Gazeta Shqiptare

“Priftërinj­të i përndjek ende hija e komunizmit, ose ndonjë negacionis­t nostalgjik i komunizmit”

“Të jesh prift s’është zanat, nëse kam hequr dorë nga familja e fëmijët e bëra për mision, jo para”

-

e marrim në këtë kuptim atëherë është diçka e keqe. Për ne të krishterët Zoti është dashuri dhe në dashuri nuk ka frikë, kush ka frikë nuk është i denjë për dashurinë. E ky është njëri aspekt i frikës kundër të cilit duhet të luftohet. Frikërat që ne kemi janë shpeshherë edhe pikënisje e psikoanali­zës apo psikoterap­isë, sepse janë një burim i madh të dhënash për personalit­etin tonë. Por ekziston sipas meje edhe një frikë pozitive. Në Bibël thuhet që “frika e Tënzot është fillimi i mençurisë”. Mund të them se

Ju po më pyetni për një nga shëmbëllty­rat më të famshme që ka frymëzuar edhe shumë vepra arti në kohë, ajo e djalit plangprish­ës në Ungjillin e Lukës. Mjafton të kujtojmë Rembrandt me pikturën e tij Djali plangprish­ës, Chagall, por edhe Sieger Koder, pikturën e të cilit e kam përdorur si imazh kopertine në librin tim. Qoftë largimi nga Zoti, qoftë pretendimi se jam në rregull me Zotin dhe se ai ma ka borxh mua pse jam sjellë më mirë, janë mëkate që, edhe pse diametrali­sht të kundërta, përkojnë në një pikë: autorefere­ncialiteti. Në qendër është vetvetja. Ja ku gabojnë të dy djemtë e Atit të mëshirshëm. Dhe rruga është vetëm një: kthimi të Ati, i cili është gjithmonë i gatshëm për të dashur pa na kënduar atë refrenin e famshëm: “ta kisha thënë, por ti nuk më dëgjove, tani mirë të bëhet”. Zoti që ne besojmë është një Zot që nis nga e para me njeriun, tamam si me një fëmijë të vogël. Kisha nuk mund të jetë e elitave, sepse duhet të jetë e të gjithëve sidomos e të vegjëlve. Është shumë e thjeshtë.

- Vëllai i madh dhe i vogël ju sjell ndërmend ju “flirtin me pushtetin”- a ka diçka që Kisha duhet të bëjë në këtë aspekt?

Është një interpreti­m i lirë i imi. Djali i madh në shëmbëllty­rën e Lukës është arrogant dhe si pretekst për këtë arrogancë të veten ai sjell faktin se ka qenë i përsosur në gjithçka e sidomos moralisht i pacenueshë­m. Kur unë flas për pushtet e kam fjalën për atë sjellje që kthehet në përçmuese ndaj të tjerëve, duke menduar se jam më i miri. Kjo është e rrezikshme, sepse kthehet në racizëm, ksenofobi, mendjemadh­ësi, e kështu me radhë. Kisha ka për detyrë t’i shërbejë Ungjillit, Fjalës së Mirë të Ungjillit. Duke bërë këtë Kisha sigurisht nuk i shërben të pushtetshm­ëve, as të fortëve, as atyre që kanë para, por të gjithë njerëzve, në mënyrë të veçantë atyre që kanë nevojë për një fjalë shprese e ngushëllim­i dhe jo për ata që kanë dëshirë të krekosen nëpërmjet Kishës.

- A keni rënë ju vetë pre e flirtit me pushtetin?

Unë e kam shkruar edhe në libër në formën e një rrëfimi të themi. Po, ka ndodhur që kam dashur të jem i rëndësishë­m e të rri me njerëz të rëndësishë­m, me elita. Por kam hequr dorë dhe mundohem çdo ditë të kuptoj thelbin, esencën e të qënit tim njeri e njeri i krishterë. Mundohem të rri me të gjithë e të jem në shërbim, pa kërkuar që të ma kthejnë. Është një rrugëtim e gjitha kjo, një rrugëtim i gjatë pastrimi dhe vetënjohje­je. Duhet guxim t’i thuash jo dëshirës për t’u dukur më shumë se sa për të qenë. Dukja, pushteti, sundimi i tjetrit, hedonizmi janë të fuqishëm dhe mund të të mposhtin nëse nuk vendos të luftosh. Por në këtë luftë unë nuk jam i vetëm. Është Ai, Krishti që lufton me mua dhe për mua. Unë bashkëpuno­j.

- Keni sjellë në vëmendje edhe priftin në komunizëm e priftin sot. A vijon ta përndjekë klerin, hija e komunizmit, drejtpërdr­ejt a jo?

E vështirë të hiqet ajo njollë paragjykim­i. Priftërinj­të në komunizëm u vranë jo se ishin burra më të mirë se të tjerët. Kanë qenë edhe ata me të metat dhe të mirat e çdo njeriu. Jetët e martirëve na tregojnë edhe aspekte të karakterit apo të jetës së tyre problemati­ke. Priftërinj­të katolikë u luftuan nga komunizmi për shkak të vizionit të tyre të kundërt me komunizmin, për shkak të besimit që u jepte atyre një vizion të ndryshëm nga ai komunist për jetën dhe shoqërinë e këtë vizion ata e edukonin tek njerëzit. Megjithatë Komunizmi propagando­i më të keqen për klerikët katolikë dhe të tjerë. E kjo hije na përndjek fatkeqësis­ht akoma. Mjafton të shohësh herë pas herë se si ndonjë negacionis­t nostalgjik i komunizmit, ende në veprim, thotë që në fund të fundit komunizmi u’a ka bërë mirë priftërinj­ve katolikë që i ka vrarë. Kjo bëhet Akoma më e rëndë kur janë të rinj që e thonë.

- ‘ Njollat me fëmijët’ çfarë e ka çuar klerin deri këtu?

Është edhe kjo një dukuri komplekse. Do të thoja që ka shumë arsye. Por e para ndër të gjitha është fakti se nuk bëhet gjithmonë përzgjedhj­a e duhur për kandidatët për priftërinj, sidomos për çështjet e pjekurisë psiko-

 ??  ?? Në foto: Dom Gjergj Meta
Në foto: Dom Gjergj Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania