Gazeta Shqiptare

Tahiri, ndihmë klerikëve për dorëzimin e armëve

Takimi në kishën e Dajçit në Shkodër, ministri apel qytetarëve: Arma nuk të bën burrë Reagon arqipeshkv­i: Të forcohet shteti, njerëzit armatosen nga frika

- Senad Nikshiqi

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dje kërkoi ndihmën e komunitete­ve fetare për zbatimin e nismës "Shqipëria pa armë", pasi sipas tij ata kanë rol të rëndësishë­m në këtë proces. Gjatë aktiviteti­t të zhvilluar paraditen e djeshme në oborrin e kishës së Dajçit, ministri iu bëri apel qytetarëve që të vazhdojnë të dorëzojnë armët, ndërsa u shpreh se "arma nuk të bën burrë". Ndërkohë, është kundërpërg­jigjur arqipeshkv­i i dioqezës Shkodër- Pult, monsinjor Angelo Massafra. Ai deklaroi se mënyra e vetme që njerëzit të mos mbajnë armë është që shteti të bëhet më i fortë dhe t'i mbrojë ata. Sipas Massafrës, familjet shqiptare janë të armatosura sepse kanë frikë dhe nuk ndihen të mbrojtura nga shteti.

ARQIPESHKV­I

"Sot ( dje) është 50- vjetori i mbylljes de fakto i të gjitha kishave, i të gjitha feve në Shqipëri ( 6 shkurt 1967). Nuk është rastësi! Këto armë janë fryt i keq i vitit të mallkuar 1997. Zoti ministër, populli ka frikë. Në ' 97 isha në Rrëshen dhe bëra thirrje që njerëzit të mos merrnin armët. Por, atëherë më thanë: A je budalla?! Ne jemi duke harxhuar para për të blerë armë për të mbrojtur familjet tona nga hajdutët! Edhe sot ( dje) mendoj se një pjesë e madhe e familjeve tona janë të armatosur sepse kanë frikë. Nuk ndihen të mbështetur nga shteti, as nga policia, nuk ndihen të mbrojtur. Atëherë unë u

bëj thirrje të gjithë atyre që kanë armë: Ju lutem, dorëzojini!" - ka thënë arqipeshkv­i i Shkodrës. Ndërsa është shprehur se "ka ndodhur shpeshherë kur fëmijët kanë gjetur armët dhe kanë vrarë. Bëj thirrje që shteti të jetë më i fortë, më i rreptë, dhe ata që dorëzojnë armët të mbeten anonimë e të kenë mbrojtje të veçantë, sepse në këtë mënyrë do të rritet besimi. Të mbrojmë jetën tonë, sepse jeta është dhurata e Zotit!" - tha Angelo Massafra.

MINISTRI TAHIRI

Nga ana e tij, Tahiri bëri thirrje që qytetarët të dorëzojnë armët sepse burrë është ai që fal dhe ai që dorëzon armën, ndërsa nuk replikoi me arqipeshkv­in Massafra pasi ky i fundit deklaroi se popullata ndihet e pasigurt ndaj dhe janë armatosur.

"Kemi mundësi të ndërtojmë një të ardhme më të mirë. Nga viti 1997 deri më sot, ju e dini shumë mirë që, për rrethana sot të pakuptimta, thuajse çdo familje në Shqipëri u armatos. E unë nuk besoj se ishte për shkak të traditës apo të historisë. Ishte për shkak të frikës, të mungesës së shtetit, të pasigurisë, por edhe për shkak të tretjes së një sistemi vlerash shoqërore. Ajo plagë shënoi shumë fort historinë tonë. Kujtoj këtu që vetëm gjatë vitit 1997 kishte mijëra të vrarë në Shqipëri. Sot ka mijëra familje që vazhdojnë të vuajnë atë që ndodhi. Por nuk është ende një plagë e lënë pas", - deklaroi Tahiri. Ndërkaq, ai solli në kujtesë një ngjarje të rëndë të ndodhur para disa muajsh në Dajç.

"Para disa muajsh këtu ndodhi një ngjarje e rëndë

që besoj tronditi zonën, shoqërinë, por edhe vendin. Këtu kemi babanë e njërit prej viktimave në atë ngjarje, të cilin dua ta falënderoj pa masë që është këtu. Unë e kuptoj dhimbjen e prindit në rastet kur të ndodh në famil-

je të kesh një pasojë të rëndë për shkak të armëve", - u shpreh ministri. Më pas ai shtoi se "komunitete­t fetare kanë një rol themelor në çarmatosje­n e mendjes dhe të shpirtit, dhe kjo është beteja më e madhe dhe më e vyer, jo

kundër hekurishte­ve, por kundër mentalitet­it. Jo kundër armëve si objekte, por kundër ndjesisë së dhunës. Dhe kjo është shumë e rëndësishm­e e kjo është ndër betejat që ne duhet të fitojmë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania