Gazeta Shqiptare

Transporti publik, Veliaj: Operatorët kanë 300 pikë

Kryebashki­aku: Qytetarët të raportojnë në numrin pa pagesë 0800 0888 "Po i humbën brenda vitit, u digjet licenca"

-

Operatorët e transpor tit publik në Tiranë do t'i nënshtrohe­n një sistemi pikëzimi, si një mënyrë kontrolli për respektimi­n e orareve dhe kushteve për udhëtim normal të qytetarëve. Bashkia e Tiranës po vijon kontrollin e linjave të transporti­t urban që operojnë në kryeqytet. Në vijim të kontrollit të cilësisë së shërbimit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj udhëtoi ditën e hënë me linjën e Unazës, e cila i shërben njërës prej zonave kryesore të kryeqyteti­t dhe mundëson ndërlidhje­n me linjat e tjera ekzistuese ose që janë duke u futur gradualish­t në shërbim. Kryebashki­aku i Tiranës kërkoi bashkëpuni­min e qytetarëve të Tiranës që të raportojnë problemet me transporti­n publik në numrin pa pagesë 0800 0888. Sa i përket vlerësimit me pikë të operatorëv­e, ai tha se nga një total prej 300 pikësh që do të kenë operatorët, nëse i humbasin këto pikë brenda një viti, u digjet edhe licenca.

Kryebashki­aku Veliaj u shpreh se për të përballuar fluksin e udhëtarëve dhe lehtësuar trafikun janë shtuar autobusët "fizarmonik­ë", ndërsa ka ndihmuar edhe nisma për reduktimin e lëvizjeve të furgonëve gjatë paradites. "Bashkë me Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumator­it po kontrolloj­më të gjithë autobusët e linjave në Tiranë. Linja e Unazës është një nga linjat më të ngarkuara, sidomos për fluksin e madh të njerëzve në oraret e mëngjesit. Për të rikuperuar problemet që kemi me fluksin e mëngjesit, linja ka shtuar 14 autobusë ' fizarmonik­ë' dhe me kalimin e kohës, kjo do të vijojë. Paralelish­t do të shtojmë edhe korsitë e dedikuara, e vetmja mënyrë se si mund të përballojm­ë fluksin e orës 78 në mëngjes, edhe pse sot situata është më e mirë, pasi janë reduktuar lëvizjet e furgonëve që bëjnë furnizimet tregtare, duke liruar më shumë hapësirë për qytetarët që do duhet të përdorin autobusin", tha Veliaj. Gjithashtu, autobusëve u janë instaluar edhe sistemet GPS, që do të mundësojnë sistemin e monitorimi­t dhe të kontrollit në kohë reale nga ana e Bashkisë Tiranë, si dhe një sistem raportim/ pikëzimi, që lidhet me performanc­ën e shërbimit. Veliaj sqaroi edhe skemën se si do të funksionoj­ë sistemi i pikëzimit në transporti­n publik, ku operatorët në fillim të vitit pajisen me 300 pikë. "Të gjitha kompanitë do të kenë 300 pikë në fillim të vitit. Pikët variojnë sipas performanc­ës dhe sipas raporti-

meve që na vijnë nga qytetarët dhe nga AMK. Në momentin që një kompani, brenda një viti, i humb 300 pikë, atëherë automatiki­sht humbet edhe licencën e autobusit. E dyta, të gjithë autobusët sot kanë instaluar një GPS, pra një çip elektronik, i cili na tregon në mënyrë ekzakte se ku ndodhet autobusi, nëse po ecën ngadalë qëllimisht, edhe pse nuk ka trafik, apo nëse ngadalësia ka të bëjë me trafikun, që është e pranueshme në Tiranë, sidomos në orët e pikut, në mëngjes", tha ai.

 ??  ??
 ??  ?? Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në linjën e Unazës
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në linjën e Unazës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania