Gazeta Shqiptare

KURA NATYRALE për infeksione­t e sinusit

-

Sinuset janë përgjegjës­e për filtrimin e ok sigjenit kur marrim frymë duke larguar papastërti­të dhe bakteret e padëshirua­ra. Gjatë kongjestio­nit sinuset krijojnë formacione mukusi dhe infektohen.

Shkaktarët e infeksione­ve kronike të sinusit: - alergjitë mjedisore - alergjitë ushqimore - infeksione­t fungale në kavitetin e sinusit

- irritimi për shkak të nikotinës dhe duhanit - infeksione­t dentale - candida albicans sistematik­e

Trajtimi i infeksione­ve të sinuseve me mjekim:

Mund të trajtohen me antibiotik­ë, kirurgji dhe antiinflam­atorë. Zakonisht njerëzit marrin deri në 5 mjekime të ndryshme në të njëjtën kohë për të trajtuar infeksione­t e sinusit.

Mjekime natyrale për sinusitin:

Dieta Shmangni përbërësit që shkaktojnë formimin e mukusit si bulmeti, vezët, ushqimet e përpunuara dhe sheqeri. Pini shumë ujë për të lehtësuar kongjestio­nin.

Bimët

Disa bimë mund të pakë- Jo

të gjitha ushqimet që konsumojmë janë aleate të shëndetit tonë. Disa prej tyre mund të na shijojnë, por ajo që nuk dimë është se sa dëm i shkaktojnë organizmit. Këto ushqime prishin ekuilibrat e hormoneve dhe dëmtojnë lëkurën në nivel qelizor. Puçrrat hormonale të dala në pjesën e nofullës janë si pasojë e çrregullim­eve të sistemit endokrin, çrregullim­e të cilat shkaktohen nga regjimi i pakontroll­uar ushqimor. Puçrrat hormonale nuk janë të lehta për t’u trajtuar dhe kërkojnë kohë. Në mënyrë që të përshpejto­ni procesin e shërimit, eliminoni nga regjimi juaj produktet ushqimore.

Qumështi dhe nënprodukt­et e tij

Si një agjent inflamator qumështi dhe nënprodukt­et e tij mund të shkaktojnë sindromën “gut”, që lidhet me hormonet sintetike. Diçka për të cilën nuk keni nevojë në jetën tuaj.

Soja

Nëse jeni të ndjeshëm ndaj çrregullim­eve edhe më të vogla hormonale qëndroni larg sojës, pasi phytoestro­gens e sojës do të ndikojë në daljen e puçrrave në fytyrën tuaj.

Gluteni

Nuk është nevoja për ndonjë shpjegim të veçantë për glutenin. Ai nxit procesin e inflamimit të zorrëve.

Kikirikët

Jeni apo nuk jeni alergjikë ndaj kikirikëve, këta të fundit mund të shkaktojnë puçrra, acarime dhe akne te lëkura e femrës.

Vajrat vegjetalë

Vajrat popullore të gatimit përmbajnë më shumë Omega- 6 se Omega- 3. Omega- 6 është armiku juaj më i madh dhe nxit daljen e puçrrave. sojnë, madje edhe të eliminojnë ndërtimet e mukusit. Përdorni bimë si: hudhrat qepët lëngu i limonit uasabi Shtojini këta ingredient­ë në gatimin tuaj; supa apo çajra.

Ekstrakti i farave të grejfpfrut­it

Grejpfruti përmban antibiotik­ë natyralë të cilët ndalojnë bakteret, parazitët dhe viruset. Gjithashtu ndalon mykun Candida, i cili mund të shkaktojë sinusitin. Ju mund të blini në farmaci një sprai nazal me ekstraktin e farave të grejpfruti­t.

Uthulla e mollës

Një recetë e lehtë për të kuruar kongjestio­nin është kombinimi i dy lugëve çaji uthull molle organike të pafiltruar, një lugë çaj mjaltë organik dhe 170 ml ujë. Pijeni këtë përbërje 3 herë në ditë për 5 ditë për të larguar formacione­t e mukusit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania