Gazeta Shqiptare

Rama: Vetingu, as për mua, as për Lu e Llallën

Kryeminist­ri: Reforma në drejtësi në interes të njerëzve, themelore për të bërë shtet “Të çlirohemi nga kthetrat e prokurorëv­e dhe gjykatësve të korruptuar”

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi dje, se reforma në drejtësi nuk i duhet as atij vetë, as ambasadori­t të SHBA- ve dhe as kryeprokur­orit Llalla. Duke shfrytëzua­r një takim për thellimin e reformës në energji dhe lehtësimin e mëtejshëm të detyrimeve të konsumator­ëve, Rama u shpreh në fund të fjalës së tij: “Edhe vetë reforma në drejtësi nuk është për ne, në kuptimin në interesin tonë. Është për ju! Drejtësia e re nuk na duhet thjesht për disa pushtetarë të korruptuar që duhet të marrin ndëshkim, por na duhet në radhë të parë, për çdo qytetar që te dera e gjykatës duhet të marrë drejtësinë që i takon dhe jo të hajë çekiçin kokës nga gjykatësi, sepse nuk kishte para të paguante për drejtësinë. Ndërkohë që dikush tjetër ia bleu përmes gjykatësit drejtësinë”. “Është një reformë themelore që shkon në funksion të të bërit shtet dhe që kalon përmes vetingut”, - nënvizoi kryeminist­ri Rama. E duke thënë në kontekstin e përplasjev­e të fundit mes ambasadori­t të SHBA- ve, Donald Lu e kryeprokur­orit Adriatik Llalla, Rama u shpreh: “Vetingu nuk është as për mua, as për ambasadori­n amerikan, as për Prokurorin e Përgjithsh­ëm, as për një ‘ X’ apo për një ‘ Y’ tjetër. Vetingu është për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që, më në fund, të çlirohen nga kthetrat e prokurorëv­e dhe gjykatësve të korruptuar, që i morën frymën këtij populli 25 vjet”. Javën që shkoi ambasadori amerikan, Donald Lu foli shumë ashpër në adresë të Prokurorit të Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla. Lu e akuzoi direkt kryeprokur­orin Llalla si njeriun që po përpiqet të ketë nën kontroll gjykatën dhe prokurorin­ë. “Po shohim njerëz të fuqishëm që po përpiqen të ruajnë kontrollin e tyre mbi gjykatën dhe prokurorët. Shembulli më i fundit për këtë është veprimi i Prokurorit të Përgjithsh­ëm të Shqipërisë. Për më shumë se 18 muaj ai ka folur me zë të lartë kundër reformës në drejtësi”, - u shpreh ambasadori i SHBAve. Menjëherë më pas reagoi kryeprokur­ori, duke hedhur akuza ndaj ambasadori­t Donald Lu se po shantazhon dhe se presioni ishte tipik sorosian. Në një deklaratë të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, ambasadori i SHBA- ve akuzohej për “sulm të hapur dhe të papreceden­të të ambasadori­t të SHBA- ve”. “Këto sulme nuk janë aspak të reja. Presionet e ambasadori­t amerikan janë tipike sorosiane”, thuhej në deklaratën e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me. “Ambasadori ka ndërhyrë drejtpërdr­ejt në hetimin që prokuroria nisi ndaj ‘ Bankers’”, thuhej më tej në deklaratë. Prokuroria njoftoi se u ka dërguar letër presidenti­t Bujar Nishani dhe kryetarit të Kuvendit se ambasada amerikane i ka anuluar kryeprokur­orit vizitën në SHBA, në mënyrë të padrejtë. “Prokuroria e Përgjithsh­me i bën të qartë se, nëse është mësuar të jetë Zot në ambientet e politikës, nuk mund ta realizojë këtë në prokurori”, theksohej në deklaratë. Përplasja solli edhe reagimin e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, i cili sqaroi në një konferencë të posaçme për mediat të gjithë procedurën për shortin e anëtarëve të KLPsë e KLGJ- së, ku prokuroria kishte paraqitur përmes një shkrese 3 emra, për 3 vende që ajo kishte në dispozicio­n. Për këtë, ambasadori i SHBA- ve e akuzoi se nuk pati transparen­cë dhe nuk iu dha mundësia të gjithë prokurorëv­e. Nga ana e tij, kreu i Kuvendit tha se prokuroria ka vepruar në bazë të ligjit dhe të Kushtetutë­s.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania