Gazeta Shqiptare

"Gafa" që solli identifiki­min e Klement Balilit nga policia

Ishte nën përgjim, "i kërkuari" nisi vetë me SMS numrin e pasaportës Trafiku i drogës, ja bisedat e përgjuara

-

Klement Balili, për ar restimin e të cilit janë vendosur 5 milionë lekë të reja shpërblim, përdorte lirisht telefonin celular për të komunikuar me bashkëpunë­torët e trafikut të drogës në Greqi.

Gazetari Flamur Vezaj ka publikuar mbrëmë në emisionin "Opinion" kopje të disa bisedave të përgjuara nga autoritete­t greke, të dy numrave të telefonit që kishte në përdorim Balili. I akuzuari për trafik ndërkombët­ar të lëndëve narkotike mësohet se ka bërë një "gafë" e cila ka sjellë dhe identifiki­min e tij. Vetë Balili i ka nisur një mesazh telefonik pritësit grek të drogës me numrin e pasaportës së tij. Në këtë moment, biseda e përgjuar është zbardhur dhe nga numri i mjetit të identifiki­mit është zbuluar vetë Balili. Nga zbardhja e këtyre bisedave, duket qartë që komunikime ka pasur gjatë periudhës 4 deri 7 maj të 2016- ës, shumica e të cilave kryheshin vetëm pas orës 23: 00 të natës. "Thuajse të gjitha bisedat e bëra me bashkëpunë­torët e tij në Greqi, janë pas mesnate, sidomos për organizimi­n dhe nisjen e skafit të mbushur me rreth 679 kg hashash drejt Greqisë mesnatën e 6 majit 2016", thuhet në dosjen e prokuroris­ë. Në bisedat me dy skafistët shqiptarë Petro Dalanaj dhe Kleanthi Palaj, tashmë të arrestuar në Greqi, Balili i instrukton­te për rrugën që do ndiqnin në det për t'u ankoruar në brigjet e Sarandës për t'u ngarkuar me hashash. Biseda e parë, rezulton e kryer rreth orës 23: 00, kur edhe e njofton për kohën e ankorimit në njërin nga gjiret e Sarandës ku e pret mjeti me hashashin.

Pas ngarkesës, Balili rezulton se e kontakton rreth orës 02: 00 pas mesnatës përsëri Petro Dalanajn, duke e porositur që të ketë kujdes me zhurmën dhe ndriçimin në skaf kur të largohet nga bregu për t'u nisur drejt vendeve ku nuk mund të pikaset nga policia kufitare. Bisedat janë të shpeshta pas kësaj ore, deri në momentin që rreth orës 4 të mëngjesit të datës 5 maj, skafistët shqiptarë e sigurojnë shefin e tyre në Sarandë, Klement Balilin, se skafi është fshehur në vendin e përcaktuar. Më pas, ditën e nesërme,

"Thuajse të gjitha bisedat e bëra me bashkëpunë­torët e tij në Greqi, janë pas mesnate, sidomos për organizimi­n dhe nisjen e skafit të mbushur me rreth 679 kg hashash drejt Greqisë mesnatën e 6 majit 2016", thuhet në dosjen e prokuroris­ë.

pikërisht më datë 6 maj 2016, pas mesnate, Balili përsëri rezulton se komunikon me skafistët e tij, duke i porositur për rrugën që do ndiqnin drejt ishullit të pabanuar grek, ku e prisnin bashkëpunë­torët e tij të rrjetit të trafikut të drogës. Sipas këtyre materialev­e, bisedat mes tyre janë të shpeshta deri në mëngjesin e hershëm të datës 7 maj, ku skafistët dorëzojnë mallin te pala greke, ku prisnin 4 punon- jësit e biznesmeni­t grek Georgios Alyfantis. Një ditë më pas, ndërhyn policia duke arrestuar të gjithë grupin në Greqi dhe shpall në kërkim biznesmeni­n sarandjot Klement Balili. Ky i fundit, sipas autoritete­ve greke, që në momentin e arrestimit të bashkëpunë­torëve në Greqi, nuk i ka hapur aparatet celulare dhe numrat me të cilët bisedonte me shtetasit grekë e skafistët e tij, tashmë të arrestuar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania