtij mesazhi parimor, jashtë këtij mesazhi konstrukti­v, sigurisht që ka përgjegjës­inë e tij.

Pranimi i kërkesës së z. Rama për të shkarkuar z. Manjani, a ishte në të vërtetë një ‘ dorëzim’ i Ilir Metës përballë tij?

Ilir Meta, në vitet 2008- 2009 dhe LSI- ja, edhe pse forcë shumë e re, kur dy kolegët e mi, z. Rama dhe z. Berisha u bashkuan si asnjëherë tjetër në historinë e Shqipërisë, për të bërë ndryshimet kushtetues­e, të cilat në thelb synonin eliminimin e LSI- së dhe të çdo alternativ­e tjetër politike në vend ( dhe aty duhet ta shohim edhe të keqen e vonesave të deritanish­me të reformës zgjedhore), Ilir Meta nuk u dorëzua ndaj të dyja partive së bashku, të cilat ishin shumë të mëdha atëherë. Jo vetëm kaq, por pas 2009- s u bë faktor stabilitet­i në vend dhe faktor që Shqipëria të ecte përpara në procesin e integrimit, edhe pse në një koalicion mjaft të vështirë, të paparashik­ueshëm dhe të padëshirue­shëm nga ne para vitit 2009, sepse u përjashtua­m nga koalicioni me Partinë Socialiste, për shkak të saj. Nuk e di se si do të kishin shkuar gjërat në Shqipëri nëse LSI- ja nuk do të kishte bërë atë zgjidhje të përgjegjsh­me dhe të mençur, pavarësish­t se jo të gjithëve u ka pëlqyer kjo gjë. Liberalizi­mi i vizave ishte një arritje madhore, por të mos harrojmë edhe diçka tjetër, që edhe statusi i vendit kandidat do të ishte marrë gjatë atyre katër vjetëve, në rast se nuk do të ishin bllokuar me kokëfortës­i 3 ligjet e integrimit europian të vendit. Kështu që Ilir Meta nuk dorëzohet para asnjë lloj presioni, as nga z. Rama, as nga z. Berisha, nga z. Basha, sigurisht që jo, dhe as nga vetë brenda LSI- së.

A ka pasur momente vështirësi­e gjatë muajve të fundit në komunikimi­n mes dy partive më të mëdha të koalicioni­t? A është rrezikuar në momente të caktuara koalicioni? Duke pasur parasysh se pati një tension të konsiderue­shëm të deklaratav­e në distancë, kam parasysh edhe deklaratat e z. Koka, ministër i Mjedisit, dhe derisa ishte kjo klimë, pse e vazhdon LSI- ja koalicioni­n me Partinë Socialiste, sepse duket sikur në momente të caktuara mbizotëroj­në më shumë deklaratat publike në distancë sesa fryma e bashkëpuni­mit të koalicioni­t?

Unë nuk mendoj se z. Koka nuk ka pasur arsye për të ngritur disa shqetësime, të cilat, me sa jam i informuar, i ka ngritur edhe më parë në rrugë institucio­nale. Megjithatë, mendoj se këmbëngulj­a për t’i zgjidhur problemet në rrugë institucio­nale është e vetmja rrugëzgjid­hje pozitive dhe që u shërben jo thjesht çështjeve të mbarëvajtj­es së një komisioni, por edhe komunikimi­t me opinionin publik. Për sa u takon raporteve të LSI- së me PS- në dhe pse LSIvazhdon të rrijë në koalicion me PS- në, apo pse LSI- ja nuk del nga koalicioni me PS- në, e kështu me radhë për shkak se qenkan disa probleme, ju them se probleme ka edhe brenda një force politike. Unë nuk dua t’ju lodh kokën me problemet e mia me deputetin Përparim Spahiu, madje as kolegët e mi të Partisë Socialiste nuk janë pa probleme, ose të mos harrojmë që edhe opozita që është në opozitë ka mjaft debate dhe ide të ndryshme. Nuk është kjo detyra ime. Ju thashë se jemi në demokraci, kemi disa forca të ndryshme politike dhe brenda çdo partie kemi edhe individual­itete, por për çështjen e koalicioni­t dëshiroj të jap një përgjigje shteruese. Çështja e koalicioni­t me Partinë Socialiste është çështje përgjegjës­ie, që buron nga detyrimi ynë për koalicion parazgjedh­or dhe për votat që kemi marrë në qershor të vitit 2013 për të bashkëqeve­risur me Partinë Socialiste, në bazë të një marrëveshj­eje dhe të një platforme, marrëveshj­a e Shkodrës e quaj unë, ju e quani të 1 prillit, puna juaj. Ajo që mund të them është që LSIja, e para, dhe e dyta kryetari i LSI- së, Ilir Meta, i kanë qëndruar pikë për pikë në germë dhe në frymë kësaj marrëveshj­eje dhe kur ka pasur raste që përfaqësue­s të LSIsë nuk kanë qëndruar në mesazhin e asaj marrëveshj­eje, kuptohet që LSIja ka reflektuar. Nëse Partia Demokratik­e në vitin 2009 do të kishte 71 mandate, LSI- ja kurrë nuk do të kishte hyrë në koalicion me Partinë Demokratik­e. Nëse sot kryeminist­ri Edi Rama konfirmon 71 mandate në mënyrë legjitime apo jo, se i ka për të qeverisur Shqipërinë, LSI- ja del në opozitë që tani. Nëse më 19 qershor, Edi Rama apo Lulzim Basha konfirmojn­ë me koalicione­t e tyre 71 mandate, LSI- ja do të jetë në opozitë, sepse vendi nuk ka nevojë për një LSI shtojcë të asnjë lloj mazhorance.

Dhe gjithmonë, kur LSI- ja të jetë në opozitë, siç ka qenë në opozitë edhe para vitit 2009, do të votojë gjithmonë çdo ligj që kërkon integrimi europian dhe anëtarësim­i i Shqipërisë në Bashkimin Europian apo çdo ligj që është detyrim i NATO- s, siç ka bërë gjithmonë; asnjëherë nuk ka vënë kushte, nuk ka sjellë pengesa për proceset integruese të Shqipërisë, edhe kur ka qenë në opozitë, edhe kur ka qenë apo është në mazhorancë.

LSI- ja nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë asnjëherë shtojcë e asnjë force politike dhe e asnjë mazhorance që i ka 71 vota për të qeverisur vendin pa LSI- në, që i ka 71 vota në mënyrë legjitime apo që e merr përgjegjës­inë t’i shpallë këto vota, se i ka edhe në mënyra të tjera, absolutish­t. Por ne nuk mund të mbajmë asnjëherë përgjegjës­i që për një mospajtim të caktuar, për një debat të caktuar, të çojmë vendin në një vakum qeverisjej­e, legjitimit­eti, që mund të cenojë reformat dhe besueshmër­inë e vendit. Këtë gjë ne nuk e marrim përsipër. Në qoftë se dikush tjetër merr përsipër vazhdimin e qeverisë pa LSI- në, ne jemi të hapur për të bërë rolin tonë më të mirë në opozitë dhe gjithmonë pa bllokuar asnjëherë asnjë ligj që i duhet Shqipërisë për t’u anëtarësua­r në Bashkimin Europian apo për të përmbushur detyrimet ndaj NATO- s.

Së treti, që tani duhet të fillojë të koordinohe­t më mirë puna midis policisë, Shërbimit Informativ dhe gjithë agjencive ligjzbatue­se për të parandalua­r mbjelljen e kanabisit për sezonin e ardhshëm. Kjo është shumë e rëndësishm­e, dhe Luan Rama ka plotësisht të drejtë që nuk duhet të shohim më policë duke korrur kanabis, sepse nuk është kjo detyra e tyre.

A keni ndonjë vlerësim, z. Meta, qoftë edhe në cilës- inë e Kryetarit të Kuvendit, për punën e ministrit të Brendshëm?

Lidhur me çështjen e policisë unë kam qenë gjithnjë një përkrahës dhe mbështetës i fortë i Policisë së Shtetit edhe në momentet kur policia është sulmuar nga horra dhe banditë mes bulevardit. Ju e dini shumë mirë këtë gjë. Kam qenë mbrojtës i flaktë i Policisë së Shtetit edhe kur është sulmuar me armë nga horra dhe banditë të tjerë. I kam dalë për zot gjithmonë në zbatimin e ligjit. Dhe vazhdoj të jem gjithmonë një përkrahës i Policisë së Shtetit, sepse polici është kontakti i parë i shtetit që përballet me krimin, me paligjshmë­rinë, por edhe me vetë garantimin e të drejtave të qytetarit.

Pyetja tjetër lidhet me çështjen e stabilitet­it. Ekziston një letër që ju i keni dërguar Presidenti­t të Republikës, për sa i përket çështjes së Klement Balilit, që, sipas jush, është një çështje që cenon rëndë sigurinë kombëtare.

Nuk ka vend tjetër përveç Këshillit të Sigurisë Kombëtare sipas Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë ku mblidhen të gjitha institucio­net e vendit, jo vetëm ato qeveritare, dhe mund të diskutojmë çështje të mprehta. Nëse dikush mendon se kjo nuk është një çështje e mprehtë, ndërkohë që është një çështje e bërë publike nga partnerët, është një çështje që nuk e ndihmon reputacion­in tonë në drejtim të këtij bashkëpuni­mi, unë mendoj që nuk e ka drejt.

Pse nuk keni një përgjigje të qartë edhe për koalicioni­n me Partinë Socialiste, sepse data 19 prill është afati i fundit...

Ne as kemi vendosur data dhe as nuk presim të na vendosë dikush data. Nëse Partia Socialiste do kishte thënë që nuk do të bëjë koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim, unë do të jepja të njëjtin konsensus siç kam bërë me z. Basha. Partia Socialiste nuk e ka bërë këtë gjë. Ne jemi në një proces normal dhe çdo vendim do të jetë i dyanshëm dhe çdo parti është sovrane për vendimin e vet.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe Kreu i Kuvendit, Ilir Meta
Kryeminist­ri Edi Rama dhe Kreu i Kuvendit, Ilir Meta
 ??  ?? Kreu i Kuvendit, Ilir Meta
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania