Gazeta Shqiptare

Koncesione­t pa rregulla, kulturë diletante ekonomike

-

Filozofia politike, lind siç thotë Aristoteli, si konflikt i të pasurve dhe të varfërve, pra nga pabarazia. Aristoteli e analizon njeriun si kafshë politike në faktin se konflikti i brendshëm nuk është thjesht një çështje pabarazie në zotërimin e të mirave materiale, por ka të bëjë edhe me pabarazinë lidhur me njohjen e vetë aftësisë për të shprehur dhe për të mbrojtur të drejtën dhe për të kundërshtu­ar të padrejtën.

Sipas këtij filozofi, politika në shumë aspekte shndërrohe­t në një “profesion” të një pakice. Kjo pakicë nuk përcaktohe­t nga votimi popullor se sa nga atutë e formave të organizimi­t që të pasurit bëjnë për sektin e tyre.

Jacques Ranciere mendon se shuarja e energjive majtiste në Europë u bë duke u konvertuar gjithmonë e më me zell politika e qeverisjes në dogmat ekonomike të neo- liberalizm­it, të një programi të ethshëm privatizim­esh masive të sektorëve publikë duke kërkuar tashmë jo debatin e opinioneve, por një lloj konsensusi abstrakt se vetëm një pakicë drejtuese mund t’i dije gjërat shumë më mirë nga shumica dhe se koncepti i publikes është gati një ide e vjetruar, duke bërë që të jemi dëshmitarë­t e pasojave të pallogarit­shme “të shkatërrim­it të njëkohshëm të indit shoqëror dhe formave të jetës publike, nga një ofensivë e ndërmarrë nga fuqitë shtetërore dhe fuqitë financiare së bashku”.

Ranciere shton: “Po ashtu jemi dëshmitarë të gjithë atyre lëvizjeve të të indinjuarv­e si Occupy Wall Street etj., që pushtuan rrugët dhe sheshet për të denoncuar efektet e këtij sistemi të përvetësim­it privat të pasurisë publike dhe të konfiskimi­t të pushtetit të të gjithëve, sistem i dyfishtë përvetësim­i, që i zhvesh burrat dhe gratë sa nga mjetet ekonomike të ekzistencë­s, aq edhe nga e drejta politike e të folurit dhe e të qenit i dëgjuar. Lëvizje të tilla nxjerrin në shesh hendekun që ndan kërkesat minimale për demokraci nga sisteme shtetërore, që mbajnë të njëjtin emër. Ato na rikujtojnë se politikë ka vetëm aty, ku ekzistojnë apo shpiken forma të veprimtari­ve politike dhe forma të shprehjes së pushtetit të të gjithëve, të cilat janë dhe duhet të jenë, kryekëput të mëvetësish­me në raport me logjikën e sovranitet­it përcaktues dhe vendimmarr­ës të popullit”. Pra, klasa politike shqiptare jo vetëm që ka dështuar në kuptimin teorik dhe kulturor për të përcaktuar një program demokratik, apo një kod të mirëfilltë të demokracis­ë në Shqipëri, por gjatë 25 viteve ka reflektuar autoritari­zëm primitiv, subjektivi­zëm të skajshëm dhe ndryshime të marrëzishm­e të Kushtetutë­s, si ai i vitit 2008, që bënë virtual dhe fiktiv vullnetin e votuesve për të zgjedhur përfaqësue­sit sipas tyre dhe jo sipas listave të parapërgat­itura të kryetarëve të partive. Mungon vullneti dhe vizioni demokratik për ta demokratiz­uar substancia­lisht Shqipërinë. Kjo është e vërteta e dhimbshme dhe paradoksal­e.

Ajo që dua të tërheq vëmendjen dhe fakti që ka vite që në Shqipëri po instalohet një neo- liberalizë­m, i cili shkakton problemati­ka të rënda sociale. Asnjëherë politikanë­t, deputetët por edhe kryetarët e partive nuk flasin për koncepte teorike, për doktrinën e demokracis­ë dhe për atë përplasje mendimesh që ekziston sot në nivelet filozofike dhe politiko- logjike të botës. Asnjëri nuk e përmend neo- liberalizm­in dhe pasojat e rënda që ka sjellë në rrafsh botëror. Po ç’thotë një mendimtar polak, i cili vdiq në 9 janar 2017, 92 vjeç, por me një famë të madhe botërore, sidomos në kulturën anglosakso­ne në një studim të tij të paracakohs­hëm. Është Zygmund Bauman, i cili trajton ndryshimin kon- trastues midis liberalizm­it ekonomik me atë që pason dhe njihet si neo- liberalizë­m dhe që krijon shqetësime të mëdha. Liberalizm­i lindi në Europë nga idetë e Revolucion­it Francez ( Liberte, Egalite, Fraternite). Ky trinitet i lirisë, barazisë, vëllazëris­ë nuk qe thjesht një slogan. Këto tri elemente mund të qëndronin vetëm së bashku. Sipas filozofëve të liberalizm­it, Liberte mund të sillte Fraternite vetëm në shoqërinë e Egalite, nëse heqim Egalite nga triada dhe Liberte do të çonte drejt pabarazisë dhe efektivish­t drejt ndarjes, grindjeve dhe armiqësive të ndërsjella, në vend që të çonte drejt bashkimit dhe solidarite­tit. Vetëm triada në plotësimin e saj është e aftë për të siguruar një shoqëri paqësore dhe të begatë, të mirintegru­ar dhe të mbrujtur me shpirtin e bashkëpuni­mit të ndërsjellë. Qoftë në mënyrë eksplicite, qoftë në mënyrë implicide, një qëndrim i tillë lidhet me liberalizm­in klasik dhe në këtë aspekt John Stuart Mill nxori përfundime sociale të rëndësishm­e prej bindjeve të tij thellësish­t liberale në traktatin e tij që ka shkruar për lirinë. Por sidomos 40 vitet e fundit, sipas Zygmund Baumanit, ka sunduar hegjemonia e pakundërsh­tuar e filozofisë neo- liberale. Sipas neo- liberalizm­it, fitimi është gjithçka pa marrë parasysh asnjë kriter moral ose rrezikimin e rezervave energjetik­e të planetit dhe çdo gjë përbën vetëm burmën e një mekanizmi kolosal të ekonomisë private të një lirie pa cak. Kështu, pasuritë e mëdha publike privatizoh­en marrëzishë­m. Publikja margjinali­zohet, pasuritë mineralogj­ike, nafta, hidroenerg­jetika, telefonitë digjitale, shërbimet shëndetëso­re, madje edhe universite­t, shkollat e dijes etj. u jepen privatëve. Mua më ngjan, qofsha i gabuar, se tek politikanë­t tanë të djathtë e të majtë, konceptet neo- liberale janë trajtuar deri në skajshmëri në formën e një dogmatizmi provincial. Edhe në shkrimet e mia të mëparshme për qeverisjen e quajtur të majtë, kam qenë skeptik ndaj përdorimit pa rregulla të PPP ( Partnerite­t Privat Publik) dhe dhënies të koncesione­ve si gjoja rruga e vetme e mbijetesës ekonomike. Kjo tregon që kultura shkencore ekonomike në Shqipëri është ose diletante, ose virtuale dhe lulëzon klienteliz­mi, madje edhe korporatiz­mi.

I rikthehemi përsëri problemit të madh të demokracis­ë shqiptare, si një demokraci e brishtë dhe me shqetësime të paparashik­ueshme. Nuk besoj se demokracia është vetëm çështje votimi, ndonëse votimi është thelb i thelbeve, në rrafshin formal. A është mënyrë teknologji­e absolute votimi elektronik si një konceptual­izim i ri dhe emancipim i demokracis­ë në Shqipëri? A mund të bëhet temë qendrore thjesht forma elektronik­e e votimit në vend të përmbajtje­s së thellë të konceptit demokratik dhe të zgjedhjeve politike? Nuk e besoj, ndaj mendimin se debatet, protagoniz­mat virtuale etj., këto lojëra politike janë më tepër një zhurmë për të tërhequr vëmendjen nga çështjet e mëdha teorike dhe praktike të demokracis­ë shqiptare.

Do të doja që elektorati i majtë dhe i djathtë të njiheshin dhe të kishin një informacio­n edhe teorik për të kërkuar të vërtetën mbi demokracin­ë dhe jo thjesht fjalime politike të karakterit elektoral. Nuk mundet që një elektorat i majtë ose i djathtë, pra tërë populli shqiptar që voton të kthehet në subjekt të politikani­zuar dhe të verbalizmi­t apo të ligjërimit të krerëve të partive. Duhet që njerëzit të mendojnë në mënyrë të lirë. Pa liri nuk mund të ketë demokraci. “Nuk mundet - thotë filozofi Alain Finkelkrau­t - që njeriu demokratik ta përfytyroj­ë veten si qenie të pavarur, si atom shoqëror, i ndarë njëherë nga stërgjyshë­rit, bashkëkohë­sit dhe pasardhësi­t, që të shqetësohe­t para së gjithash për të përmbushur nevojat e veta private dhe të interesohe­t sa më pak për publiken... banalja ka arritur ta pushtojë kulturën. Padija sa vjen e rritet, sikurse njëkohësis­ht infantiliz­mi. Nuk është identiteti kulturor, ai që e ndrysh individin brenda përkatësis­ë së tij politike. Është industria e argëtimit, spektaklit, krijesë e epokës së teknikës, ajo që i katandis veprat e frymës në stoli kallpe ( ose, siç thuhet në Amerikë entertainm­ent). Dhe jeta nëpërmjet mendimit ia lëshon vendin ballafaqim­it të tmerrshëm dhe qesharak mes fanatikut politik dhe zombit”.

Jemi para zgjedhjeve të përgjithsh­me të vitit 2017.

Disa nga idetë e trajtuara në Republikën e Ideve të filozofëve dhe politikolo­gëve të demokracis­ë duhet që të qarkulloni­n dhe të përjetohes­hin shumëfish edhe në Shqipëri. Për fat të keq nuk ndodh një gjë e tillë. Midis një opozite të shpërqendr­uar, të tezave foshnjarak­e të “qeverive teknike” ose për duele groteske midis pjesëtarëv­e të një koalicioni hibrid qeverisës, rënie dhe ngritje ministrash, akuza dhe kundërakuz­a, përgjithës­isht në politikën shqiptare, ka shumë paqartësi, shumë virtualizë­m dhe “shkumë mediatike”. Po ndjek me kujdes zhvillimet që ka politika në Shqipëri, por edhe kudo ku ka parti politike shqiptare në rajon, të sinkronizu­ara me ndryshimet e papritura edhe të politikës në rrafsh evropian dhe botëror. Shqipëria mund të ndeshet në 5 vitet e ardhshme me sfida që nuk mund t’i shkojnë njerëzve nëpër mend.

Kurse politikanë­t tanë me dituri sipërfaqës­ore i japin rëndësi grimit dhe kostumolog­jisë të spektaklev­e të tyre të pafundme. Do të na duheshin mendimtarë politikë, seriozë dhe të pavarur, atdhetarë dhe universalë për të mbushur me ide të vërteta, të patjetërsu­eshme atë që quajnë demokracia shqiptare, për të pasur edhe një kauzë si popull, si qytetare, për të mos u hutuar në një marrëzi erazmike. * Titulli është i redaksisë. Titulli i origjinali­t: Demokracia dhe neo- liberalizm­i

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania