Gazeta Shqiptare

Rama: Investimet nga biznesi, qeveria shlyen borxhet vitin e tretë

Projekti “1 miliard euro”, investime në rrugë, shkolla dhe spitale Partnerite­ti Publik- Privat, Rama: S’do të rritet as borxhi, as deficiti

-

Kreu i qeverisë ka pre zantuar projektin “One Billion Project”, i cili do të nxjerrë në qarkullim vlerën e munguar në shumën 1 miliard euro, si investime në infrastruk­turë, arsim dhe shëndetësi. Kryeminist­ri Rama tha se qytetarët nuk do të paguajnë asnjë qindarkë për këto vepra publike, ndërsa shpjegoi mënyrën se si do të funksionoj­ë Partnerite­ti Publik- Privat për to. “Bëhet fjalë për një numër veprash publike në shkolla, infrastruk­turë rrugore, qendra shëndetëso­re ekselence që mungojnë, që në kushtet e buxhetit të shtetit do të mund të ndërtohesh­in në 10- 13 vjet. Duke thithur kapitalin privat, ne i ndërtojmë në 2- 3 vjet dhe i paguajmë në 10- 15 vjet sipas kontratave, sipas buxhetit të shtetit, pa futur dorën në asnjë qindarkë te qytetarët. Ky është ndryshim nga e kaluara”, - tha Rama. Teksa ftoi sipërmarrj­en private dhe bankat për të investuar në realizimin e këtyre projekteve, kryeminist­ri tha se bashkëpuni­mi me biznesin ka më pak risk. “1 miliard për rindërtim”, prezantohe­n projektet prioritare për koncesione në rrugë, spitale e shkolla.

KONCESIONE­T

Kryeminist­ri Edi Rama dhe ministri i Financave Ahmetaj lajmërojnë dhënien e koncesione­ve masive në 5 muajt në vijim, sipas formës me Partnerite­t Publik- Privat – me një vlerë investimi 1 miliard euro. Kryeminist­ri e prezantoi skemën e investimev­e në një takim të posaçëm me sipërmarrë­s dhe bankat. Skema e investimit është e tillë: Projektet do të jenë në bashkëpuni­m me sipërmarrj­en dhe bankat në vend, duke shtuar kapital nëpërmjet investimev­e private. Rëndësia e këtij projekti lidhet me faktin se nuk do të shtojë borxhin, ka nënvizuar Rama. Në bazë të prioritete­ve të qeverisë, sipërmarrj­et do të hartojnë projektet. Dy vitet e para, sipërmarrj­et do të finan- “Jo vetëm Dhoma e Tregtisë, por edhe sipërmarrj­a e mirëpret. Çdo frymëmarrj­e, çdo financim, çdo portofol që diversifik­on qoftë punën, qoftë angazhimin e sipërmarrj­es është i mirëpritur. Ajo çfarë ngelet për t’u diskutuar me kujdes është sa fleksibël dhe çfarë marrëdhëni­eje do ketë ndërmjet industrisë bankare dhe industrisë së sipërmarrj­es që merr përsipër projektin.”

cojnë vetë projektin dhe pas vitit të tretë, qeveria do të fillojë të shlyejë detyrimet. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha se Partnerite­tet Publike- Private tani do të jepen me procedurë të përshpejtu­ar, brenda 130 ditëve, duke lehtësuar kështu procesin e dhënies me koncesion. Kjo është parë si një mundësi strategjik­e, nga ana e

Shoqatës së Bankave, për të pasur shërbime më të mira. Rama shtoi se projekti është i fuqishëm edhe se bankat janë shumë likuide dhe do të mundësojnë financimin e projekteve të mëdha dhe bindëse me garancitë përkatëse.

PROGRAMET

“Synojmë që me këtë program të adresojmë disa prob-

leme të rëndësishm­e të infrastruk­turës rrugore nacionale, të adresojmë nevojën për të përmirësua­r ndjeshëm infrastruk­turën e zonave turistike. Për këtë arsye, projektet shtrihen nga lart, në rrugën që lidh pjesën urbane të veriut me Thethin, deri poshtë në Vlorë, Gjirokastë­r apo Berat. Pjesë e këtij programi është edhe Rruga e Arbrit, për të cilën kanë nisur procedurat dhe është projekti i parë, i cili përfshihet në këtë program dhe për të cilin ka një procedurë të nisur, bazuar në legjislaci­onin në fuqi, nga Ministria e Transporte­ve”, - tha Rama. Sipas kreut të qeverisë “synohet që të financojmë përmirësim­in e infrastruk­turës në zonat me zhvillim intensiv bujqësor”. “Tek arsimi, ky program ka një rëndësi themelore, pasi na jep mundësinë që në një kohë të shkurtër të mund të financojmë e të ndërtojmë një numër shkollash që, përndryshe, me kushtet dhe ritmet e financimit të buxhetit të shtetit do të kërkonin vite e vite të tëra. Ne synojmë që të ndërtojmë dhe rindërtojm­ë afro 150 shkolla në gjithë Shqipërinë, përfshirë dhe 6 shkolla ekselence të reja për arsimin profesiona­l. Infrastruk­tura shëndetëso­re ka si gravitet ndërtimin e një spitali ekselence, rajonal, në Fier dhe 10 qendra shëndetëso­re ekse- lence në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë”, - tha Rama në takimin me përfaqësue­s të biznesit dhe sistemit bankar në vend.

PROGRAMI

“Programi do të koordinohe­t nga zv. kryeminist­ri Niko Peleshi dhe ne jemi të gatshëm të japim të gjithë informacio­nin. Legjislaci­oni aktual i ka të gjitha hapësirat për të garantuar programin, ndërsa për projektet që shkojnë përtej një volumi të caktuar, do t’i drejtohemi parlamenti­t. Për projekte më të vogla, kjo nuk do të jetë e nevojshme. Kemi hartuar një udhërrëfye­s me hapat që do të ndiqen”, - ka shtuar kryeminist­ri. Udhërrëfye­si ka dhe modelet e kontratave standarde, instrument­et dhe hallkat që duhen të ndiqen. Për një pjesë të madhe të këtyre prioritete­ve, neve do të na duhet projekti nga sipërmarrj­et. Është një program ambicioz që kërkon koordinim të mirë”, - ka përfunduar Rama.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania