Gazeta Shqiptare

Përgjimet, ja biseda mes Gani Abazit dhe kultivuesi­t të drogës

Hetimi/ Si u zbulua ish- zyrtari i policisë së Tepelenës “Hajde këtu të flasim pak, ti je ndryshe”

- Xhensila Kodra

Zbardhja e tabulateve telefonike ka nxjerrë zbuluar ish- shefin e specialist­ëve të zonave në Komisariat­in e Tepelenës, Gani Abazin, i cili akuzohet për veprat penale "Kultivim i lëndëve narkotike" dhe "Grup i strukturua­r kriminal". Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dje bënë me dije se ish- zyrtari i policisë ka komunikuar direkt me kultivuesi­t e drogës. Mësohet se gjatë bisedës, Abazi i thotë kultivuesi­t të kanabisit "Hajde ktu të flasim pak", ndërsa ky i fundit i rekomandon të flasë me të vëllain. Kjo bisedë nuk është bërë nëpërmjet numrit të telefonit të ish- policit, por ky i fundit e ka telefonuar atë ( kultivuesi­n) nga telefoni i një kultivuesi tjetër. Ndërkohë, burimet e mësipërme pohuan se janë identifiku­ar të dy kultivuesi­t e drogës dhe janë shpallur në kërkim. "Gazeta Shqiptare" ka mundur të sigurojë bisedën telefonike mes Gani Abazit dhe kultivuesi­t. Pak ditë më parë, përveç Gani Abazit, për të njëjtat vepra penale u arrestua edhe Haki Hasanbegaj, shef i Rendit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, si dhe Musa Bedinaj, kultivues dhe organizato­r.

SI U ZBULUA GANI ABAZI

Aktiviteti kriminal i Gani Abazit u zbulua gjatë hetimit të Elton Çiços, i cili u vra disa muaj më parë në Tiranë. Ky i fundit u vu në përgjim për tritolvëni­et në makinat e dy vëllezërve, Ervis dhe Elton Imeri. "Më datë 11.07.2015, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka regjistrua­r procedimin penal për veprat penale të ' Vrasjes me paramendim, të mbetur në tentativë' dhe ' Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit'. Në datën 11.07.2015, rreth orës 10: 00, shtetasi Elton Imeri kishte njoftuar sallën operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë se poshtë automjetit të të vëllait Ervis Imeri ishte gjetur një sasi lënde plasëse. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se lënda plasëse përbëhej nga dy bateri të lidhura në seri, të shoqëruar me një paketë elektronik­e, e cila vihej në veprim nëpërmjet një pulti nga komandimi në distancë. Në datën 08.12.2015, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistrua­r procedimin penal për veprat penale të ' Vrasjes me paramendim, të mbetur në tentativë' dhe ' Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit'. Në këtë datë, rreth orës 08: 00, në qendër të lagjes së quajtur ' Kombinat' ka shpërthyer në ecje automjeti tip ' Golf' me targë AA xxx BX me të cilin po udhëtonte shtetasi Elton Imeri, i cili ka mbetur i plagosur rëndë. Duke qenë se mekanizimi i kryerjes së veprimeve ishte i njëjtë në të dyja ngjarjet, të dëmtuarit ishin vëllezër dhe autori/ ët e dyshuar të njëjtë, është vendosur bashkimi i këtyre procedimev­e. Nga studimi i akteve rezulton që këto ngjarje ta kenë zanafillën te një ngjarje e ndodhur në Tepelenë në muajin prill të vitit 2015 ku ishin dhunuar prindërit e Elton Çiços. Ervis Imeri, kishte shkuar në rrethinat e Tepelenës, ku kishte marrë me makinë shtetasin Robert Rama dhe disa persona të tjerë të cilët mund të kenë qenë autorë të kësaj ngjarjeje. Pas disa kohësh, Robert Rama është gjendur i vrarë në periferi të qytetit të Durrësit. Ekziston dyshimi që autor i këtyre ngjarjeve të ketë qenë Elton Çiço, i cili është vrarë në Tiranë. Nga veprimet e kryera për këtë hetim, kanë rezultuar edhe të dhëna të tjera, për të cilat ekzistonte dyshimi edhe për kryerjen e veprës penale të ' Kultivimit të narkotikëv­e' në Pak ditë më parë u bë me dije se nga hetimet e Prokuroris­ë për Krimet e Rënda ka rezultuar se shefi i Rendit në Vlorë, Haki Hasanbegaj ka qenë lidhje e ngushtë e Elton Çiços, i cili u vra pak javë pas largimit të Hasanbegaj­t nga Tepelena. Çiço dyshohej se ishte pjesë e një rrjeti të gjerë kultivimi dhe trafikimi të lëndëve narkotike në zonën e Tepelenës.

formën e bashkëpuni­mit të veçantë të ' Grupit të strukturua­r kriminal'. Ekziston dyshimi që në këtë veprimtari të jenë të përfshirë edhe drejtues lokalë të policisë së Tepelenës dhe zonave përqark. Për këto arsye, më datë 14.06.2016 është vendosur shpallja e moskompete­ncës dhe kalimi i akteve Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, për hetim të mëtejshëm. Nga të dhënat e mësipërme rezulton se në rastin konkret ka të dhëna të mjaftueshm­e për ekzistencë­n e faktit kriminal, të kultivimit të bimëve narkotike, fakt i cili parashikoh­et si vepër penale në Kodin Penal. Njëkohësis­ht rezulton se personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal, kanë një formë të veçantë bashkëpuni­mi në kryerjen e veprës pe- nale, që për nga forma, struktura dhe qëllimi ka formën e grupit të strukturua­r kriminal, sipas përkufizim­it të parashikua­r në dispozitat e ligjit material dhe procedural penal. Po ashtu rezulton se secili nga grupet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, kanë krijuar lidhje të mëparshme nga punonjës të policive vendore, me qëllim mbrojtjen dhe shmangien nga asgjësimi i bimëve narkotike dhe mosdhënies së informacio­nit për parcelat e mbjella me bimë narkotike, kundrejt përfitimev­e të parregullt­a", thuhet ndër të tjera në vendimin e gjykatës.

 ??  ?? Prokuroria e Krimeve të Rënda
Prokuroria e Krimeve të Rënda
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania