Gazeta Shqiptare

Rrëfimi i Dom Gjergj Metës: Një mea culpa në emrin tim e të Kishës

Një rrëfim për veten dhe Kishën duke marrë shkas nga libri i tij më i fundit “Hyji është Atë me zemër nëne”

- Fatmira Nikolli

Mea culpa është së pari per sonale e pastaj edhe e atyre që kanë përgjegjës­i në Kishë. Sigurisht, unë kërkoj falje për njerëz brenda Kishës, që nuk janë sjellë në përkim me misionin e tyre, sikurse të tjerë kërkojnë falje për mua kur nuk sillem si duhet. Një Kishë që nuk kërkon falje, është një Kishë arrogante”. Këto pak radhë më duket të jenë përfaqësue­se për një libër, që në kapitujt e tij rreket të gjejë paqen duke pranuar, rrëfyer, analizuar dhe shpjeguar jo vetëm jetën e një prifti, por edhe ( pikë) pyetjet e tij. “Hyji është Atë me zemër nëne”, libri i fundit i Dom Gjergj Metës, mbledh së bashku disa refleksion­e, që mundet të jenë edhe përgjigje për shumëçka ne pyesim përditë. Vepra e Sieger Koder, titulluar “Shtëpia” vënë në kopertinë, të grish në një udhëtim brenda vetes, për t’u njohur me të, e mandej, mbase edhe për t’u pajtuar me të; qoftë edhe për të mos rënë dakord a për t’u rrekur të gjesh paqe. Si të zgjedhim të jemi të mirë, pa qenë nevoja të jemi të mirë prej frikës? Dom Gjergj Meta, së fundmi Zv. i Përgjithsh­ëm i Arkidioqez­ës Tiranë – Durrës, vjen në një rrëfim për veten e Kishën, duke u ndalur në “mea- culpat”, herët e flirteve, tundimeve, mëkateve e ndodhive personale që e kanë bërë atë të mendojë të ndihet në faj, a të përmirësoh­et duke u penduar. Në intervistë­n e tij për “Gazeta Shqiptare”, Dom Gjergji është ndalur në tematika të ndryshme: nga ditët e ‘ errëta’ të tij te kohët e errët të Kishës- duke pranuar ‘ ngjarje e hije’ që errësojnë kishën, e në një farë mënyre duke kërkuar falje për shumëçka që i është besuar këtij ‘ institucio­ni”.

Libri dhe intervista janë edhe një rrëfim krejt personal për Dom Gjergjin. “Nëse kam hequr dorë nga ngrohtësia e një familjeje, nga të qënit bashkëshor­t, nga pasja e fëmijëve, nga të qënit gjysh e kështu me radhë, duhet me patjetër që të zgjedh diçka që e mbush jetën time dhe jo të jetoja për para”, thotë ai, si një përgjigje ndaj perceptimi­t që “shpesh misioni i një prifti shikohet si një zanat: bën diçka dhe të paguajnë”. Në fakt, Dom Gjergji tregon se në shumë raste i është thënë kështu. Në intervistë­n e tij të mëposhtme për “GSH”, ai tregon se, “është edhe kjo një çështje delikate, sepse edhe një prift duhet të jetojë, por kjo nuk mund të kthehet në një motiv jete

 ??  ?? Në foto: Kopertina e librit
Në foto: Kopertina e librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania