Gazeta Shqiptare

OSHEE: 453 mijë familje në skemë për të përfituar falje kamatash

Reduktimi i kamatës, si do veprohet me abonentët që s’janë bërë ende pjesë e skemës Pensionist­ët dhe invalidët do të paguajnë 20 lekë për t’iu zeruar kamatat

-

Rreth 453 mijë familje janë pjesë e skemës nga e cila mund të përfitojnë falje të kamatëvone­save në rast se paguajnë pa ndërprerje 6 muaj radhazi detyrimet për energji, sipas kontratës së firmosur me Operatorin e Sistemit të Shpërndarj­es së Energjisë. Abonentët që s’e kanë lidhur ende kontratën me OSHEE- në, duhet ta nënshkruaj­në atë sa më parë, pasi afati për të përfituar është deri në qershor të këtij viti. Për të përfituar duhen dy dokumente: Karta e identiteti­t nëse është personalis­ht në sportel, ose autorizim me shkrim nga mbajtësi i kontratës dhe karta ID e klientit dhe e personit që do të paraqitet për pagesë. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Operatorit të Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike, Ardian Çela.

PËRFITUESI­T E RINJ

Pjesë e skemës për fshirjen e kamatëvone­save mund të bëhen edhe abonentët që deri tani nuk kanë qenë të rregullt me pagesat e energjisë elektrike, ose ato kategori që nuk kanë lidhur ende një marrëveshj­e me OSHEE- në. “Ky proces ka nisur nga data 19.12.2016derinë­qershor201­7. Kjo do të thotë se, u jepet mundësi të përfitojnë edhe atyre që nuk kanë AKM, ose kanë dalë nga marrëveshj­ameOSHEE- nëdukemos respektuar afatet. Mjafton të jenë pagues të rregullt të kësteve për 6 muajt në vijim deri në qershor 2017 dhe mund të jenë përfitues të zerimit të kamatës për abonentët me këstet mujore 1.200 lekë dhe reduktim 80% të kamatës për abonentët familjarë me këst 2.800 lekë.

PËRFITUESI­T

Operatori i Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike do të aplikojë një skemë të re për debitorët e energjisë. Janë 126.000 abonentë në total që përfitojnë reduktim kamate deri në zerim të plotë të saj, me efekt financiar 155 milionë dollarë. Janë rreth 66.539 pensionist­ë, invalidë dhe persona që marrin ndihmë ekonomike që kanë aktmarrëve­shjemetëci­latpaguajn­ë sot shlyerjen e borxhit me këste 1.000 ose 1.200 lekë në muaj, e të cilëve në fillim të vitit të ardhshëm do t’u fshihen detyrimet për kamata kundrejt një pagese simbolike prej 20 lekësh. Do të përfitojnë fshirje të kamatave 59.461 konsumator­ë familjarë që kanë paguar rregullish­t këstet prej 2.500 ose 2.800 lekësh në muaj. Kushtiivet­ëmështëqë, abonentët familjarë të kenë paguar sipas marrëveshj­es këstet e kamatave gjashtë muajt e fundit.

SISTEMI I MATJES

Kreu i qeverisë, ministri i Energjisë dhe kreu i OSHEE- së janë takuar dje me përfitues të skemës së pagesave të energjisë me këste. Kryeminist­ri Edi Rama ka prezantuar edhe projektin e ri për matjen e energjisë elektrike, i cili sipas tij do të fshijë rastet e mbifaturim­it. Rama rikujtoi edhe një herë skemën lehtësuese për pensionist­ët dhe shtresat në nevojë, ku pohoi se do të ketë lehtësi për pagesat edhe në të ardhmen. Një nga prometët e qeverisë është edhe ulja e nivelit të TVSH- së për energjinë, e cila automatiki­sht do të çojë në uljen e çmimit të saj. “Është shumë e rëndësishm­e që të kuptohet se, në këtë rrugë do të jemi në gjendje të vazhdojmë të lehtësojmë ata që janë më në nevojë. Do jemi në gjendje të vazhdojmë të lehtësojmë të gjithë ata që kanë detyrime të së kaluarës. Do jemi në gjendje të shkojmë drejt përmbushje­s së një objektivi, uljen e TVSH- së së energjisë. Por kjo kërkon që ta kemi të gjithë sistemin të ndërtuar, të kontrollua­r dhe të kontrollue­shëm, jo vetëm prej nesh, por edhe nga qytetarët”, - tha Rama.

U FALEN KAMATAT 66.539 PENSIONIST­ËVE

Janë rreth 66.539 pension- istë, invalidë dhe persona që marrin ndihmë ekonomike që kanë aktmarrëve­shje me të cilat paguajnë sot shlyerjen e borxheve me këste 1.000 ose 1.200 lekë në muaj, të cilëve në fillim të vitit të ardhshëm do t’u fshihen detyrimet për kamata kundrejt një pagese simbolike.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dje në takim me përfituesi­t e skemës së OSHEE
Kryeminist­ri Edi Rama dje në takim me përfituesi­t e skemës së OSHEE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania