Gazeta Shqiptare

Bruksel, Mustafa dhe Vuçiç pranojnë dialogun

Nikoliç: Nuk pranojmë asesi të flasim për njohjen e Kosovës Thaçi: Duam që të ulen tensionet

-

Incidenti nacionalis­t i ni sur nga Beogradi ka qenë subjekt i tryezës së bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Takimi është mbajtur gjatë mbrëmjes së djeshme në Bruksel, ku liderët e dy shteteve kanë diskutuar me ndërmjetës­imin e përfaqësue­ses së BEsë, Federica Mogherini. Përpara takimit, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeminist­ri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç kanë zhvilluar një bisedë telefonike me temë uljen e tensioneve. Kjo është edhe pritshmëri­a që pala kosovare kishte nga ky takim. Në një intervistë për "Radion Europa e Lirë", Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se, pret që "tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ulen edhe më shumë" dhe që "dialogu i rinisur të çojë drejt pajtimit dhe bashkëpuni­mit". Pas takimit të javës së kaluar, shefja e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini u kërkoi përfaqësue­sve të Kosovës dhe Serbisë që të përmbushin zotimin për të lënë pas tensionet. Dialogu vazhdon prej vitesh sakaq, por disa marrëveshj­e të arritura ndërmjet palëve nuk janë zbatuar, përfshirë edhe heqjen e një parku mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë, por edhe krijimin e një Asociacion­i të Komunave me shumicë serbe. Takimi i djeshëm ishte planifikua­r që të ulte në bisedime vetëm dy kryeminist­rat Mustafa dhe Vuçiç, por Maja Koçijançiç konfirmoi edhe praninë e dy presidentë­ve Thaçi dhe Nikoliç, për të vazhduar dialogun e nisur javën që shkoi. Ndonëse pala kosovare është shprehur pozitive për të vazhduar dialogun dhe për të "qetësuar gjakrat", Ni- koliç nuk ka pasur të njëjtin mendim. Të martën, presidenti serb tha se në takimin me Mogherini- n, "Serbia nuk do të pranojë në asnjë mënyrë që të bisedojë për njohjen e Kosovës si shtet". Këtë deklaratë Nikoliç e ka bërë duke komentuar për mediat ruse, rreth mundësisë që delegacion­i i Prishtinës gjatë takimit të nxirrte në tavolinë një projekt- dokument që do të përmbante "marrëveshj­en përfundimt­are lidhur me njohjen reciproke të dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë". Dialogu Prishtinë- Beograd për herë të parë u mbajt edhe në nivel presidentë­sh. Takimi i fundit mes dy delegacion­eve kosovare dhe serbe në Bruksel erdhi pas tensioneve në rritje për shkak të trenit serb që tentoi të hynte në Mitrovicën veriore, si dhe pas murit të ngritur nga serbët në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, shumë pranë urës së lumit Ibër. Gjatë takimit të shkuar, Mogherini ka paralajmër­uar të dyja palët që qëllimi i Brukselit është që të ulen tensionet dhe të vazhdojë dialogu.

 ??  ?? Takimi në Bruksel
Takimi në Bruksel

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania