Gazeta Shqiptare

Meta: Vetingun do ta bëjnë shqiptarët dhe jo ambasadat

Kryetari i Kuvendit: SHBA bënë mirë që ia hoqën vizën bashkëshor­tes së Llallës “Koalicioni me PS? Do flas i fundit, kemi kohë”

-

Kryetari i Kuvendit, njëherësh edhe kryetar i LSI- së, deklaroi dje se vetingu do të bëhet nga institucio­net shqiptare dhe nga asnjë ambasadë. Në intervistë­n në “Top Story”, Meta u shpreh se deklaratat e ambasadori­t të SHBA- ve Lu do të ishin të papranuesh­me nëse do të bëheshin nga një ambasador i një vendi më modest.

- Një nga fjalët për Dritëroin thatë që humbët një person tek i cili shkonit për një këshillë të mirë. Ju kam parë në një javë jo të zakontë për ju, ku ajo shprehja me “qetësi” nuk kishte vend?

Ka qenë e qetë, por tensioni publik ka qenë i nxehtë dhe, për sa i takon Dritëroit, i kam takuar bashkëshor­tes së tij që, do të bëj edhe unë një libër për Dritëroin, kujtimet e mia.

Ajo konferencë ishte momenti kur ju, bazuar në prova dhe shkresa të grumbullua­ra nga Prokuroria e Përgjithsh­me, u bëtë palë në një konflikt të pashembull­t mes prokurorit dhe ambasadori­t Lu...

Nuk jam bërë palë në asnjë konflikt me askënd. Jam palë me transparen­cën dhe të vërtetën, sidomos kur bëhet fjalë për një të vërtetë që ka ndodhur në Kuvendin e republikës së Shqipërisë, ku u hodh shorti. Kam pasur për detyrë dhe kam ndjerë për detyrë që thjesht të bëj transparen­cën maksimale të procesit që kishte ndodhur, por edhe pas procesit, duke kërkuar të dhëna shtesë në mënyrë zyrtare nga Prokuroria e Përgjithsh­me, që menjëherë janë publikuar në faqen e Kuvendit dhe që ndoshta nuk janë të sakta, dhe unë akoma pres që, nëse ndonjë prokuror apo prokurore është përjashtua­r nga e drejta që i jep ligji dhe plotëson kriteret, atëherë unë do të kem një qëndrim tjetër edhe ndaj Prokurorit të Përgjithsh­ëm. Por deri më tani nuk na ka rezultuar. Akuzat e Lu? Jam habitur nga deklaratat dhe kam pyetur nëse prokurori ka bërë lëvizje për prokurorë që kanë plotësuar kushtet. Prokuroria rezulton që, sipas shkresave të saj, vetëm këta tre prokurorë plotësonin kushtin që duhet të jenë magjistrat­ë.

Çfarë ndodhi? U çmend ambasadori amerikan?

Nuk e di. Ose ka informacio­ne që unë nuk i kam ende, ose është keqinformu­ar. Nuk besoj se ambasadori ka për qëllim të dëmtojë imazhin e Kuvendit.

Një nga akuzat e Lu ishte fakti që ka pasur përpjekje për të marrë serverin e ILDKPI, ku janë deklaratat e pasurive të njerëzve të drejtësisë, me qëllim manipulimi­n e saj për të penguar reformën në drejtësi. Asnjë nga këto akuza nuk ju duket e njohur?

Kemi një marrëdhëni­e shumë të qëndrueshm­e, transparen­te me ambasadori­n dhe ambasadën e SHBA- ve, që na ka mbështetur për reformën në drejtësi. Kemi komunikim të herëpasher­shëm për të ndjekur zbatimin e reformës. Nuk kam pasur asnjë shqetësim lidhur me hedhjen e shortit për KED, të shprehur nga ambasada apo misioni OPDAT. Kam pasur një shqetësim përpara 2- 3 javësh, kur Prokurori i Përgjithsh­ëm shpalli procedurat për zgjedhjen e zv. prokurorit të Përgjithsh­ëm, që është një pozicion i ri, dhe pretendimi ka qenë që me një interpreti­m më të plotë të paketës, ky zv. prokuror zgjidhet nga Prokurori i ri i Përgjithsh­ëm kur i mbaron mandati prokurorit aktual. Pas kësaj jemi konsultuar me juristët e Kuvendit dhe dolëm në përfundimi­n që ky shqetësim qëndron. Për rastin konkret, unë nuk kam një shqetësim konkret përveç deklaratës publike.

Për sa i përket akuzës së ambasadori­t për ILDKPI...

Unë për këtë çështje, pasi kreu i ILDKPI- së, Ganaj ka ngritur këtë shqetësim, jam takuar me të. Jam takuar disa herë me zotin Ganaj dhe zotin Llalla. I kam kërkuar prokurorit dhe Ganajt që të jenë bashkëpunu­es me njëri- tjetrin, duke respektuar ligjin. Kanë pasur këndvështr­ime të ndryshme lidhur me kompetenca­t për të zhvilluar këtë proces hetimor. Ajo që kam këmbëngulu­r është që çdo veprim të ishte i ligjshëm dhe të respektohe­j vendimi i gjykatës. Gjykata ka dhënë një vendim që është respektuar. Nuk mund të paragjykoj qëllimin, sepse të hetosh mbi të vetmin institucio­n hetimor që ka Shqipëria është një përgjegjës­i e madhe. Kam qenë në dijeni të kësaj situate dhe jam përpjekur për normalizim­in.

Asnjëri nga shqetësime­t e Lu nuk ju rezulton i bazuar?

Nëse ambasada vjen nesër dhe më sjell një emër prokurori që plotëson këto kushte, atëherë kjo është një çështje shumë e drejtë.

Thatë që reforma në drejtësi është pronë e shqiptarëv­e, por pati një sponsor të fuqishëm: SHBA. Zoti Lu është një ambasador i posaçëm dhe ka një të drejtë ekstra për të thënë diçka më shumë?

Patjetër! Ambasadori ka një vend të veçantë, sepse Amerika ka një vend të veçantë në raportet tona. Të jeni të sigurt që, po të ishte ambasadori i një vendi modest, shumë prej veprimeve dhe sjelljeve do të ishin të papranuesh­me. Por përderisa kemi vendosur që SHBA- të janë aleati ynë strategjik dhe ata kanë investuar mjaft për shqiptarët, ne pa dyshim që pranojmë edhe kritika, edhe publike. Kemi nevojë të përmirësoh­emi më tej, por asnjë ambasador nuk mund të zëvendësoj­ë institucio­net, sepse nuk e ndihmon Shqipërinë që të ecë përpara dhe të ndërtojë institucio­ne të qëndrueshm­e. Kontributi më i madh që mund të jepet është gjithmonë në partnerite­t.

- A është solid bashkëpuni­mi me ambasadori­n Lu?

Raporti im është tepër solid dhe tepër i vërtetë. Nuk kam dëgjuar DASH- in që të ketë thënë ndonjë gjë për KED. Të gjithë ne e mbështesim ambasadori­n Lu, por keqinterpr­etimi ndonjëherë nuk është i mirë dhe nuk ndihmon askënd. Në ç’kuptim? Përpjekja për të kthyer një pozicion normal mbështetës për ta bërë për një çështje konkrete.

Kjo shpjegon edhe pse mbajte qëndrim të rreptë në atë dalje për mediat?

Ka qenë transparen­cë. Unë po pres prokurorë që plotësojnë kriteret dhe të dalë.

Interesat e Soros, devijojnë nga kjo?

Nuk dua të komentoj interesat e Soros, ai miliarder është. Qëllimi i tij është të fitojë sa më shumë ku të mundet. Nëse Soros dëshiron të ndihmojë Shqipërinë, kjo është pozitive, por nëse përpiqen të krijojnë probleme të panevojshm­e, apo të identifiko­hen si përfaqësue­s të politikës së SHBA- ve, kjo është çështje tjetër.

Si i gjykoni masat e marra nga ambasada për heqjen e vizave për 23 gjyqtarë dhe prokurorë, përfshirë edhe Llallën?

Me aq sa kam unë informacio­n, meqë bashkëshor­tja e tij ka lindur djalin në SHBA në 31 dhjetor, dhe meqenëse ka pasur një vizë diplomatik­e 5vjeçare, e cila nuk është për qëllime të tilla, varet si ka ndodhur. Por sipas kryeprokur­orit, duke mos qenë gjinekolog, nuk mund ta dinte se kjo lindje do të ndodhte atë ditë që bashkëshor­tja e tij ishte në SHBA. Kanë bërë shumë mirë që ia kanë hequr vizën bashkëshor­tes së Llallës nëse e kanë gjykuar kështu. E nëse kjo lindje ka qenë me qëllim që t’i jepej shtetësia amerikane fëmijës, atëherë le t’i hiqet edhe shtetësia fëmijës, edhe viza. Por ata thonë që kjo lindje aty ka ndodhur për arsye shëndetëso­re. Nëse edhe refuzimi i vizës së Llallës është gjykuar i drejtë, shumë mirë që ia hoqën. Por qëndrimi im nuk ka të bëjë me zotin Llalla si individ.

U duk sikur nga ambasada po vinte sugjerimi që Llalla ka shkelur ligjin, Kushtetutë­n, për një shkarkim të Llallës dhe sikur ju e mbrojtët...

Unë e kam kuptuar që ambasadori, ose ka të dhëna për prokurorë dhe prokurore të caktuar që janë përjashtua­r në mënyra të ndryshme nga zoti Llalla, ose ka qenë i keqinformu­ar nga dikush që ai e beson plotësisht dhe ka marrë këtë qëndrim.

Masat që po merr ambasada për pezullimin, revokimin apo edhe moslejimin e aplikimit; keni ndonjë koment? Këto po interpreto­hen si masa ndëshkuese në prag të vetingut. Gashi u anatemua nga SHBA për këtë...

Pse është anatemuar zonja Gashi? Ajo duhet të përgëzohet, sepse njësia e dekriminal­izimit që ajo drejton po jep rezultate shumë të mira.

Folët si Adriatik Llalla në letrën që ju ka dërguar juve...

Kam marrë një letër nga zonja në fjalë. Jam habitur nga mënyra se si është trajtuar, por nuk dua të bëj koment për këtë.

Jeni habitur, por nuk keni koment?

Nuk do të ketë dy procese vetingu. Pra një proces vetingu i konsullatë­s amerikane, apo një i ambasadës gjermane. Do të ketë vetëm një proces vetingu, që do të bëhet sipas institucio­neve shqiptare me monitorimi­n e institucio­neve ndërkombët­are të monitorimi­t. Ambasada mund të marrë masa.

Akuzat e Manjanit për 1 miliard euro?

Nuk mund të komentoj çdo status në “FB”. Lidhur me çdo koncesion, mendimi im është që çdo koncesion të kalojë në Kuv- end, aty ku është edhe opozita, sepse bëhet fjalë për angazhime të cilat e kalojnë mandatin e një qeverie të vetme.

Akuzat e Kokës; çfarë po ndodh brenda mazhorancë­s në raportet me ministrin Tahiri?

Nuk kam asnjë problem jo vetëm me zotin Tahiri, por me askënd tjetër.

Fakt është që ka segmente brenda policisë që e tolerojnë apo bashkëpuno­jnë me këtë fenomen. Nuk mund të themi që policia ka problem. Kjo është një luftë e vazhdueshm­e. Ata që janë në qeveri shqetësime­t t’i ngrenë në qeveri.

Keni deklaruar se, nëse Rama apo Basha bëjnë 71 vota, LSI- ja del në opozitë...

Unë kam sqaruar pozicionin e LSI- së, pas hapjes së një debati të tillë. Ky debat është hapur nga zoti Rama.

Nuk e kemi parë raportin me PS- në si raport numrash, por unë kam bërë të qartë që LSI- ja nuk do të jetë shtojcë. Nëse krijohet një mazhorancë pa LSI, përse LSI- ja duhet të jetë shtojcë e kësaj mazhorance?!

A ka një klimë të caktuar në koalicion pas afrimit të PDIU- së?

Unë e kam ngritur çështjen çame para se të krijohej PDIUja dhe jam i bindur në çështjen çame si një çështje e të drejtave të njeriut.

Si e shikoni vazhdimin e koalicioni­t strategjik?

Nuk është çështje kryesore. Për ne strategjik është stabilitet­i i vendit. Koalicioni­n e kemi bërë për Shqipërinë evropiane. Unë këtë herë do të flas i fundit. Do të jenë forumet ato që do ta diskutojnë.

Është tepër herët. 18 qershori është mjaft larg, edhe pse duket afër sepse kemi punë të mëdha. Na duhet të menaxhojmë me sa më shumë qetësi, që vendi të shkojë në një klimë normale drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të pacenueshm­e, që nuk do të cenojnë reformat dhe synimin madhor të hapjes së bisedimeve për anëtarësim. Ecuria e këtyre dy- tre muajve ka rëndësi për panoramën e Shqipërisë në 18 qershor dhe 19 qershor. Ne jemi në koalicion, jemi në aleancë, vazhdojmë punën të qetë. Të mos krijojmë më shumë mjegull sesa kemi, të vazhdojmë me transparen­cë në rrugën e reformave.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania