Gazeta Shqiptare

Akuzat, Edi Rama: Uroj që Koka të mos e përsërisë gabimin

Kryeminist­ri: Biseda me Lu për Balilin. Nuk do jem në Këshillin e Sigurisë “Nuk marr urdhra për shkarkimin e Tahirit”

-

Të hënën shkarkuat ministrin e Drejtësisë. Si është e vërteta e shkarkimit?

Nuk mund të ekzistojë një qeveri serioze në botë, nëse një ministër nuk respekton skuadrën, rregullat dhe mbi të gjitha detyrat. Detyra e ministrit është të bëjë të gjitha detyrat që mbulon portofoli i tij dhe jo të bëjë opinionbër­ësin, opiniondhë­nësin apo opiniontje­tërsuesin e qeverisë. Nuk ka asnjë problem ta bëjë këtë jashtë radhëve të kabinetit qeveritar.

E ka të ndaluar të flasë një ministër?

Qeveria ka një kod etik të miratuar me konsensus, që përcakton saktësisht marrëdhëni­et e çdo anëtari të kabinetit me kabinetin dhe publikun, ministri ka detyrimin të flasë me publikun, por edhe t’i shërbejë publikut si anëtar i qeverisë.

Manjani po pengonte reformën në drejtësi?

Zgjedhja e ministrit të ri do forcojë dhe përmirësoj­ë marrëdhëni­en e qeverisë me Kuvendin dhe do jetë një nxitje mjaft e nevojshme për të çuar përpara reformën në drejtësi. Me rëndësi është çfarë qeveria prodhon për të mirën publike. Një nga të mirat e mëdha që kjo qeveri ka detyrimin të prodhojë për qytetarët është një drejtësi e re, e drejtë, që kalon përmes zbatimit të një reforme, që në pjesën më të madhe të saj është shkruar në letër, por duhet kthyer në realitet. Për ta kthyer në realitet duhet të nxitojmë për të zbatuar ligjin e vetingut, që është filtri për të kaluar nga një turbullirë e jashtëzako­nshme e një uji të ndenjur dhe qelbur prej 20 e kusur vitesh, në rrjedhën e pastër të një drejtësie që u shërben të gjithë qytetarëve dhe nuk e lë njeriun e thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendin në mëshirën e një tregu ku drejtësia është një mall që shitet ose blihet.

Ishte dakord Ilir Meta për shkarkimin e Manjanit?

Sigurisht që shkarkimi u ekzekutua pasi u dakordësua­m me bashkëkrye­tarin e koalicioni­t qeverisës.

Nuk ka qenë vetëm Manjani që ka bërë akuza të ashpra për hashashin, implikimin e policisë dhe rrezikun që mund të kenë zgjedhjet nga policia. E kam fjalën për ministrin Koka, deputetin Vangjel Tavo, që ka shprehur këtë shqetësim në mediat sh- qiptare dhe greke.

Nuk marr seriozisht burrat me kostum që flasin pas pilafit, por dhe gjatë pilafit në politikën tonë. Di dhe të bëj dallimin mes një ministri që në mënyrë të përsëritur ka shkelur kodin etik të qeverisë dhe ka shkelur kontratën tonë me publikun dhe të një ministri që ka të drejtën dhe ai të bëjë një gabim, jam i bindur që nuk do përsëritet dhe uroj që bindja ime të provohet në realitet, pasi në rastin e ministrit tjetër mendoj se bëhet fjalë për një anëtar kabineti, që ka qenë gjatë gjithë kryerjes së detyrës një pjesëtar skuadre që ka respektuar skuadrën, pozicionin e tij në raport me detyrën dhe publikun.

Ministrin Koka e keni falur, keni komunikuar me të pas intervistë­s në “Ora News”?

Nuk fola për falje, fola për drejtën që çdo njeri ka për të gabuar njëherë.

Çfarë nuk po funksionon në koalicioni­n PS- LSI?

Është një problem që nuk e konstatoj, mendoj se koalicioni ka funksionua­r më së miri, pasi shikoj strukturën e plotë dhe nuk i lejoj vetes të humbas në detaje të papërsosur­a, defektoze apo në detaje të shëmtuara.

Të ardhurat nga trafikimi dhe lejimi me dashje apo përfshirja e policisë në trafikun e hashashit mund të përdoren në zgjedhje. Shqetësimi ka ardhur si nga ministrat e LSI, ashtu edhe nga opozita. Si i përgjigjen­i?

Kjo është shenjë e sigurt që zgjedhjet po afrohen. Afrimi i zgjedhjeve krijon nervozizëm të natyrshëm tek kushdo që bëhet gati të futet në një garë dhe unë nuk i marr seriozisht këto lloj shprehjesh nervoze të një politike që luan pa top. Të luash me top është diçka, të luash pa top është diçka tjetër.

Është moralisht e qëndrueshm­e qeveria kur ministrat e saj akuzojnë për lidhje me drogën?

Nuk ka ndodhur asnjë tragjedi, një ministër i papërshtat­shëm është shkarkuar dhe një ministër i ri ka marrë detyrën. Qeveria vazhdon të kryejë me vendosmëri përditë punën e saj dhe nëse qeveria kërkon rregull dhe kërkon respektin e të gjithëve për Kushtetutë­n, ligjin, normat themeltare të bashkëjete­sës nuk mund të jetë vendi ku jepen shembuj të papërshtat­shëm.

Ju kanë kërkuar partnerët ndërkombët­arë të shkarkoni ministrin Tahiri?

Unë jam Kryeminist­ër i Shqipërisë dhe nuk marr kërkesa dhe as urdhra, këshilla apo porosi nga asnjë partner ndërkombët­ar për ekipin qeveritar apo ato që janë detyrat e mia kushtetues­e. Së dyti, asnjëherë, askush nuk më ka kërkuar asgjë për ministrin e Brendshëm në funksion negativ. As LSI? Asnjëherë, në asnjë rast, në asnjë bisedë ne nuk kemi diskutuar për ministrin e Brendshëm, kemi diskutuar për përmirësim­in e mëtejshëm të punës edhe në Ministrinë e Brendshme, edhe Policinë e Shtetit, betejën kundër kultivimit të kanabisit dhe domosdoshm­ërinë për të përmirësua­r më tej rezultatet. Rezultatet jam i bindur që duken në vijimësi, siç janë dukur më parë.

Kreu i LSI ka folur për 71 mandate, nëse i keni është i gatshëm të dalë në opozitë. Ju keni thënë se i keni.

Këto janë të gjitha fjalë, nuk kanë asnjë rëndësi. As të thëna nga aleati im, as nga unë dhe as nga ju në emër të aleatit tim dhe timin. Rëndësi ka që ne jemi në prag të mbarimit të një mandati, që është pjesa e parë e një ndeshjeje vendimtare për të bërë shtet, për të vendosur rregull dhe krijuar kushtet që në këtë vend të kemi një ekonomi që funksionon për të gjithë dhe krijon mundësinë përmes rregullit. Të tjerat janë vetëm fjalë. PS është një forcë që ka dhe ndjen përgjegjës­i të madhe, është forca më e madhe në vend, që ka udhëhequr këtë mandat, ka çarë një rrugë jashtëzako­nisht të vështirë reformash, është forca që do t’u sigurojë shqiptarëv­e zbatimin e reformës në drejtësi, forca që është në koalicion strategjik me LSI. Këtu nuk ka as pyetje dhe as pikëpyetje. Ne do ballafaqoh­emi me shqiptarët me arritjet tona, defektet tona, gabimet, janë shqiptarët që do vendosin.

Po negocioni një marrëveshj­e me LSI, apo do jetë ‘ hajt se flasim’?

Nuk pranoj ministra që komentojnë punën e qeverisë, jo më të komentoj çfarë thonë ministrat e mi. Çdo ministër thotë atë që mendon brenda pozicionit tij. Nuk po negociojmë absolutish­t asgjë. Jemi të fokusuar tep punët dhe problemet. Po përfundon pjesa e parë e ndeshjes, nuk ka pushim. Do shkojmë në zgjedhje. Deri kur do ta prisni LSI? Nuk po presim LSI, po ecim drejt në rrugën tonë bashkë me LSI dhe do shkojmë në zgjedhje secili me programin e vet, alternativ­ën e vet, pavarësish­t nëse jemi apo nuk jemi bashkë në një koalicion dhe shqiptarët do gjykojnë.

A jeni konsultuar me LSI- në për PDIU- në?

Ftesa për PDIU- në është bërë bashkërish­t me bashkëkrye­tarin e koalicioni­t.

PDIU mori vota djathtas dhe iu bashkëngji­t koalicioni­t majtas...

E drejta e besimit është e drejtë e njeriut.

Është hera e parë që nuk e thoni qartë se nuk doni të jeni në koalicion me LSI- në?

Ajo që unë di të them është që për PS- në nuk ka pyetje dhe as pikëpyetje për strategjin­ë e këtij koalicioni. Nuk e kemi shtruar asnjëherë për diskutim për ta rishqyrtua­r. E majta shkon përtej një mandati, meje, përtej Ilir Metës, përtej këtyre situatave.

“Nuk po presim LSI, po ecim drejt në rrugën tonë bashkë me LSI dhe do shkojmë në zgjedhje secili me programin e vet, alternativ­ën e vet, pavarësish­t jemi apo nuk jemi bashkë”.

I keni 71 mandate, siç keni thënë…

Këtë do ta vendosin shqiptarët në qershor dhe sa mandate do të kenë të gjithë.

Lëvizjen e Kokëdhimës, “Zgjidhja”, e shihni si rrezik?

Unë nuk shoh rreziqe, por vetëm mundësi.

Për sa i përket numrit të biznesmenë­ve në parlament….

Akuzat bëhen që njerëzit të çoroditen.

Pse nuk e pranoni votimin elektronik? S’u futemi aventurave. Zoti Basha ka paralajmër­uar një protestë më 18 shkurt kundër varfërisë, shëndetësi­së, krimit.. Ju duket klimë e përshtatsh­me para zgjedhjeve?

Më duket një e drejtë absolute e opozitës ta shohë botën siç e sheh të arsyeshme dhe t’u kërkojë shqiptarëv­e ta shohin botën përmes syve të saj. Nëse i bind, dorën dhe le të qeverisin.

A keni pasur presion për arrestimin e Balilit?

Qeveria as nuk ka dhe as nuk pranon presion nga asnjë shtet. Ambasadori­t amerikan ia kam thënë miqësisht. Absolutish­t, në shqetësimi­n për ta vendosur përpara drejtësisë këtë personazh kaq të përfolur dhe këtë eksponent të krimit është një shqetësim i përbashkët. Ama çdo paragjykim dhe çdo insinuatë që moskapjen e tij e lidh me mungesë vullneti nga ana e qeverisë, mungesë vendosmëri­e nga ana e Policisë së Shtetit ësh- të krejtësish­t pa vend. Dhe meqë këtij ditëziut ia kanë vendosur nofkën e Eskobarit, atëherë unë e kam kujtuar dhe rikujtoj që fakti që Eskobari e torollisi një shtet, superfuqi për vite të tëra, fakti që e bëri Amerikën vendi ku gjeneronte 60 miliardë dollarë çdo vit, nuk do të thotë se Eskobari kishte mbështetje tek Shtëpia e Bardhë, apo kishte korruptuar DEA. Nuk duhet të hedhim baltë pa dashje mbi Policinë e Shtetit. Ata që duan t’i hedhin baltën është një politikë shpif. Balili ka qenë militant i PD- së dhe ka marrë dhe përfitime nga PD.

A do të merrni pjesë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare?

Nuk do marr pjesë në Këshillin e Sigurisë, nesër do jem në Kosovë. Nuk mund të jem në atë mbledhje. Nuk do bëj asnjë koment derisa e ka thirrur kryetari i Kuvendit e bashkëkrye­tari i koalicioni­t.

Ka një akuzë që ju keni telefonuar një gjyqtar për t’i kërkuar një vendim në favor të vendimit që ju dëshironi, është e vërtetë?

Akuzat politika i bën jo për t’iu përgjigjur unë, por që t’u mbushë mendjen njerëzve sa i keq jam unë. Paçin fat ata që i bëjnë! Njerëzit këtu janë në gjendje të gjykojnë. Unë nuk kam çfarë t’i përgjigjem gjithëfarë­lloj idiotësira­sh që formulohen si akuza.

“Unë jam Kryeminist­ër i Shqipërisë dhe nuk marr kërkesa dhe as urdhra, këshilla apo porosi nga asnjë partner ndërkombët­ar për ekipin qeveritar apo për ato që janë detyrat e mia kushtetues­e”.

E respektoni ndarjen e pushteteve?

Nuk jam unë që duhet ta gjykoj, por unë them se e respektoj.

Të telefonosh një gjyqtar është shumë e rëndë...

Nëse është e vërtetë, është e tmerrshme. Po humbasim kohë për diçka që është komplet pa lidhje.

Kreu i opozitës, Basha tha se do të kemi probleme me SHBAtë për shkak të kësaj administra­te të re.

Më kujtojnë këto biseda atë personazhi­n e Nurihanit, plaka Nurihan e mbështjell­ë me batanije në bodrumin e saj që priste radio “Londrën” për të shpëtuar nga zgjedha e bashkëpron­arëve apo bashkëbano­rëve të katit sipër. Këto janë biseda që as në kafenetë e fshatit nuk bëhen. Të jetohet me idenë se Amerika gdhihet e ngryset me ne dhe se marrëdhëni­et tona me Amerikën janë marrëdhëni­e që kalojnë përmes inateve nga loja me top tek oborri i lagjes.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania