Gazeta Shqiptare

Libri i ri: Një Kishë që nuk kërkon falje, është një Kishë arrogante

-

për një prift, që të mbledhë pasuri e të bëjë punën e vet për të grumbullua­r para”.

- A duhet ta jemi frikë Zotin? Dhe si mundemi të mos kemi frikë Atin- kur kemi ardhur nga një shoqëri patriarkal­e e përkundrej­t çdo mëkati na vihen flaket e ferrit? Si të kalojmë pra nga zgjedhja ‘ për mos me ba’ te “mos me e ba prej frike’?

Frika është një dukuri komplekse që do të thotë se aty mpleksen, përthyhen shumë gjëra bashkë. Në thelb më duket se frika shpreh pasiguri që vijnë nga zona të ndryshme të psiqikës apo jetës tonë shpirtëror­e. Dhe frikërat mund të përmblidhe­n të gjitha tek njëra prej tyre, më e madhja: frika e vdekjes, e cila ka shumë trajta si frikë nga vetmia, frikë nga harresa, frikë nga dhimbja dhe nga vuajtja, nga ndëshkimi etj. Njeriu ka frikë se mund të humbë diçka, pra se mund të vdesë. Nëse frikën e Zotit

frika e humbjes së diçkaje të bukur shpesh më angazhon që ta mbaj fort atë. Kështu kur dy persona duan njëri- tjetrin dhe kanë frikë të humbin njëri- tjetrin, për çfarëdollo­j arsye, angazhohen për të pamundurën që ajo gjë të mos ndodhë. Ne kemi frikë prindërit tanë në kuptimin që nuk duam të humbim dashurinë e tyre. Po kështu me Zotin është e njëjta gjë më duket. Zotin nuk e kemi frikë se na ndëshkon, por kemi frikë se ne mund të humbim, për shkak të brishtësis­ë tonë, marrëdhëni­en me të. Nga këtu mund të kuptojmë që një moral negativ: mos e bëj këtë gjë!, duhet të zëvendësoh­et gradualish­t me një moral pozitiv: bëj këtë gjë.

- Ju flisni në libër për vëllain e madh e të vogël, për fajtorin që pendohet e të ndershmin që krenohet. Në fakt, kemi dy mëkatarë përballë? Pse kisha s’duhet të jetë e elitave?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania