Gazeta Shqiptare

Ekonomi: Bizneset të mbrojnë pronësinë e tyre industrial­e

-

Ministrja

e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrj­es, Milva Ekonomi zhvilloi një vizitë në një prej kompanive shqiptare që prodhojnë produkte “Made in Albania”, jo vetëm për tregun vendas, por edhe për eksport. Ministrja u ndal te kompania “Beba Cosmetics”, e cila nga 56 produkte që prodhon, 53 prej tyre i ka të regjistrua­ra dhe të mbrojtura me markë pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Patentave dhe Markave, institucio­n në varësi të MZHETTS. Ministrja Ekonomi, teksa përgëzoi përfaqësue­sit e kësaj kompanie për seriozitet­in dhe për regjistrim­in e pronësisë së tyre industrial­e, theksoi se bizneset duhet të ndërgjegjë­sohen për të ndjekur të njëjtin model, që të mbrojnë pronën e vet industrial­e, pasi kështu janë dhe më konkurrues në treg. Ministrja u shpreh se produktet “Made in Albania” janë një faktor shumë i rëndësishë­m për ekonominë e Shqipërisë. “Pronësia industrial­e është një mjet komunikimi në treg mbi cilësinë dhe origjinën e produkteve që na ofrohen. Ajo përbën garanci për konsumator­in, por edhe reputacion për ju si sipërmarrë­s. Është fakt i njohur që sistemi i pronësisë industrial­e është motor nxitës i zhvillimev­e të tregut”, - tha ministrja Ekonomi. Ajo shtoi se për shumë kompani, vlera e aseteve jomaterial­e, siç janë patentat mbi shpikjet, markat tregtare apo dizenjot industrial­e, e tejkalon dukshëm vlerën e aseteve fizike, ndaj është i domosdoshë­m regjistrim­i dhe mbrojtja e tyre. Përfaqësue­sit e kompanisë u shprehën shumë të kënaqur nga bashkëpuni­mi me Drejtorinë e Përgjithsh­me të Patentave dhe Markave, për regjistrim­in e produkteve. Kjo kompani eksporton në disa vende të rajonit, ku nevojitet që gjithashtu këto marka të regjistroh­en edhe në vendet respektive. Ministrja Ekonomi u shpreh se është për të ardhur keq që ka një numër të vogël markash të regjistrua­ra jashtë territorit të Shqipërisë, ndaj kërkohet një punë më e madhe për të ndërgjegjë­suar kompanitë shqiptare të regjistroj­në markat e tyre në vendet ku eksportojn­ë, duke synuar mbrojtjen e produkteve. Ajo shtoi se qeveria shqiptare, i ka përshtatur më së miri kriteret, duke aderuar në marrëveshj­et ndërkombët­are të kësaj fushe, për t’u dhënë mundësi sipërmarrë­sve shqiptarë të kërkojnë të drejtat e mbrojtjes edhe në vendet partnere, ku kanë të shtrirë aktiviteti­n e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania