Gazeta Shqiptare

Berisha: Je i dënuar, padi penale në gjykatë për shpifjet

“CEZ”, paralajmër­imi i Ballës: Dëshmo, ose të pret ligji!

-

Shkëlzen

Berisha, djali i ish- kryeminist­rit edhe pse u paraqit dje në komisionin kuvendor për hetimin e CEZ, nuk pranoi të dëshmojë nëse komisioni drejtohej nga Taulant Balla, të cilin e quajti “të dënuar dhe në konflikt interesi”. Z. Berisha debatoi me z. Balla duke pyetur në nisje se kush e drejtonte komisionin. Ky i fundit tha se këtë komision e drejtonte ai dhe se fillimisht duhej të betohej që të dëshmonte. Ndërsa debatuan gjatë, Balla në fund ndërpreu seancën, derisa siç tha: “Të dëshmonte dëshmitari, i cili nga ana e tij nuk hiqte dorë nga kërkesa që Balla të mos drejtonte komisionin. Teksa i quan zhvillimet në këtë komision si qesharake dhe teatër politik, Shkëlzen Berisha tha se akuzat ndaj tij janë të sajuara. Ai njoftoi se lidhur me këto akuza ka ngritur padi penale në gjykatë, duke u shprehur se nëse anëtarët e komisionit kanë prova kundër tij, t’i paraqesin ato në gjykatë. “Është qesharake. Një kry-

SHKËLZEN BERISHA

“Një kryetar që është i dënuar, përmend Kodin e Procedurës Penale vetëm për dëshmitari­n. Sikur ky kod të mos ekzistojë për anëtarët e komisionit. Kam ngritur padi penale në gjykatë”, tha z. Berisha.

TAULANT BALLA

“Nëse do kishim elementë të rinj, komisioni do shprehej. S’ka të bëjë konflikti i interesit, por kemi koordinim të tre dëshmitarë­ve për të mos dhënë dëshminë, lexoni fjalët, i ka shkruar një dorë”, tha z. Balla.

etar që është i dënuar, përmend Kodin e Procedurës Penale vetëm për dëshmitari­n. Sikur ky kod të mos ekzistojë për anëtarët e komisionit. Unë dorëzova një kërkese për largimin e tij nga komisioni, por ai tha se kjo kërkesë është hedhur poshtë. Ndërkohë që kjo kërkesë u dorëzua për herë të parë. Unë nuk kam lidhje me personat e përmen-

dur. Nuk kam qenë askund me ta dhe nuk më lidh asgjë me ta. Unë nuk do ta lë me kaq. Kam ngritur padi penale në gjykatë. E gjitha kjo po ndodh për shkak të një shpifësi. Kam zgjedhur rrugën ligjore për t’iu shkëputur këtij teatri politik”, u shpreh Shkëlzen Berisha. Por, kreu i komisionit, Balla i bëri thirrje atij të betohet, sepse përn-

dryshe do të ndiqet rruga ligjore. “Nëse do kishim elementë të rinj, komisioni do shprehej. Këtu nuk ka të bëjë konflikti i interesit, por kemi koordinim të tre dëshmitarë­ve për të mos dhënë dëshminë, lexoni fjalët e tyre, i ka shkruar një dorë. Do ndjekim rrugët ligjore për ata që nuk betohen”, tha Balla.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania