Gazeta Shqiptare

Armët bërthamore, vota kundër, Bushati: Na e kërkuan SHBA- Francë

Shqipëria gabon për rezolutën, ministri i Jashtëm: Do e korrigjojm­ë Votimi në OKB, Nishani: Asnjë shpjegim nga Bushati

-

Opozita kërkoi dje sqarime për ndryshimin e votës së Shqipërisë nga ‘ pro’ në ‘ kundër’ eliminimit të armëve bërthamore në OKB. “Jemi në kundërshti­m me direktivat e SHBAve. Pse u ndryshua qëndrimi në pak kohë? Pse dy qëndrime?” - pyeti znj. Topalli.

Para anëtarëve të Komi sionit të Jashtëm par lamentar, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati shpjegoi votën ‘ kundër’ të Shqipërisë për eliminimin e armëve bërthamore në aleancën e NATO- s. Debati për votën e Shqipërisë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara për rezolutën për bisedimet mbi një traktat për ndalimin e armëve bërthamore, ka bërë që deputetja Jozefina Topalli të kërkonte thirrjen e ministrit Bushati në Komisionin e Jashtëm. Sipas Bushatit, kjo votë ndryshoi pas kërkesës së SHBA- ve dhe Francës. Bëhet fjalë për ndryshimin e votës së Shqipërisë nga ‘ pro’ në ‘ kundër’ eliminimit të armëve bërthamore në Asamblenë e NATO- s të mbajtur në dhjetor. “Jemi në kundërshti­m me direktivat e SHBA- ve. Pse u ndryshua qëndrimi në pak kohë? Pse dy qëndrime?” - pyeti znj. Topalli. Por z. Bushati u përgjigj: “Para se të flasim, duhet të informohem­i për çështjen në fjalë. Qëndrimi ndryshoi në samitin e Uellsit në vitin 2014. Bisedimet mbi një traktat për ndalimin e armëve bërthamore. Nuk ndryshuam qëndrim për shkak të Trump”. “I njëjti gabim, për të njëjtën rezolutë, është bërë edhe nga dy vende të tjera, përkatësis­ht Itali dhe Estoni. OKB- ja do të publikojë votën ‘ kundër’ të korrektuar të Shqipërisë në mars të këtij viti”, - deklaroi ministri i Jashtëm Bushati. Por ministri Bushati sqaroi edhe ndryshimin e votës së Shqipërisë lidhur me këtë rezolutë. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca shtuan përpjekjet pranë aleatëve dhe vendeve të tjera, për të siguruar më shumë abstenime dhe vota kundër. Duke qenë se kërkuan një lëvizje plotësisht të kundërt për Shqipërinë, në krahasim me qëndrimet e mëparshme që prej vitit 2012, pas konsultave është përgatitur një dokument ku jepen të gjitha arsyet ‘ pro’ dhe ‘ kundër’ nga misionet tona, dhe në maj të vitit 2016 iu premtua part- nerëve amerikanë dhe francezë që Shqipëria do të kalonte votën e saj kundër”, - tha Bushati.

REAGIMI

Presidenca reagoi pasditen e djeshme në lidhje me deklaratën e ministrit të Jashtëm në komisionin parlamenta­r, lidhur me votimin kundër rezolutës për armët bërthamore. Përkundër deklaratës së ministrit Ditmir Bushati se presidenti ka marrë një sqarim në rrugë institucio­nale lidhur me këtë rast, zyra e shtypit e kreut të shtetit njofton se asnjë sqarim nuk ka ardhur në adresë të tij. ” Nisur nga deklarata e bërë në Komisionin për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, nga ministri i Punëve të Jashtme, zoti Ditmir Bushati, për votimin në Asamblenë e Përgjithsh­me të Kombeve të Bashkuara të rezolutës për armët bërthamore, sqarojmë se, deklarata e ministrit Bushati se: Parlamenti Evropian ka vendosur zyrtarisht të votojë më 14 shkurt rezolutën për Shqipërinë, bazuar në raportin e përgatitur nga Knut Fleckenste­in dhe të miratuar në Komisionin e Jashtëm. Votimi i raportit dhe rezolutës vjen vetëm 5 muaj përpara se shqiptarët të zgjedhin deputetët e rinj.

‘ Presidenti i Republikës, ka marrë sqarim po në rrugë institucio­nale’, është krejtësish­t e pavërtetë!”, thuhet në njoftimin zyrtar. Presidenca sqaron gjithashtu se, nisur nga detyrimet e Shqipërisë në NATO, më 11 janar i është kërkuar informacio­n ministrit Bushati mbi qëndrimin e mbajtur nga Shqipëria në mbledhjen e 23 dhjetorit të Asamblesë së Përgjithsh­me të OKB- së, “por deri më sot nuk ka pasur asnjë shpjegim me shkrim ose verbal”. ” Institucio­ni i Presidenti­t të Republikës kërkon nga ministri i Punëve të Jashtme të mos dezinformo­jë strukturat e Kuvendit të Shqipërisë dhe opinionin publik me të pavërteta, veçanërish­t për çështje kaq thelbësore për marrëdhëni­et e Shqipërisë me vendet aleate, strategjik­e dhe partnere në NATO. Ndaj, ftojmë ministrin e Jashtëm të bëjë publike shkresën me të cilën ai pretendon se ka informuar në rrugë institucio­nale Presidenti­n e Republikës!”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania