Gazeta Shqiptare

Greqi, sekuestroh­en 260 kg drogë, në pranga katër shqiptarë dhe një italian

Qeni zbuloi lëndën narkotike të fshehur në kamion

-

Rreth

260 kilogramë drogë janë sekuestrua­r ditën e djeshme në shtetin fqinj Greqi, ndërsa në pranga kanë rënë katër shtetas shqiptarë dhe një italian. Mediat greke tregojnë se droga është kapur në disa operacione policore, të zhvilluara në qytete të ndryshme. Sipas saj, 121 kg marijuanë është kapur në kufirin grekoshqip­tar, ndërsa në pranga kanë përfunduar 4 shqiptarë. Ata u pikasën nga policia greke në pyllin e Vatohorit pranë Kapshticës, pasi kishin kaluar kufirin në këmbë të ngarkuar me 7 çanta. Çantat përmbanin 100 pako me 121 kg e 88 gramë. Shqiptarët e arrestuar janë

DESTINACIO­NI

Në portin e Igumenicës u sekuestrua­n 102 kg marijuanë. Droga fshihej në një kamion italian me drejtues një shtetas italian 51 vjeç. Lënda narkotike ishte e ndarë në 92 pako, ndërsa destinacio­n kishte Italinë. Droga u zbulua nga qeni antidrogë Lesi, i skuadrës K9 të policisë greke.

të moshës 21, 26, 31 dhe 46 vjeç, ndërsa identitete­t e tyre nuk janë bërë të ditura. Ndërkohë, sërish gjatë ditës së djeshme, në portin e Igumenicës u sekuestrua­n 102 kg marijuanë. Droga fshihej

në një kamion italian me drejtues një shtetas italian 51 vjeç. Lënda narkotike ishte e ndarë në 92 pako, ndërsa destinacio­n kishte Italinë. Droga u zbulua nga qeni antidrogë Lesi, i skuadrës K9 të policisë greke. Policia greke ka sekuestrua­r në një tjetër operacion në bregdetin e Katakolos një sasi lënde narkotike. Mësohet se janë gjetur 5 pako me drogë në det, pranë Ilia- s në shtetin helen. Pakot përmbanin 28 kg marijuanë, ndërsa policia dyshon se droga mund të jetë pjesë e sasisë së hedhur nga gomonia që u ndoq tri ditë më parë. Megjithatë, nuk përjashtoh­et mundësia që kjo sasi të jetë e drogës së sekuestrua­r në 22 janar në bregun e Zakinthos, ku deri më tani janë gjetur edhe 60 kg të tjera, në 22 janar dhe 2 shkurt. Edhe në Janinë janë gjetur 10 kg drogë, e ndarë në disa çanta, të cilat ishin fshehur buzë rrugës nëpër shkurre. Sipas mediave greke, droga, rreth 10 kg marijuanë, u gjet në dy çanta, në anë të rrugës Janinë- Kozani, në kilometrin e 30të. Në çanta ndodheshin 9 pako, me gjithsej 10 kg e 250 gr marijuanë. Policia greke ka thënë se droga ishte kaluar nga kufiri i gjelbër dhe ishte fshehur për t'u tërhequr nga trafikantë të tjerë, që më pas do e çonin në destinacio­n.

 ??  ?? Droga e gjetur në pyllin e Vatohorit në Kapshticë
Droga e gjetur në pyllin e Vatohorit në Kapshticë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania