Gazeta Shqiptare

Gjoka: Tirana mbetet Tiranë, nuk i besoj krizës bardheblu

Kukësi udhëton në "Selman Stërmasi", aty ku bardheblut­ë luajnë fatet e sezonit në këtë veprimtari Trajneri i verilindor­ëve kërkon rezultat pozitiv

-

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, ka folur për ndeshjen me Tiranën në Kupë, lëvizjet në formacion dhe kampionati­n. Timonieri verilindor­ëve nuk e nënvlerëso­n aspak kundërshta­rin, ndonëse bardheblut­ë kanë pasur probleme të shumta në këtë sezon dhe në merkaton e janarit nuk mundën të përforcohe­n me asnjë lojtar pas bllokimit që iu bë nga ana e FIFA- s. E sikur të mos mjaftonte kjo, u larguan nga ekipi edhe Muzaka e Vucaj, për të mos llogaritur dëmtimin e Karabecit, që e vendosin Josën në vështirësi të mëdha. Gjithsesi, Gjoka deklaron se nuk i beson krizës së 24 herë kampionëve, pasi, siç e thotë ai vetë, ekipet nxjerrin gjithmonë më të mirën e tyre kur janë në krizë.

TIRANA

"Mendoj që Tirana mbetet gjithmonë Tiranë. Kjo do të thotë që duhet të jemi shumë vigjilentë dhe seri- ozë në këtë ndeshje, pavarësish­t problemati­kave që ka pasur kundërshta­ri ynë. Unë nuk kam besë, sepse gjithmonë ekipet e mira atëherë kur mendon se janë në krizë, nxjerrin më të mirën e tyre", u shpreh Ernest Gjoka.

KËRKESA

"Prapë unë këmbëngul se duhet të jemi seriozë dhe duhet të japim gjithçka. Tashmë kemi hyrë në një garë jo vetëm sportive, por edhe psikologji­ke. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të përgjegjsh­ëm për atë që po bëjmë. Nëse mendojmë se jemi ne më të mirët, atëherë do të rrezikojmë gjithçka", thotë trajneri i kryesuesve të kampionati­t.

NDRYSHIMET

"Do të jenë dy rotacione, për të marrë orët e punës dhe për t'i futur edhe këta lojtarë në gjendjen e grupit duke menduar edhe për ndeshjen e radhës në kampionat. Kështu që do të ketë një mini- rotacion. Unë kam besim tek i gjithë grupi, prandaj edhe ndërhyrjet në merkato kanë qenë të pakta", thotë trajneri sa u takon ndryshimev­e në formacion.

E PARA

"Shpresoj të japim maksimumin që ta bëjmë më të lehtë ndeshjen e dytë. Fusha do ta tregojë se do të jemi ne, ata që do të kalojnë në fazën tjetër", deklaron ai pasi e di mirë që një pjesë e madhe e kualifikim­it vendoset që në këtë 90- minutësh.

KAMPIONATI

"Në kampionat gjithçka është e hapur. Të mos harrojmë që Skënderbeu ka qenë tetë pikë para dhe është tetë pikë pas nesh. Në asnjë moment nuk duhet të jemi të relaksuar dhe me mendjen se gjithçka është mbyllur në favorin tonë. Më e vështira tani fillon", e mbyll trajneri i verilindor­ëve në lidhje me objektivin më të madh që kanë kuksianët.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania