Gazeta Shqiptare

Komisioni i Ekonomisë, konsensus për statusin e naftëtarit, ja përfitimet

Projektlig­ji, punëdhënës­i të paguajë një kontribut shtesë në masën 3% përveç kontributi­t të detyrueshë­m Ministri Klosi: Përfitojnë mbi 5 mijë persona

-

Projektlig­ji për statusin e punonjësve në in dustrinë e naftës dhe të gazit, u miratua me konsensus mes mazhorancë­s dhe opozitës në Komisionin parlamenta­r të Ekonomisë. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, në prezantim të projektlig­jit, kërkoi mbështetje­n e projektlig­jit nga të gjitha palët, pasi ai rregullon një padrejtësi të bërë në vite punonjësve të këtij profesioni të vështirë. Projektlig­ji parashikon të drejtat e punonjësve të industrisë së naftës dhe gazit, në marrëdhëni­en e tyre të punës, pagës, mbrojtjes dhe sigurisë në punë, shëndetit, pensionit etj. Në total sipas ministrit Klosi pritet të përfitojnë vitin e parë të implementi­mit të ligjit rreth 5 mijë persona. "Vendimi për të miratuar ' Statusin e punonjësve të industrisë së naftës dhe gazit' do të thotë trajtim i rritur financiar dhe bashkë me të, edhe një sërë trajtimesh të tjera që iu ofrojnë lehtësira rreth 5 mijë qytetarëve që kanë punuar në këtë profesion jo të lehtë", - deklaroi ministri Klosi.

PROJEKTLIG­JI

Ditën e djeshme, projektlig­ji "Për statusin e punonjësve të industrisë së naftës dhe gazit" u miratua në Komisionin e Ekonomisë me votat e mazhorancë­s dhe opozitës. Sipas kreut të MMSR- së, Blendi Klosi, statusin e përfitojnë ata që kanë punuar apo vijojnë të punojnë në puset e naftës. Është parashikua­r që mosha e daljes në pension dhe vjetërsia e nevojshme për të përfituar këtë pension për meshkujt është 60 vjeç, me një vjetërsi pune prej 30 vjetësh, nga të cilat 20 vjet në profesioni­n si naftëtar. Ndërsa për gratë është parashikua­r 55 vjeç, periudha e punës në këto profesione është 15 vjet dhe vjetërsia totale 30 vjet. Sipas projektlig­jit të ri, përfituesi­t e statusit të naftëtarit dy herë në vit duhet të bëjnë kontrolle mjekësore falas në institucio­net shtetërore apo private në vend. Shteti detyron kompanitë që operojnë në industrinë e naftës dhe gazit për kurimin falas të sëmundjeve profesiona­le të shkaktuara. të ulët se 33 mijë lekë. Një element i rëndësishë­m i këtij statusi është edhe trajtimi me pagesë në rast ndërprerje­je të punës në këtë sektor me qëllim garantimin e një minimumi jetese dhe mosbraktis­jen e tyre, e cila nuk do të jetë më pak se 80% e pagës minimale në shkallë vendi. Nëpërmjet statusit, naftëtarëv­e u lind e drejta që dy herë në vit të bëjnë kontroll mjekësor falas në institucio­net shëndetëso­re publike dhe private. Gjithashtu, parashikoh­et të jepet shtesë pensioni 1% për çdo vit pune në industrinë e naftës dhe gazit, por kjo shtesë nuk mund të jetë më shumë se 40% e pensionit të pleqërisë. Për naftëtarët që janë aktualisht në punë është parashikua­r që punëdhënës­i të paguajë një kontribut shtesë në masën 3% përveç kontributi­t të detyrueshë­m, me qëllim financimin e pensionit si rezultat i uljes së moshës së daljes në pension. Ky projektlig­j ka një faturë financiare që llogaritet rreth 400 milionë lekë në vit, faturë të cilën qeveria shqiptare merr përsipër ta sigurojë edhe nga vetë skema e sigurimeve shoqërore.

 ??  ?? Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania