Gazeta Shqiptare

Lufta - “Kanabis”, Borchardt: Shqipërisë i duhet plan kombëtar

Ambasadori i OSBE, me studentët e Arteve: Rruga e Shqipërisë varet nga ju Apeli i diplomatit për të rinjtë: Mos e shisni votën tuaj!

-

OSBE i sugjeron Sh qipërisë hartimin e një plani kombëtar në betejën kundër kanabisit, por të rinjve shqiptarë u bën thirrje që mos të shesin votën e tyre më 18 qershor. Zgjedhjet demokratik­e, kanabisi, reforma në drejtësi respektimi i të drejtave të njeriut në disa sektorë janë disa nga sfidat për Shqipërinë të rendituara nga ambasadori i OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt. Për kanabisin, duke e konsiderua­r si rrezikun më të madh në 25 vite, Borchardt tha se qeverisë i duhet të zbatojë një plan kombëtar gjithëpërf­shirës për ta luftuar. E ndërsa ndodhej në takim me studentët e Arteve, Borchardt u kërkoi artistëve të dalin nga kurthet e politikës. “Rruga drejt progresit së një të ardhmeje më të mirë është e vështirë, por ia vlen”. Me këtë shprehje e nisi bashkëbise­dimin me studentët e Akademisë së Arteve, ambasadori i OSBEsë, i ftuar për të dialoguar me ta lidhur me sfidat me të cilat përballet sot arti dhe kultura. Në prag zgjedhjesh, Bernd Borchardt apeloi për sfidën kryesore me të cilën do të përballen të rinjtë më 18 qershor. “Ju mund të josheni për të shitur votën tuaj, ju mund të fotografon­i fletën e votimit për të vërtetuar se keni zgjedhur njerëzit e duhur. Jeni ju ata që zgjidhni demokracin­ë në të cilën dëshironi të jetoni”, deklaroi ambasadori i OSBE- së në Tiranë. Bernd Borchardt, gjatë një takimi me studentët e Universite­tit të Arteve, me temë “Vizioni i OSBE dhe sfidat kulturore” theksoi se ecja e ngadaltë e reformës në drejtësi vonon procesin demokratik në Shqipëri. “Ka sfida të tjera. Zgjedhjet po vijnë dhe ata janë hapi i parë për një të ardhme më të mirë. Ju do të bëni zgjedhjen tuaj. Ju mund të josheni për të shitur votën tuaj, t’i bëni foto fletës së votimit për të provuar se keni votuar ‘ njerëzit e duhur’. Jeni ju që zgjidhni demokracin­ë e që dëshironi të jetoni në të, kështu që ju lutemi bëni zgjedhjen e duhur. Ne mbështesim Shqipërinë me reformën zgjedhore, të japim këshillat tona me praktikat më të mira. Kolegët tanë nga OSBE/ ODIHR do të vijnë për të monitoruar zgjedhjet, por në fund jeni ju, ata që do të vendosni”.

Ambasadori Borchardt veçoi se Shqipëria ka kaluar disa ndryshime dramatike në 25 vitet e fundit, por ndër më të rrezikshmi­t është përhapja e kanabisit dhe për këtë duhet zbatuar një plan kombëtar antikanabi­s. “Shqipëria ka kaluar nëpër “Ju mund të josheni për të shitur votën tuaj, t’i bëni foto fletës së votimit për të provuar se keni votuar ‘ njerëzit e duhur’. Jeni ju që zgjidhni demokracin­ë e që dëshironi të jetoni në të, kështu që ju lutemi bëni zgjedhjen e duhur”, tha z. Borchardt.

ndryshime dramatike në 25 vitet e fundit dhe një ndër më të rrezikshmi­t për të ardhmen është përhapja e mëtejshme e kanabisit në vend. Kanabisi dëmton shoqërinë dhe gjeneratat e ardhshme. Të gjithë ne duhet të bëjmë zgjedhjen e duhur, por sidomos të rinjtë: Duhet unë të punoj një plantacion të paligjshëm? E përdor unë kanabisin? Duhet që unë ta shes atë? Prezenca e OSBE- së në Shqipëri do të mbështesë qeverinë në përpjekjet e saj për të zbatuar një plan

gjithëpërf­shirës për të luftuar kanabisin”, deklaroi ambasadori i OSBE- së në Tiranë. Më tej, ai hoqi vija paralele mes politikës dhe kulturës, kur tha se politika po merret gjithnjë e më shumë me të kaluarën, ndaj inkurajoi artistët e

rinj ta bëjnë këtë gjë edhe në art. Arti dhe kultura në Shqipëri po ashtu ndodhen përpallë disa sfidave sipas ambasadori­t Borchardt. Ai u kërkoi artistëve të shkëputen nga kurthet e politikës dhe të trajtojnë çështje me rëndësi për artin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania