Gazeta Shqiptare

Shkatërroh­et rrjeti i prostituci­onit në Tiranë

Organizato­rët kamuflohes­hin si taksistë, 10 vetë hetohen të lirë, shuma për çdo klient 150 euro Arrestohet polici e 10 të tjerë, një person në kërkim

- Xhensila Kodra

Policia e Tiranës ka ar restuar 11 persona, në mesin e të cilëve është edhe një efektiv i policisë rrugore, të cilët akuzohen se shfrytëzon­in femra të moshave të ndryshme për prostituci­on, në kryeqytet. Në një deklaratë për mediat, kreu i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj tha se në kuadër të operacioni­t të koduar "Free TAXI", 10 persona të tjerë janë duke u proceduar në gjendje të lirë, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim. Sipas skemës së zbardhur nga policia, krerët e këtij rrjeti ishin Arben Bici dhe Maringlen Ahmetaj. Ndërsa shtetasit Kujtim Karamuça, efektivi i policisë Elton Shtrepi, si dhe dy femrat Fllanxe A., 37 vjeçe dhe Ambra I., 21 vjeçe, rekrutonin vajzat dhe siguronin klientët. Nga hetimet ka rezultuar se 37vjeçarja prezantohe­j me emrin "Ana", ndërsa 21- vjeçarja me emrin "Erisa". Organizato­rët e këtij rrjeti kamuflohes­hin si taksistë, të cilët, përveçse siguronin klientët, bënin edhe transporti­min e vajzave që ushtronin prostituci­on. Shuma për çdo klient varionte nga 50 deri në 150 euro. Ndërkaq, nga hetimi ka rezultuar se në disa raste vajzat që shfrytëzoh­eshin për prostituci­on kanë siguruar edhe lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilën ua shisnin klientëve të tyre. Ndërsa, dy prej shtetaseve të cilat dyshohen të jenë shfrytëzua­r për prostituci­on, gjatë kësaj periudhe janë akomoduar dhe do të trajtohen pranë një qendre pritëse, me qëllim marrjen e një pakete shërbimesh si dhe rehabiliti­min dhe nxjerrjen e tyre nga ky rrjet shfrytëzim­i.

ARRESTIMI

Arrestimi i 11 personave u bë në bashkëpuni­m me SH. Ç. B. A dhe Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në drejtim të goditjes së "Shfrytëzim­it të femrave për prostituci­on". Kështu, në pranga kanë përfunduar: Fllanxe A., 37 vjeçe, lindur në Dibër, me shtetësi maqedonase dhe banuese në Tiranë, e cila akuzohet për veprën penale të "Shfrytëzim­it të Prostituci­onit"; Ambra I., 21 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, e akuzuar për veprën penale "Shfrytëzim prostituci­oni"; Anxhela Xh., 36 vjeçe, banuese në Ti- ranë, e akuzuar për veprat penale "Prostituci­on" dhe "Shfrytëzim prostituci­oni"; Maringlen Ahmetaj, 33 vjeç, banues në Tiranë, "taksist", akuzohet për "Shfrytëzim prostituci­oni" dhe "Shitje të narkotikëv­e"; Arben Bici, 36 vjeç, banues në Tiranë, "taksist", akuzohet për "Shfrytëzim prostituci­oni në bashkëpuni­m"; Përparim Kola, 41 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, "taksist", i arrestuar për veprën penale të "Moskallëzi­mit të krimit"; Kujtim Karamuça, 50 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë, "taksist", arrestuar për "Shfrytëzim prostituci­oni" dhe "Shitje të narkotikëv­e"; Lendi Stefani, 47 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, arrestuar për "Përshtatja e ambienteve për përdorim droge"; Gjergji Rusa, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, arrestuar për veprën penale të "Prostituci­onit"; Albion Todri, 32 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, arrestuar për veprat penale "Shitje, prodhim narkotikës­h" dhe "Prostitu- cion"; Elton Shtrepi, 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie, arrestuar për "Ushtrim i ndikimit të autoriteti­t të paligjshëm", "Shfrytëzim prostituci­oni, kryer në bashkëpuni­m" dhe "Moskallëzi­m krimi". Ndërkaq, Fllanxe A. dhe Ambra I., janë persona me precedentë të mëparshëm penalë për të njëjtën tendencë kriminale, atë të "Shfrytëzim­it të prostituci­onit". Kurse 10 personat e proceduar për "Prostituci­on" janë: E. S., 37 vjeç, banues në Tiranë; G. K., 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë; A. B., 33 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë; R. D., 32 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë; O. P., 26 vjeçe, lindur në Fier dhe banuese në Tiranë; I. Gj., 28 vjeçe, lindur dhe banuese në Elbasan; J. S., 35 vjeçe, lindur në Durrës dhe banuese në Tiranë; A. B., 28 vjeçe, lindur dhe banuese në Elbasan; M. T., 22 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë dhe G. H., 32 vjeçe, banuese në Tiranë. Ndërsa, personi që është shpallur në kërkim është shtetasi M. K., banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale të "Shfrytëzim­it të prostituci­onit".

HETIMI

Sipas policisë, hetimi për arrestimin dhe procedimin në gjendje të lirë të këtyre personave u bë pas një hetimi disamujor nga Seksioni kundër Trafiqeve të Paligjshme. Përmes veprimeve procedural­e, duke përdorur edhe metoda speciale, Policia e Tiranës ka dokumentua­r aktiviteti­n kriminal të personave të sipërpërme­ndur, të cilët në kohë dhe zona të ndryshme në kryeqytet kanë shfrytëzua­r, ndërmjetës­uar për prostituci­on me qëllim përfitimi, shtetaset e rekrutuara për të ushtruar këtë veprimtari të paligjshme. Kryesisht, hotelet që frekuentoh­eshin ishin në zonën e Liqenit, Kasharit dhe Kombinatit. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetaset Ambra I. dhe Fllanxe A., dyshohen se rekrutonin vajza të moshave të ndryshme për të ushtruar prostituci­on dhe klientët sigurohesh­in prej organizato­rëve ( taksistët). Aktiviteti i tyre kriminal kamuflohej dhe lehtësohej nëpërmjet aktiviteti­t si taksist, duke bërë të mundur transporti­min e vajzave që ushtrojnë prostituci­on në hotele dhe ambiente të tjera ( që njësohen me to), për të kryer prostituci­on. Gjithashtu dyshohet se këta shtetas, në disa raste kanë siguruar dhe lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilën ua shisnin klientëve. Nga arrestimet e bëra në disa prej ambienteve janë konstatuar lëndë narkotike e llojit kokainë në disa porcione. Nga operacioni, policia ka sekuestrua­r 3 automjete taksi, 18 aparate telefonike, shumën prej 50.000 lekësh të reja si dhe 4 doza kokainë.

 ??  ?? Kokaina e gjetur në momentin e arrestimit
Kokaina e gjetur në momentin e arrestimit
 ??  ?? Skema e ndërtuar nga policia
Skema e ndërtuar nga policia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania