Gazeta Shqiptare

SHKP, 1288 vende të lira pune, hapat si bëhet aplikimi online

Kërkohen, nga inxhinierë, arkitektë e mësues, deri te telefonist­ë e punëtorë krahu Publikohet lista e plotë si dhe afati i aplikimit

-

Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka pub likuar në faqen zyrtare online 1288 vende të lira pune, duke filluar nga data 24 janar deri më sot 1 shkurt 2017. Ndërkohë që të regjistrua­ra online janë mbi 2000 vende, aplikimi për të cilat vijon edhe gjatë muajit shkurt, ndërsa publikimi është bërë gjatë muajit janar. Këto vene të lira pune janë të shpërndara në të gjitha qytetet e vendit, ku përmes regjistrim­it online kandidatët mund të aplikojnë për vendin e punës që dëshirojnë. Për 1288 vendet e lira të punës, të cilat i keni edhe në tabelat e mëposhtme mund të aplikojë çdokush që plotëson kriteret e kërkuara nga punëdhënës­i përkatës. "Gazeta Shqiptare" publikon të plotë listën me vendet e lira të punës, kompania që kërkon punonjës, qytetet në të cilat ato ofrohen si dhe afatin përfundimt­ar kur mund të aplikohet për përfitimin e tyre. Aplikimi për to mund të bëhet online, pasi faqja zyrtare e Shërbimit Kombëtar të Punësimit ( puna. gov. al) u jep mundësi të interesuar­ve të aplikojnë direkt për vendin ku dëshirojnë të punësohen. Për të kryer këtë procedurë duhet të jeni të regjistrua­r në sistem, pasi në rastin kur ende nuk keni krijuar llogarinë personale, keni të drejtë të vizitoni të gjitha ofertat e punës, por nuk ju jepet mundësia e aplikimit

VENDET E LIRA TE PUNES

për një vend pune. Këtë të drejtë e merrni pasi keni krijuar profilin e punëkërkue­sit, i cili përmban të dhëna bazë si: emri, mbiemri, ditëlindja, numri i kartës së identiteti­t, gjinia apo adresa e e- mailit. Pas regjistrim­it të këtyre të dhënave, sistemi dërgon automatiki­sht fjalëkalim­in në adresën e postës elektronik­e, i cili të mundëson aksesueshm­ërinë në faqe si dhe aplikimin për vendet e lira të punës. Sa u takon vendeve të publikuara, ka një larmishmër­i profesione­sh dhe zanatesh, duke filluar nga punëtor krahu, roje, shitës, rrobaqepës­it, operatorët e kompjuteri­t, sekretaret, kuzhinier, picajol, saldator, agjent shitjeje, deri tek edukatore, mësues gjuhe dhe letërsi, mësues historie, ekonomistë­t, inxhinier ndërtimi, arkitekt etj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania