Gazeta Shqiptare

Halimi: Manjani iu nxori cullak, Lutaj: Të vizitohet

Shkarkimi i ministrit të Drejtësisë shkakton sherr te Komisioni i Ligjeve, pezullon punën te i Jashtmi Përgjigjet ish- ministri: Të marrë analizat e Ramës

- Darina Tanushi

Shkarkimi i ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, shkaktoi dje debate në Komisionin parlamenta­r të Ligjeve dhe probleme në punën e Komisionit të Jashtëm, ku dje duhej të shqyrtohej pjesëmarrj­a e Shqipërisë në Programin e Drejtësisë së BE- së. Në Komisionin e Ligjeve, ku munguan deputetët e LSI- së, deputeti i PD- së Eduard Halimi u shpreh se Manjani e nxori qeverinë cullak, ndërsa deputeti i PS- së Piro Lutaj u shpreh se po prisnin që ky i fundit të vizitohej.

“Ministri i Drejtësisë, që ka informacio­n mbi gjithçka bën kjo qeveri, tha të vërteta duke nxjerrë cullak qeverinë, dhe asnjë nga ministrat, qoftë dhe kryeminist­ri, nuk ka përgënjesh­truar atë që tha ministri, as për kabinetin, as për Balilin dhe as për koncesione­t. Asnjë nuk ka përgënjesh­truar deklaratën që bëri Manjani, që kryeminist­ri kërcënon gjyqtarët në telefon. Kanë kaluar 24 orë. Të gjitha ato që tha janë të vërteta”, - tha Halimi. Ndërsa deputeti Piro Lutaj ia ktheu: “Do presim vizitën mjekësore të min- istrit të Drejtësisë”. Kjo batutë ka sjellë më vonë edhe reagimin e ish- ministrit Manjani, i cili ka thënë se “deputeti rilindës duhet të kërkojë analizat e kryetarit të vet”. Më tej në komision, debati ka vijuar. “Nëse ju e konsideron­i të çmendur ministrin dhe thoni se duhet të bëjë vizitë mjekësore, jeni në praktikat e Mehmet Shehut”, - u shpreh deputeti i PD- së, Gent Strazimiri. Ndërsa kreu i komisionit, Fatmir Xhafaj, duke iu drejtuar opozitës tha: “Ju jeni opozitë e shokut Mehmet. Faleminder­it që na ringjalle shokun Mehmet! Të paçim! Unë, Edi dhe Saliu kemi qenë grup i organizuar”. Pas debateve, opozita është larguar nga komisioni dhe socialistë­t kanë vijuar me diskutimin e pikës së radhës në rendin e ditës, që ishte vlerësimi i kandidatur­ave për Avokatin e Popullit. Ndërsa në Komisionin e Jashtëm, ku duhej të ishte ministri i Drejtësisë, deputetët e opozitës nuk kanë marrë përgjigje për pyetjet e tyre. Deputeti i Partisë Demokratik­ët, Aldo Bumçi akuzoi qeverinë se po vepron në kush-

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania