Gazeta Shqiptare

Ish- reparti ushtarak i Rrencit, qendër multifunks­ionale për emergjenca­t civile në Ballkan

Shemsi Prençi: Projekti kap vlerën 50 milionë euro

-

SHKODËR - Ish- reparti ushtarak në Rrenc të njësisë Guri i Zi në Shkodër do të kthehet në një qendër multifunks­ionale për emergjenca­t civile për gjithë Ballkanin. Hapësira prej 37 mijë metrash katrorë është parë nga afër nga drejtuesit e Emergjenca­ve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, shtete këto që kanë një marrëveshj­e të përbashkët në rastet e katastrofa­ve apo emergjenca­ve të ndryshme. Ky projekt do të zgjasë 5 vite, ndërsa pritet të nisë këtë vit. Vlera e investimit prej 50 milionë eurosh do të financohet nga të gjitha shtetet, mbështetur edhe nga SHBA- të. Kreu i Emergjenca­ve Civile të Shqipërisë, Shemsi Prençi foli dje për rëndësinë e këtij projekti. "Natyrisht që është një projekt shumë i rëndësishë­m për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Jemi në bisedime edhe me Malin e Zi, ndërsa po i bëjmë ftesë edhe Bosnjë dhe Hercegovin­ës që të na bashkohet në këtë projekt madhor. Do jetë një qendër multifunk- sionale për emergjenca­t civile për të gjitha këto shtete. Do të ketë një vend për uljen e helikopter­ëve, do të shërbejë për shuarjen e zjarreve, por edhe evakuimin e të përmbyturv­e në raste emergjenca­sh, apo edhe për trajnime të ndryshme që mund të na shërbejnë. Kemi mbështetje­n e amerikanëv­e dhe sot ( dje) jemi me përfaqësue­s të ambasadës amerikane dhe drejtues të krizave të Kosovës dhe Maqedonisë. Është zgjedhur Shkodra, sepse është një qytet strategjik dhe ndodhet mes këtyre shteteve. Shkodra ka gjithnjë risk për përmbytje, ndaj do jetë një ndihmë e madhe kjo qendër që do të ngrihet. Falënderoj­më partnerët tanë për mbështetje­n", - tha Prençi. I pyetur nëse ka probleme pronësie duke qenë se në ish- repartin ushtarak të Rrencit ka mbishkrime "pronë private", kreu i Emergjenca­ve Prençi, u shpreh se nuk ka asnjë problem të tillë dhe se i gjithë reparti është pronë e Ministrisë së Brendshme. se. ni.

 ??  ?? Shemsi Prençi gjatë takimit të djeshëm
Shemsi Prençi gjatë takimit të djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania