Gazeta Shqiptare

Kequshqyer­ja, kërcënim i heshtur për 48 milionë fëmijë

UNICEF kërkon 3.3 miliardë dollarë ndihmë

-

Rreth

48 milionë fëm ijë që jetojnë në konfliktet më të ashpra botërore dhe emergjenca të tjera humanitare do të përfitojnë nga apeli i 2017ës i UNICEF- it, që u prezantua ditën e djeshme në Gjenevë. Nga Siria në Jemen dhe Irak, nga Sudani Jugor në Nigeri, fëmijët gjenden përballë sulmeve të drejtpërdr­ejta. Shtëpitë, shkollat dhe komunitete­t e tyre janë rrënuar, shpresat dhe e ardhmja e tyre janë në rrezik. Në total, pothuajse një në katër fëmijë në botë jeton në shtetet e prekura nga konfliktet ose katastrofa­t. "Shtet pas shteti, lufta, katastrofa­t natyrore dhe ndryshimet klimatike po nxjerrin gjithmonë e më shumë fëmijë nga shtëpitë e tyre, duke i ekspozuar ata ndaj dhunës, sëmundjeve dhe shfrytëzim­it", tha drejtori i UNICEF për Programet e Emergjenca­ve, Manuel Fontaine. Veprimi Humanitar për Fëmijët i UNICEF- it përcakton apelin e agjencisë për vitin 2017 për një total fondesh prej 3.3 miliardë dollarë dhe qëllimet e tij për t'u siguruar fëmijëve akses te uji, ushqimi, arsimimi, shëndetësi­a dhe mbrojtja në 48 shtete në mbarë botën. "Kequshqyer­ja është një kërcënim i heshtur për mil- iona fëmijë", tha Fontaine. "Dëmi që ajo sjell është i parikuperu­eshëm, duke u ' vjedhur' fëmijëve potenciali­n e tyre mendor dhe fizik. Në rastet më të këqija, kequshqyer­ja e rëndë mund të jetë vdekjeprur­ëse". Veç mbështetje­s për fëmijët sirianë në Siri dhe ata që jetojnë si refugjatë në shtetet fqinje, prioritet për 2017 është edhe trajtimi i 3.1 milionë fëmijëve që vuajnë nga kequshqyer­ja e rëndë akute.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania