Gazeta Shqiptare

"PËR NJERËZIT SI TI VDEKJA ËSHTË THJESHT AVENTURA E RADHËS"

-

Ai mund ta bënte jetën të ishte çdo gjë, me penën pranë jeta ishte në duart e tij; ajo mund të ishte një send, një emocion, një gjendje…. Trashëgimi­a që Dritëro Agolli la pas nuk i përket vetëm familjes së tij, ai u sigurua të linte diçka për të gjithë ne. Diçka më të madhe se trashëgimi­a materiale: veprat e tij. Derisa këto vepra të qarkullojn­ë në duart e shqiptarëv­e, në bankat e shkollës, në biblioteka­t e çdo familjeje, ai do jetë gjithmonë i pranishëm. Gjithmonë i pavdekshëm! Agolli vuante prej kohësh nga një sëmundje në mushkëri, megjithëse cigaren nuk e ndau asnjëherë nga dora. Përvoja e tij krijuese bëri që të ndryshohej rrënjësish­t tradita e vjershave në shqip. Jam shumë e lumtur që pata mundësinë që gjatë jetës sime të takoja dikë si ai. Takimi im me Dritëro Agollin ka qenë një nga momentet që është e vështirë ta harroj, pavarësish­t se isha në një moshë kur vjershat e tij nuk i kuptoja aq shumë sa tani. Tani çdo gjë është më e qartë. Ka qenë janari i vitit 2005 dhe ishte viti im i fundit në kopsht, ku pata fatin të kisha mbesën e tij. Ishte ditëlindja e saj e pestë dhe të gjithë ishim mbledhur për ta festuar. Në atë moment në dhomë hynë gjyshërit e saj duke i bërë surprizë. Të gjithë, si fëmijë që ishim nuk i dhamë shumë rëndësi po vazhduam të kërcenim dhe të këndonim. Mbasi u fry torta, ai na mblodhi të gjithëve në një grup dhe filloi të fliste për mbesën e tij dhe na improvizoi një poezi të shkurtër që na e dedikoi të gjithëve ne. Në atë moment diçka m'u kujtua. Gjyshi im më kishte folur gjithmonë për Dritëro Agollin… gjithmonë duke i hyjnizuar poezitë e tij. Në atë moment fillova të vështroja detajet që e karakteriz­onin. Mbaj mend që më dukej i ditur, një njeri që mund të të mësonte shumë, me njohuri në çdo fushë dhe që për çdo pyetje që unë do t'i bëja do kishte një përgjigje që do i vinte natyrshëm sikur të ishte e tija. Fatkeqë- sisht ai dhe gruaja e tij nuk ndenjën shumë me ne dhe mbas bisedës që bëri me ne u detyruan të largoheshi­n. Tani ka kaluar pothuajse një dekadë dhe ky moment takimi me të është shumë i kthjellët në mendjen time. Në atë kohë nuk e dija kush ishte dhe vetëm kisha dëgjuar për të, por tani që di më shumë do të doja ta riktheja kohën mbrapa dhe t'i bëja 1000 pyetje. Ai ishte një person që i dha shumë popullit shqiptar. Në veprat e tij pasqyronte një pjesë të jetës së tij, na shfaqte realitetin tonë, sa tragjik aq edhe komik, sa të thjeshtë aq edhe madhështor. Ai ish- te gjithmonë i vëmendshëm ndaj dramave të popullit dhe realist për çfarë na rrethonte, duke u bërë poeti i dhimbjes ku çdokush gjente veten. Ai ishte një poezi në një botë ku njerëzit akoma nuk dinin alfabetin dhe nëse jeta do t'i kishte dhënë më shumë kohë akoma, do vazhdonte ta ndihmonte këtë botë për ta bërë më të mirë. Siç ka thënë edhe ai vetë në vargjet e tij, sa herë që të kemi nevojë për të, gjithmonë do ta gjejmë të fshehur në raftet e librave… në ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë. Për njerëzit si ai, vdekja s'është asgjë më shumë veçse aventura e radhës!

 ??  ??
 ??  ?? Dritëro Agolli me bashkëshor­ten në ditëlindje­n e mbesës ( E para nga e djathta, autorja e shkrimit )
Dritëro Agolli me bashkëshor­ten në ditëlindje­n e mbesës ( E para nga e djathta, autorja e shkrimit )

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania