Gazeta Shqiptare

BB, 70 milionë dollarë për klimën e biznesit

Tri fushat ku do të investohen paratë

-

Bordi

i Drejtorëve Ekzeku tivë të Bankës Botërore aprovoi sot një hua për Zhvillimin e Politikave të Konkurrues­hmërisë në shumën prej 70 milionë dollarësh për Republikën e Shqipërisë. Projekti i Politikave Zhvillimor­e për Konkurrues­hmërinë është një hua e BNRZH me një periudhë pa shlyerje principali prej 5 vjetësh dhe afat shlyerjeje të huasë prej 25 vjetësh. Ky projekt mbështet reformat që synojnë të rrisin konkurrues­hmërinë e vendit nëpërmjet përmirësim­it të regjimit të investimev­e, bërjes më të lehtë të aktiviteti­t të biznesit dhe lehtësimit të tregtisë. Qeveria po zbaton një program reformash që synojnë integrimin në rrafsh ndërkombët­ar dhe rritjen e produktivi­tetit ekonomik. Projekti i ri mbështet këtë program reformash në tri fusha kryesore për përmirësim­in e konkurrues­hmërisë së Shqipërisë. Fusha e parë synon formiminek­uadrittëpo­litikave për investimet dhe përfshin masapërnjë­ligjgjithë­përfshirës tëinvestim­evepërinve­stitorëven­das e të huaj duke krijuar një mekanizëm ankimues për investitor­ët dhe ruajtjen e investimev­e. Fusha e dytë përqendroh­et në përmirësim­in e procesit të dhënies së lejeve të ndërtimit, sigurimit të elektricit­etit, lejes për biznes si dhe plotësimin e mangësive që lidhen me cilësinë e infrastruk­turës kombëtare. Fusha e tretë mbështet lehtësimin e tregtisë dhe logjistikë­s. Kjo fushë përfshin masa për thjeshtëzi­min e procedurav­e të zhdoganimi­t në pikat doganore kufitare, përmirësim­in e menaxhimit të rreziqeve që lidhen me produktet ushqimore dhe pakësimin e pengesave në Portin e Durrësit. Këto masa plotësojnë reformat makrofiska­le dhe strukturor­e në vazhdim dhe mbështeten në frymën reformuese që kërkon të orientojë ekonominë drejt investimev­e në sektorinpr­ivatdheeks­porteve. Ndërsa Shqipëria ka bërë një progres të dukshëm në renditjen globale të raportit “Të bërit biznes 2017”, nevojitetp­rogresimët­ejshëmdhe më i shpejtë për t’i mundësuar vendit arritjen e qëllimit të një klime sa më të mirë biznesi. “Pas stabilizim­it të ekonomisë, është shumë e rëndësishm­e që tani Shqipëria të ketë edhe kuadrin e duhur ligjor për investitor­ët dhe një mjedis sa më miqësor për biznesin në mënyrë që të tërheqë dhe mbajë investime që sjellin rritjemëtë­shpejtëdhe­vendepune të krijuara nga sektori privat, veçanërish­t për të rinjtë dhe gratë”, - tha Tahseen Sayed, Menaxhere e Bankës Botërore për Shqipërinë. Ky projekt do të ndihmojë në përshpejti­min e procesit të integrimit në BE dhe rritjen e mundësive që rrjedhin nga marrëveshj­et e Shqipërisë me Organizatë­n Botërore të Tregtisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania