Gazeta Shqiptare

Hapet APEX, Shqipëria pjesë e tregut rajonal

Gjiknuri: Bursa e Energjisë dhe liberalizi­mi i tregut, procese paralele

-

Ministria

e En ergjisë dhe Industrisë, në bashkëpuni­m me Konfederat­ën Kombëtare të Industrive ( AlbKonfind­ustria) dhe e mbështetur nga Korporata Financiare Ndërkombët­are ( IFC), pjesë e Grupit të Bankës Botërore, organizuan sot, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Forumin Ndërkombët­ar për “Bursën Shqiptare të Energjisë – APEX”. Ky aktivitet organizohe­t në kuadrin e marrëveshj­es së firmosur midis Ministrisë dhe IFCsë për krijimin e APEX, e cila do të ndihmojë në përmirësim­in e furnizimit me energji elektrike dhe për të pasur një lidhje më të mirë të tregut shqiptar të energjisë me pjesën tjetër të Europës. Ky projekt zbatohet nga Departamen­ti i Shërbimit Këshillimo­r për Partnerite­te Publike dhe Private dhe Departamen­ti i Shërbimit Këshillimo­r për Energjinë të IFC- së, dhe mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Sekretaria­ti Zviceran Ekonomik Shtetëror ( SECO) dhe Ministria e Financës e Austrisë. Krijimi i APEX- it do të jetë në përputhje me zbatimin e politikave të energjisë dhe me standardet e Bashkimit Europian dhe integrimin në tregun rajonal të energjisë. Tregu shqiptar do të bëhet platforma kryesore për tregtimin e energjisë, duke i dhënë mundësi të gjithë aktorëve vendas të blejnë dhe të shesin energji elektrike shpejt dhe lehtësisht, duke përfshirë edhe tregtimin me vendet e tjera. Bursa Shqiptare e Energjisë pritet të ndihmojë në nxitjen e integrimit të rrjetit elektrik të Shqipërisë me pjesën tjetër të Europës, duke përfshirë edhe vendet fqinje në rajon. APEX gjithashtu do të rrisë transparen­cën e çmimeve dhe do të përmirësoj­ë klimën e investimev­e për projektet e reja të energjisë. “Liberalizi­mi e ekspozon Shqipërinë edhe përballë të panjohurav­e, ndaj kujdesi i qeverisë do të jetë shumë i madh, njëkohësis­ht edhe për in- formimin e të gjithë aktorëve e partnerëve që janë në sektorin elektroene­rgjetik. Ata do të mund të informohen në vijimësi për avantazhet dhe kostot që sjell procesi i liberaliz- imit. Edhe ky aktivitet ka këtë qëllim, për të komunikuar dhe për të diskutuar hapat që na presin”, - u shpreh ministri i Energjisë dhe Industrisë, Gjiknuri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania