Gazeta Shqiptare

Ekselenca, punonjësit e administra­tës mundësi aplikimi në 9 fusha studimi

Detyrim, punësimi në Shqipëri pas studimeve, në të kundërt duhet të kthejnë paratë MAS: Fondi është 150 mln lekë, kriteret dhe hapat për aplikim

-

Qeveria shqiptare, nëpërmjet Fondit të Ekselencës, dhënë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, kontribuon çdo vit me një fond prej 150 milionë lekësh për mbështetje­n financiare të studentëve shqiptarë të shkëlqyer, të cilët janë pranuar të kryejnë studimet e ciklit të parë, të dytë dhe studimet e ciklit të tretë "Doktoratë" jashtë vendit, në universite­tet më të mira të botës, sipas renditjes së "Times Higher Education", si dhe për nëpunësit civilë të administra­tës shtetërore apo në varësi të saj për kryerjen e studimeve "Master" me kohëzgjatj­e 1- vjeçare. Ministria e Arsimit njofton se të interesuar­it mund të zhvillojnë takime me Sekretaria­tin Teknik të Programit gjatë datave 6- 10 shkurt 2017, në mjediset e MAS.

ADMINISTRA­TA

Këtë vit, veç mundësisë së aplikimit në dy periudha brenda vitit, u është dhënë rëndësi e madhe nëpunësve të administra­tës që të mund të aplikojnë për studime master 1- vjeçare në disa fusha studimi, të cilat kanë të bëjnë me politikat arsimore, shëndetëso­re dhe ekonomike, si dhe me fusha të ndryshme të tjera që kanë të bëjnë me administri­min publik dhe zhvillimin urban. Për këtë kategori aplikantës­h, kriteri i universite­teve është në 300 më të mirët e botës. Ndërsa, detyrim për të gjithë aplikantët është që ata të kthehen të punojnë për jo më pak se 3- 4 vite në Shqipëri; nëse ata nuk e përmbushin këtë kriter, duhet të kthejnë vlerën që iu është financuar nga MAS- i për studimet e tyre.

AFATET E APLIKIMIT

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit nr. 16, datë 1.8.1024, për Fondin e Ekselencës kandidatët mund të aplikojnë në dy periudha brenda vitit. Kandidatët që do të ndjekin vitin e parë të studimeve dorëzojnë dokumentac­ionin e kërkuar në periudhën 1 mars- 30 prill, ose në periudhën 1 gusht- 30 shtator çdo vit. Ndërsa, për vitin akademik 2017- 2018 dorëzimi bëhet në datat 1- 15 gusht dhe faza e dytë është nga datat 1- 15 tetor, ndërsa kandidatët që do të ndjekin vitin e dytë e në vazhdim, dorëzimin e dokumentac­ionit duhet ta kenë mbyllur nga 1- 31 korrik, ose në datat 1 shtator- 15 tetor, që është periudha e dytë e aplikimit.

Një prej kritereve kryesore për t'u bërë pjesë e programit, veçse duhet të jenë pranuar në një nga 15 apo 50 universite­tet më të mira të botës, është se pas përfundimi­t të studimeve kandidatët duhet të kthehen dhe të punojnë 3 vjet në Shqipëri si dhe të jenë shtetas shqiptarë. Në kuadrin e reformimit të administra­tës publike dhe ngritjes së kapacitete­ve të kësaj administra­te, nga ky fond do të përfitojnë edhe punonjës të administra­tës shtetërore të

cilët do të kryejnë studime master në një prej 300 universite­teve më të mira, për të ndjekur një program master me kohëzgjatj­e 1- vjeçare në 9 fusha të ndryshme studimi: Politika Publike, Administri­m publik, Politika Ekonomike, Arsimore dhe Shëndetëso­re si dhe Urbanistik­ë dhe Zhvillim Urban, Menaxhim i Financave Publike, E Drejtë Administra­tive dhe Studime Europiane. Për nëpunësit e administra­tës shtetërore, kriteri i punësimit në Shqipëri është jo më pak se 4 vite. Po ashtu, edhe kriteri për përzgjedhj­en e universite­teve më të mira të botës për këtë kategori është në 300 më të mirët, dhe jo në 15 apo 50 si është për kategorinë e aplikantëv­e të tjerë, doktorantë apo studime bachelor.

PËRZGJEDHJ­A

Përzgjedhj­a e kandidatëv­e bëhet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, nëpërmjet Sekretaria­tit Teknik të Programit ( STP), që është ngritur posaçërish­t për përzgjedhj­en e kandi-

datëve të Fondit të Ekselencës. STP bën verifikimi­n e dokumentac­ionit dhe njofton kandidatët me email për mbërritjen e dosjes së tyre të aplikimit dhe dokumentet shtesë që mund të duhen. ' Fatin' e kandidatëv­e nëse e kalojnë fazën e parë dhe nëse mund të kalojnë në fazën e intervistë­s e përcakton Komisioni i Përzgjedhj­es ( KP). Po ashtu, kandidatët do të informohen nëpërmjet postës elektronik­e nëse janë përzgjedhu­r apo jo për intervistë­n, si dhe koha se kur do të bëhet intervista. Për ata kandidatë që ndodhen jashtë vendit intervista do mund të bëhet edhe në rrugë telematike. Kandidatët fitues do të nënshkruaj­në një marrëveshj­e me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Me shpalljen e fituesve, shuma e miratuar me urdhër nga ministri paguhet në llogarinë e aplikantit në një bankë të nivelit të dytë në valutën e kërkuar. Vlera totale e miratuar nga qeveria shqiptare këtë vit për fondin e ekselencës është 150 mil- Kriter për studentët e ciklit të parë dhe të dytë, veçse duhet të jenë pranuar në një nga 15 universite­tet më të mira të botës, duhet të kenë përfunduar studimet parauniver­sitare me mesatare mbi 9, të të gjitha viteve të shkollës së mesme; të kenë përfunduar studimet e ciklit të parë me notë mesatare mbi 9, për Shkencat Natyrore dhe Teknike, dhe mbi 9.5 për Shkencat Ekonomike e Shoqërore, për studentët që aplikojnë për ciklin e dytë të studimeve universita­re.

Studentët dhe doktorantë­t që do të përfitojnë bursë nga Fondi i Ekselencës dhe që do të formohen në universite­tet më të mira të botës, kanë si detyrim që pas përfundimi­t të studimeve të japin kontributi­n e tyre për tre vjet në Shqipëri, ndërsa punonjësit e administra­tës publike për 4 vjet në administra­tën shtetërore.

ionë lekë. Kandidatët kanë të drejtën e përfitimit të bursës nga Fondi i Ekselencës vetëm për kohëzgjatj­en zyrtare të studimeve, pasi nëse kandidatit i zgjatet kohëzgjatj­a e studimeve, mbështetja financiare ndërpritet.

NDËRPRERJA E FINANCIMIT

Ndërprerja e financimit bëhet kur studenti nuk jep të gjitha provimet apo e përfundon vitin akademik me notë më të ulët se 8, apo vlerësim ndërkombët­ar; kur studenti nuk plotëson detyrimet e kërkuara nga universite­ti përkatës; kur studenti kërkon vetë ndërprerje­n e financimit. Ndërsa studenti është i detyruar të kthejnë paratë e financuara në rastet kur përjashtoh­et nga universite­ti, ndërpret studimet për të cilat është financuar ose në rastet kur nuk provon që të ketë aplikuar për punë në Shqipëri, të jetë i regjistrua­r në zyrën e punës si i papunë. Përjashtim bëjnë vetëm rastet e sëmundjeve të rënda.

 ??  ??
 ??  ?? Ministria e Arsimit
Ministria e Arsimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania