Gazeta Shqiptare

Besëlidhja bën çudinë e radhës në Vlorë!

Tirana fitoi 2- 1 ndaj Kukësit, Vllaznia theu Teutën 1- 0, Laçi e Skënderbeu u ndanë në paqe Lezhjanët kanë mposhtur 2- 1 Flamurtari­n

- Jeton Selimi

Kupa e Shqipërisë ka luajtur ditën e djeshme katër takimet e para çerekfinal­e, ndërsa në orën 14: 00 kanë zbritur në fushën e lojës çiftet Laçi- Skënderbeu dhe Vllaznia- Teuta. Në Laç, kurbinasit kanë luftuar fort që të mbrojnë avantazhin e minutës së 69- të, kur gjetën golin me anë të Kanaparit, por në kohën shtesë ka qenë Tefik Osmani ai që u ka prishur festën bardhezinj­ve dhe e vendosi Skënderbeu­n në një pozicion më komod për kualifikim­in, pasi ndeshja tjetër do të luhet në Korçë. Në përballjen e "Loro Boriçit", një eurogol i Alsid Tafilit në minutën e 23- të i ka mjaftuar Vllaznisë që të thyejë Teutën në një përballje vërtet të luftuar. Për shkodranët debutoi në këtë takim dhe Elis Bakaj, ndërsa fitorja minimale e vendos Vllazninë në një pozitë më të favorshme në takimin e kthimit në Durrës, ndonëse me atë që dha Teuta e Maganit, Cungu nuk duhet të flejë i qetë deri në përfundim të 90 minutave të "Niko Dovanës". Ndërkohë, në dy takimet e luajtura në orën 17: 00, Tirana ka arritur të thyejë Kukësin në "Selman Stërmasi". Bardheblut­ë kaluan në avantazh të dyfishtë në pjesën e parë me golat e Halilit në minutën e 29- të dhe të Takut në minutën e 45- të, ndërsa për Kukësin ngushtoi diferencën Imami në minutën e 46- të. Bardheblut­ë kanë dominuar gjerë e gjatë në fushën e lojës në 45 minutat e para, ndërsa në fraksionin e dytë, Kukësi ka qenë diçka më mirë. Negativja e mbrëmjes ishin shkallët e boshatisur­a të "Selman Stërmasit", me tifozët bardheblu që e kanë bojkotuar masivisht Tiranën pas zhvillimev­e të fundit për stadiumin. Besëlidhja e Lezhës vijon të mbetet surpriza më e bukur e këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë. Pasi eliminoi Partizanin një tur më parë, lezhjanët arritën të mposhtin Flamurtari­n në Vlorë me rezultatin 2- 1. Të tre golat e takimit u shënuan nga lojtarët e Besëlidhje­s, ku fillimisht Kamara do të çelte rezultatin me golin e minutës së 25- të, ndërsa do të dyfishonte Marashi në të 47- ën. Një autogol i Smajlit në minutën e 74- ën do të mbajë gjallë shpresat e vlonjatëve për një përmbysje të rezultatit në Lezhë. Takimet e kthimit të çerekfinal­eve të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen pas dy javësh.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania