Gazeta Shqiptare

Raporti, 46 efektivë policie të arrestuar, 8 vetëm për drogën

Trendi i veprave penale për 2016, ai për veprime korruptive, 190 ankesa për gjobë të padrejtë SHÇBA: Në 7 operacione u asgjësuan rreth 500 mijë bimë narkotike

-

punonjës policie janë dërguar për gjykim.

RAPORTI

Gjatë vitit që lamë pas, në numrin e SHÇBA- së ( 0800 90 90) kanë qenë gjithsej 4.082 telefonata, nga të cilat 866 ishin ankesa të marra në nivel qendror dhe vendor. “Nga analizimi i gjithë produktit të përftuar gjatë hetimit administra­tiv të ankesave, trendi i shkeljeve administra­tive mbizotëroh­et nga ‘ për vendosje gjobe në mënyrë të padrejtë’, ‘ shpërdorim me detyrën’, ‘ mosveprim të strukturav­e të policisë’ dhe ‘ shkelje të procedurav­e standarde të punës’”, thuhet në raportin e bërë publik. Kështu, vetëm për gjobë të padrejtë kanë qenë 190 ankesa; për shpërdorim detyre 178 ankesa; për mosveprim 176 ankesa; për shkelje të procedurav­e 94 ankesa; për shkelje të normave të etikës 74 ankesa; për ushtrim dhune 29 ankesa; për korrupsion 23 ankesa; si dhe 5 ankesa për kanosje. Numri më i madh i ankesave ka qenë në Tiranë, e më pas vijon në Durrës, Shkodër, Vlorë, Lezhë e Fier. Gjithashtu, në raport thuhet se nga 160 kallëzimet penale për 180 persona, 42 kanë qenë për punonjës policie të nivelit të parë drejtues, 127 për punonjës policie të nivelit zbatues, 1 punonjës policie civil, 6 punonjës të Gardës së Republikës, 4 punonjës të PMNZSH dhe 17 kallëzime për persona të tjerë. Nga analiza e informacio­neve të grumbullua­ra dhe materialev­e referuese në prokurori, edhe për vitin 2016 trendi i veprave penale vazhdon të jetë i njëjtë, ai për veprime korruptive. Ndërsa, për kultivimin e bimëve narkotike, ka pasur 126 informacio­ne të verifikuar­a me forma të punës dhe mjete teknike speciale operaciona­le, ku janë asgjësuar 490.370 bimë narkotike. Operacione­t janë kryer në Elbasan, Shkodër, Dibër, Vlorë, Berat, Korçë e Durrës. Po ashtu, në raport thuhet se në këto operacione janë arrestuar 13 persona, 8 prej të cilëve kanë qenë punonjës policie. Ndërsa, janë identifiku­ar, ndjekur, hetuar dhe proceduar 53 punonjës të strukturav­e, sipas niveleve dhe gradave të ndryshme, nga 42 kallëzime penale që janë bërë.

 ??  ?? Ministria e Punëve të Brendshme
Ministria e Punëve të Brendshme
 ??  ?? Faksimile e raportit të SHÇBA, mbi kultivimin e drogës
Faksimile e raportit të SHÇBA, mbi kultivimin e drogës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania