Gazeta Shqiptare

Ja pse vendosa të sjell një këngë për pijen

“‘ Gëzuar Baftjar’, batuta që edhe unë përdor kur pi”

- Nga Enida Himaj

Baftjar, gëzuar të keqen vëllai”; është kjo batuta e famshme e “Portokalli­së” që Bes Kallaku ka vendosur ta sjellë në këngë. E natyrisht që, kur flasim për aktorin, dihej që “Gëzuar Baftjar” do të vinte si një parodi. Në intervistë­n dhënë për “Vip Pages” të “Gazeta Shqiptare”, Besi shprehet se kanë qenë fansat e shumtë ata që e kanë frymëzuar të sjellë këtë këngë. Ka zgjedhur Ylli Bakën, pasi në këngët e mëparshme ka bashkëpunu­ar me pjesën e veriut të vendit. “Duke qenë se në këngët e mëparshme isha mësuar me Laç, Kukës, Tropojë, pra Laçi e sipër, thashë të ndryshoj pak”, thotë aktori i “Portokalli­së”. Muzika për Besin mbetet një pasion i madh, ndaj dhe tregohet shumë i sinqertë teksa shprehet se më shumë lekë në muzikë bën Xhensila.

Besi i rikthehet muzikës, këtë herë me këngën “Gëzuar Baftjar”, që është dhe batuta juaj te “Portokalli”; si fillim, kush është Baftjari?

Nuk ka asnjë Baftjar. Është një batutë, por që nuk ekziston. Si ka qenë Skifteri, që nuk ka ekzistuar, ashtu është edhe Baftjari. Një batutë e imja te “Portokalli”.

Si ju erdhi ideja për të ardhur nga “Portokalli­a” te kënga?

Ashtu si kam bërë më herët edhe me Skifterin. Ishte një batutë që qëndronte mirë edhe me tekstin e këngës, rimon mirë: “Baftjari, raki Skrapari, djalë për së mbari”.

Përse në këngën tuaj më të re zgjodhët për bashkëpuni­m këngëtarin Ylli Baka?

Duke qenë se në këngët e mëparshme isha mësuar me Laç, Kukës, Tropojë, pra Laçi e sipër, thashë të ndryshoj pak. Por edhe i shkonte kënga, duke qenë se ishte disi më jugore.

A ke marrë kompliment­e, sidomos nga ata që e kanë qejf pijen?

Ideja e Baftjarit është futur në lojë si Skifteri, pra një hajdut profesioni­st. Tani është Baftjari, dikush që pi, që ka qejf pijen. Si mund të thuhet ‘ jam b ë r ë Skifter’, tani mund të thuhet ‘ jam bërë Baftjar’, pra ‘ jam bo tap’.

Dukeni si natyrë

që nuk e keni qejf pijen; përse keni zgjedhur t’u këndoni njerëzve që pinë?

Unë jam frymëzuar përveç rolit tim në “Portokalli”, në numrin bashkë me Gaz Pajën, dy vlerë- suesit e dëmeve. Por më tepër për këngën jam frymëzuar nga fansat. Që nga Viti i Ri, të gjithë ndjekësit më sillnin foto duke më thënë “Gëzuar Baftjar”, me shishe alkooli në dorë; unë i kam publikuar këto foto në faqet e mia në rrjetet sociale. E njëjta gjë edhe për ditët që ra borë; të shumta ishin urimet që më erdhën me këtë batutë. Ndaj dhe mendova ta sjell si këngë.

Çfarë batute bën Besi kur pi?

Tani e kam ndërruar në fakt, e kam bërë “Baftjar, gëzuar të keqen vëllai”. Të them të drejtën, më përpara nuk është se kam pasur ndonjë batutë. U bë mirë tani me këngën, se e kemi një batutë të paktën. Jo më larg se dje, kur isha duke drekuar, njerëzit që ishin rreth e rrotull, vinin për të bërë gëzuar me shprehjen “Baftjar, gëzuar të keqen vëllai”.

A mendoni se tanimë do të identifiko­heni me Baftjarin dhe jo me Skifterin?

Në fakt është shumë gjë e bukur kur identifiko­hesh me personazhi­n që luan. Siç jam identifiku­ar me Gjinin, më pas me Skifterin, tani është periudha e Baftjarit. Kjo është shumë gjë e bukur, sepse tregon që publiku të do dhe e pëlqen punën tënde.

Përse nuk zgjodhët Gaz Pajën për ta bërë këngën, duke qenë se në rol luani së bashku?

Gazi është, pa dyshim, një këngëtar shumë i mirë. Jashtë “Portokalli­së” është shumë më serioz se unë, ndaj.

Kohët e fundit, kush ka bërë më shumë lekë me muzikën, ju apo Xhensila?

Patjetër që Xhensila! Unë nuk bëj muzikë për të fituar, është një dëshirë e imja. Nëse i shohim këngët e mia, janë të gjitha parodi, nuk janë muzikë e mirëfilltë.

A ka në këngën tuaj një mesazh për njerëzit që pinë, përveç shakasë?

Nuk ka asgjë tjetër përveç shakasë brenda. Thashë, është një parodi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania