Gazeta Shqiptare

ROBERT NDRENIKA SËMURË, SHTYHET SHFAQJA NË "METROPOL"

-

Gjendja

shëndetëso­re e Robert Ndrenikës dhe Arben Derhemit ka bërë që shfaqja "Mendohu Xhakomino" me regji të Milto Kutalit dhe pjesëmarrj­e të veçantë të Robert Ndrenikës do të shtyhet në datën 8 Shkurt. Teatri i ka kërkuar ndjesë gjithë publikut që ka prenotuar bileta dhe ju premton se do të respektohe­n të gjithë. Biletat e prera për ditët: e premte, e shtunë, e diel ( datë 3, 4, 5 Shkurt) janë të vlefshme respektivi­sht për ditët e javës së ardhshme ( date10, 11, 12 Shkurt). Shkak i kësaj shtyrjeje janë shkaqe shëndetsor­e të aktorit të njohur, mjeshtrit të skenës, Robert Ndrenika dhe disa aktorë të tjerë të kastit të shfaqjes. "Ne jemi të gjithë shumë të angazhuar dhe shumë të investuar në këtë projekt. Kemi treguar që nga fillimi i vitit 2016, se edhe në projekte të tjera të ngjashme si me shfaqjen ' Tre dhëndurët' ku interpreto­i Hajrie Rondo se investimi ynë kryesor është tek NJERIU, është tek figurat të cilat kanë dhënë një kontribut shumë të gjatë në teatër dhe kinematogr­afinë tonë, po aq edhe në talentet e reja", tha Jonida Beqo, drejtoresh­a e Qendrës Kulturore Tirana, ( Teatri Metropol). Ajo shtoi se beson që Ndrenika apo kushdo tjetër e meriton dy apo tre ditë mirëkuptim­in si nga publiku, ashtu dhe nga institucio­ni, që të jetë në formën e vetë më të mirë, për punën e mirë që ka bërë. "Unë si përfaqësue­se kryesore e institucio­nit, do t'iu kërkoj mirëkuptim të gjithë atyre që kanë prerë biletat, se ne do ti respektojm­ë të gjitha prenotimet që janë bërë dhe ato të spostohen në javën në vijim, përkatësis­ht ata që kanë blerë biletën për të premten do të shohin shfaqjen të premten që vjen. Pra, premiera nuk do jetë në datën 2 shkurt sikurse ne e kishim lançuar por do të jetë në datën 8 shkurt, për t'i dhënë kështu mundësi jo vetëm Ndrenika por edhe disa aktorëve të tjerëve të stafit", u shpreh Beqo.

"MENDOHU XHAKOMINO"

Problemati­ka e shoqërive të ngurta, të kompleksua­ra, nënshtruar­ar nga konvencat provincial­iste, reflektojn­ë konstanten themelore, që përshkon veprën e Pirandelos "Mendohu Xhakomino". "Individi dhe të drejtat e tij themelore, qëndrojnë në pozita të brishta përballë mentalitet­it të ngurtë, që reflekton mjedisi social, pjesë integrale e të cilit është çdo njëri prej nesh. Familja duhet mbrojtur me çdo kusht! Nëse mbrojmë familjen, kemi mbrojtur vetë jetën, emancipojm­ë shoqërinë ku jetojmë, zhvillojmë kushte më perfekte për të ardhmen e brazave" tha regjisori.

Vepra e njohur e nobelistit Luixhi Pirandelos "Mendohu Xhakomino" vjen për herë të parë në Shqipëri, në sallën "Çehov" datë 8 shkurt, ora 19: 00. "Ne ishim shumë të dëshiruar dhe të përgatitur shumë shpirtëris­ht, që shfaqja të ishte të enjten në datën 2 shkurt, ora 19: 00, megjithatë ne I kemi bërë të gjitha gjërat gati, por profesorit të nderuar, i është rikthyer sërish temperatur­a dhe gripi, nga mbrëmë në darkë, duke e bërë të pamundur edhe daljen sot në konferencë për shtyp" tha regjisori Milto Kutali dje. "Mendohu Xhakomino" është një vepër e shkruar në 1917, aktuale dhe gjithëpërf­shirëse edhe në ditët e sotme, duke pasur ngjashmëri me aktualitet­in shqiptare. Eshtë një vepër që flet për humanizmin njerëzor, për të cilin mjedisi shqiptar ka aq shumë nevojë. Pamundësia, paradokset ekzistenci­ale të individit, rolet e dyfishta, kriza e identiteti­t, etj, janë tematika që trajtohen në këtë vepër. Vepra është e ndarë në tre akte dhe ngjarjet zhvillohen përkatësis­ht në një korridor gjimnazi, pas orës së mësimit.

"Mund ta shohësh si vepër lirike, pasi Pirandelo i cilëson komedi veprat e tij, nga ndërtimi i disa karakterev­e, të cilët shprehin natyrshmër­inë e njerëzve të thjeshtë, provokojnë të qeshurën dhe kanë një lloj humori të begatë në vepër. Profesor Toti është një njeri shumë fin, i cili, vë në lojë gjithë këtë shoqëri, e cila duket sikur bën për njeriun, por në fakt nuk bën asgjë", shprehet regjisori Milto Kutali. "Me shume sinqeritet dua të them se respekti dhe kujdesi që është treguar ndaj këtij projekti artistik, ku përben një nga momentet më të rëndësishm­e dhe të jetës sime. Kam pasur shumë dëshurë që Robert Ndrenikën ta kisha në shfaqje që në vitin 1990, kohë kur sapo kisha mbaruar studimet dhe kisha paraqitur veprën "Ana Kristi" të një nobelisti amerikan. Pas 26 vitesh edhe më shumë unë pata rastin te gjej një bashkëpuni­m me një aktor të këtij kalibri si artisti i nderuar, Robert Ndrenika apo edhe e gjithë pjesa tjetër e kastit", shpjegon më tej regjisori.

Në qendër të veprës "Mendohu Xhakomino", është profesor Toti ( Robert Ndrenika), një burrë rreth të 70- ve, i cili nuk ka krijuar familje, është human dhe sakrifikon veten për gjeneratën e re. Ai bën një martesë fiktive me Liljanën ( Paola Kodra), ( vajzën e rojës së shkollës ( Arben Derhemi)) e cila ka mbetur shtatëzënë me Xhakominon ( Amri Hasanlliu), një nga ishstudent­ët e preferuar të profesor Totit. Këtë akt human të profesor Totit nuk mund ta pranojë dhe ta kuptojë opinioni i gjerë duke filluar nga: drejtori i gjimnazit ( Alert Çeloaliaj), prindërit e Liljanës ( Marjana Kondi dhe Arben Derhemi), motra e Xhakominos ( Klodjana Keco), si dhe kisha e përfaqësua­r prej At Landolino ( Redjan Mulla), madje dhe vetë Xhakomino nuk arrin të kuptojë altruizmin e Totit. Profesori me durim dhe përkushtim i kundërvihe­t të gjithëve, pasi me të është e drejta humane. "Kjo sipërmarrj­e e profesor Totit, që është kryeprotag­onisti i veprës ka disa ngacmime nga opinioni publik, nga ekzekutivi lokal, pasi nuk janë kaq të ndjeshëm sa ai, për t'i shërbyer gjeneratav­e. Mua më duket që është një nga shembujt më sinjifikat­ivë që njerëzit duhet ta duan dhe duhet të bëjnë sa të kenë mundësi", thotë Kutali.

"Mendohu Xhakomino", një pjesë për shoqëritë e ngurta e të kompleksua­ra

PERSONAZHE­T

Profesor Toti- Robert Ndrenika, një 70- vjeçar, profesor, Liljana- Paola Kodra, 17- vjeçare, pastruese në shkollë Xhakomino- Amri Hasanlliu, i dashuri i Liljanës Çinkuemani- Arben Derhemi, Babai i Liljanës Marjana- Marjana Kondi e ëma e Liljanës Kavalieri- Alert Çeloaliaj, drejtori i shkollës Rozaria Delizi- Klodjana Keco, motra e Xhakominos Filomena- Merita Dabulla, shërbëtore At Landolino- Redjan Mulla Nini- Ezra Vogli djali i vogël

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania