Gazeta Shqiptare

Transporti publik, Veliaj: U ul çmimi i biletës për Kasharin

"Do të rritet cilësia e shërbimit"

-

kuadër të riorganiz imit të shërbimit për transporti­n urban, Bashkia e Tiranës ka nisur inspektimi­n e të gjitha linjave të autobusëve për të kontrollua­r cilësinë e shërbimit që u ofrohet qytetarëve. Të martën, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zgjodhi të inspektojë linjën e re të Kasharit, e cila u është shtuar së fundmi linjave të transporti­t publik në qytet, duke ndikuar në përmirësim­in e ndjeshëm të cilësisë së shërbimit krahasuar me vitet e mëparshme. Për rreth 70 minuta, Veliaj udhëtoi përgjatë gjithë linjës, e cila u vjen në ndihmë banorëve që jetojnë në disa nga zonat më të populluara të kryeqyteti­t, si zona e Kasharit, e Yzberishti­t dhe zona rreth Unazës së Re. Kryebashki­aku i Tiranës theksoi se krahasuar

TRANSPORTI PUBLIK

"Për ata që jetojnë në Kashar, Yzberisht, në zonën e ' Astirit' apo rreth Unazës së Re kjo linjë është ideale, me autobusë të rinj dhe me cilësi shumë më të mirë", tha Veliaj.

me vitet e mëparshme, transporti publik në kryeqytet ka pësuar një transformi­m të thellë, si përsa i përket pajisjes me autobusë të rinj, ashtu edhe përmes shtimit të linjave të reja. "Pata mundësinë të udhëtoj për 1 orë e 10 minuta në linjën unazore të Kasharit, e cila i shërben një pjese të re të Tiranës, që më parë ishin pjesë e ish- komunës. Më parë çmimi i biletës ka qenë 50 lekë, kurse sot është 40 lekë. Më parë as aboneja nuk njihej, kurse sot qyteta- rët mund të udhëtojnë me abone. Për ata që jetojnë në Kashar, Yzberisht, në zonën e ' Astirit' apo rreth Unazës së Re kjo linjë është ideale, me autobusë të rinj dhe me cilësi shumë më të mirë", tha ai. Veliaj deklaroi se përmirësim­et në transporti­n publik do të vijojnë dhe njoftoi nisjen e zbatimit për herë të parë në Shqipëri të biletës elektronik­e, ndërsa garantoi për një shërbim dinjitoz për të gjithë ata që zgjedhin të udhëtojnë me autobusë. Kryebashki­aku tha se gjatë gjithë muajit shkurt do të ketë disa inspektime të rastësishm­e në të gjitha linjat e Tiranës.

 ??  ?? Erion Veliaj
Erion Veliaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania