Gazeta Shqiptare

12 kandidatë kanë aplikuar për anëtarë të komisionev­e

Vetingu, BE u bën thirrje juristëve

-

Bashkimi

Evropian u bëri dje thirrje juristëve të kual ifikuar të aplikojnë për anëtarë në komisionet e rivlerësim­it. Misioni i BE- së në Tiranë e ka publikuar dje online thirrjen, shoqëruar me detajet e plota të aplikimit, të cilat mund të gjenden në faqen online të Avokatit të Popullit. Aty sqarohet se janë të ftuar për pjesëmarrj­e sa më të gjerë qytetarët, si brenda edhe jashtë vendit, që plotësojnë kriteret ligjore të përcaktuar­a në ligj. Numri i aplikuesve ka shkuar në 12 deri në mesditën e së hënës, duke u dyfishuar që nga thirrja e ambasadori­t Lu të shtunën. Numri i vendeve që duhen plotësuar është 27; 12 në Komisionin e pavarur të Kualifikim­it, 7 në Kolegjin e Apelimit, 2 komisioner­ë publikë dhe nga 2 zëvendësue­s për secilin organ. Me aplikimet e institucio­neve të reja të Drejtësisë ka ndodhur shpesh që veprimet të kryhen nga kandidatët pak përpara skadimit të afatit, që në këtë rast është data 9 shkurt. Kandidatëv­e u duhet të dorëzojnë 2 kopje dokumentes­h, përfshirë një shkresë të nënshkruar prej tyre, ku aplikuesi pranon kufizimet e posaçme për fshehtësin­ë në komunikime­t elektronik­e, gjatë kohëzgjatj­es së mandatit si anëtar i institucio­neve të rivlerësim­it. Janë 11 kriteret ligjore për të qenë kandidat. Kushti i parë është diplomimi si jurist, e pastaj vijnë me radhë kriteret me standardet shumë të larta profesiona­le dhe morale të kandidatëv­e. Pjesë e kërkesave është edhe vjetërsia në punë në fushën e së drejtës, të mos ketë qenë subjekt i ligjit të dekriminal­izimit, të mos ketë qenë anëtar apo bashkëpunë­tor i Sigurimit të Shtetit, të mos jetë mbi 65 vjeç, si dhe njohja shumë e mirë e gjuhës angleze.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania