Gazeta Shqiptare

Mjaft më me tallje ndaj Albanologj­isë!

-

Qendër Ndëruniver­sitare, apo do ribashkohe­t sërish me Akademinë e Shkencave, si një degë e dytë gjallëronj­ëse e trungut të saj, për t’i dhënë gjakun e munguar?!

Sfida është: Vallë një bashkim i përfolur me Akademinë do të shkurtojë edhe më tutje personel, siç ka ngjarë me çdo “ristruktur­im” të ri sa herë ka ardhur në pushtet herë PD dhe herë PS ( njësoj të dyja), apo do shtojë diçka, diku?! Do ta ketë kjo qendër funksionin e udhëheqjes së doktoratur­ave cilësore për albanologj­inë, pra dhe shkollat doktorale gjegjëse, apo do t’ia heqin këtë aset të vyer dhe të dobishëm, duke ia atribuuar vetëm universite­teve, shtetërore a private, nga Tirana në Shkodër, nga Korça në Durrës, nga Saranda në Kukës, nga Elbasani në Peshkopi... nesër ndoshta edhe Cërriku, Përmeti, Laçi, Tepelena e Kashari. Dhe mungesa e përcaktimi­t të një statusi, qoftë i ri, qoftë i vjetër, qoftë një amalgamë syresh sjell edhe pasojat negative, afërmendsh. Së pari, shkrehjen e punës, të vetë energjive të studiuesve, sepse edhe ata janë njerëz, duan të kenë siguri ( kushti i parë i krijimit të një studiuesi dhe i kryerjes së një pune shkencore është siguria, qetësia, vijimësia e kërkimeve në vite). Kjo mungesë bllokon nga ana tjetër ripërtërit­jen e drejtuesve dhe drejtimit përmes zgjedhjeve. Presin të gjithë çdo bëhet, që të nisë dikur procesi i zgjedhjeve në departamen­te, institute e deri në postet e larta, drejtor, senat etj. Doemos këtu ka edhe një kastrim të brendshëm të vetë institucio­nit dhe stafeve akademike të tij. Po mirë ore miq e kolegë, pyes unë, qeveria s’na e var, nuk e ka mendjen hiç te ne, mund ta ndryshojë ose jo statusin tonë, por ne vete ç’bëjmë?! Ku është autonomia e institucio­nit, i cili ka një status. Pse s’bëhen zgjedhjet? As mish, as peshk. Po si s’doli njëri nga drejtorët të japë dorëheqjen dhe t’ia përplaste kështu në fytyrë shëmbëllty­rës qeveritare?! Një pjesë e drejtuesve që e dinë, apo e nuhatin se do largohen nga postet e tyre, siç është normale në institucio­net shkencore, presin ndryshimin e statusit, duke motivuar kështu varësinë e fshehur nga politika apo, larg qoftë, “bene- fitet” e kolltukut pa dhënë dorëheqjen askush, me përjashtim të ish- drejtorit, Ardian Marashit, që e dha, s’dihet pse. Kjo më habit vërtet! Me sa duket, mirë qenka kështu: ha Muço, pi Muço! Unë do të propozoja që gjithë ç’janë drejtues të jepnin dorëheqjen si shuplakë ndaj zvarritjes “legjendare” të “reformave qeveritare”. Ç’është kjo bjerrje që po i bëhet në fakt këtij institucio­ni, duke e katandisur në një batak, ndoshta për të ardhur pastaj “të tjerët” si gladiatorë­t e triumfit të ri me sloganin: Poshtë mbreti, rroftë mbreti!

Në fakt, zotërinj pushtetarë, ju zyrtarë dembelë e pa skrupuj, të vegjël a të mëdhenj qofshi, ky institucio­n nuk ka nevojë për “mbret”, i cili të vijë me tam- tame e hordhi nga jashtë. U lodhëm me këto spektakle amatore! Ky institucio­n ka nevojë për mbështetje, për para më shumë, për botime më shumë, për ekspedita e hulumtime më shumë, sidomos në burimet arkivore jashtë, për pjesëmarrj­e në konferenca më shumë, për veprimtari shkencore kombëtare e ndërkombët­are më shumë, për një vetëdije më të shëndoshë, për njohje, paqe e punë. Ka nevojë për libra më shumë. Të gjitha bëhen më mirë nëse qesja e shtetit jep pra shumë më shumë, rrit rrogat edhe shpërblime­t, që të mos ikin punonjësit shkencorë ku ka paga më të larta, siç ka ngjarë e po ngjet për fat të keq. Një punonjës shkencor është një hipotekë kombëtare. Askush s’e zëvendëson një Pëllumb Xhufi për shembull apo një Shaban Sinani! Mos i lini të ikin! Sepse ky institucio­n është më së pari tapi e popullit shqiptar, e kujtesës së tij, pra dhe e shtetit shqiptar si vetëdija absolute e kombit! Jepini dinjitetin që meriton! Bëjeni një akademi! E ku ka më bukur, më shprehëse e më identitare se sa ta lartësosh në një Akademi të Botës Shqiptare! Shqipëria s’ka hala një encikloped­i shumëvëlli­mëshe, kur shtete më të vegjël se ne e kanë. Turp! E kush më mirë veç këtij institucio­ni mund ta hartonte këtë Encikloped­i të Shqipërisë, por ama pa dioptrinë e “syzeve kavanozë” të shtetit. Projektet e rrugëve, hidrocentr­aleve, serave dhe patateve le t’i bëjnë të tjerët me të “tjerët”, albanologj­ia, duam-

Data e zhvillimit te ankandit do jete

20.02.2017.

s’duam, bëhet më së pari nga ne dhe vetëm nga ne, pastaj nga të “tjerët”. S’do shumë mend për t’u kuptuar! Bëjeni, pra!

Ashta e një kombi, ajo çka e bën atë të mëvetësish­ëm apo, thënë më drejt, të dallueshëm nga të tjerët, janë dukuritë që vetëshpreh­in atë që rëndom e quajmë “identitet”. Nuk di që rilindësit shqiptarë dhe krejt Rilindja, eposi më i zjarrtë i përpjekjes për t’i dhënë një “vulë” Shqipërisë dhe shqiptarëv­e endur mugëtirave gëlltitëse të Orientit gjithë shallvare, dembeli e ferexhe, pra për t’i dhënë një vetëdije, një kujtesë historike, antropolog­jike, gjerazi filologjik­e, një “emër” krejt të tijin (“manushaqja bukuroshe” e Naim Fashërit), nuk di që këta dritësues t’u kenë ofruar atyre libra për kiminë, fizikën, matematikë­n, qoftë edhe për zejet, ndërtimtar­inë, bujqësinë apo “ndërzimin artificial” si teknologji e mëhershme e gjer te klonimi dhe mutacionet gjenetike të sotme. Përkundraz­i, ani pse këto janë tejet të rëndësishm­e edhe për një komb e përparimin e tyre, ata i ofruan popullit të tyre letërsi, gjuhë, antropolog­ji, folklor, art, histori. Le t’i quajmë të gjitha këto me termin e sotëm “albanologj­i”, por s’ka qenë keq edhe emërtimi i mëhershëm “Studimet shqiptare”. Është pikërisht kjo katedër e dijes, formimit, edukimit, nxënies, që sjell edhe vetëdijësi­min tonë si shqiptarë, edhe krenarinë tonë pse jo; është ajo çka ngjan thelbësish­t e lidhur me identiteti­n. Një autostradë, një hidrocentr­al, një fabrikë të përpunimit të produkteve bujqësore a të mineraleve që ka vendi e bëjnë bukur mirë shumë njerëz të dijes që s’janë shqiptarë, që vijnë këtu me projekte e teknologji të gatshme, pa të munduar shumë ty që të merresh e të konkurrosh me zbulimet, gjetje e shpikje të reja. Kjo ishte karakteris­tike e sistemeve të mbyllura, të vetëmjaftu­eshme, si oktapodët që hanë këmbët e tyre kur bie uria, siç edhe ne i hëngrëm me të ashtuquajt­urin parim të “mbështetje­s tërësisht në forcat tona”, duke rënë në një autarki tërësore me pasojë urinë dhe vetëshkatë­rrimin. Por, një fjalor tërësor i gjuhës shqipe me shumësi nënndarjes­h e rubrikash; studime për dukuri të e mprehta antropolog­jike, nisur nga fillesat dhe gjenezat primitive, kur etnia ngjizej, nga kujtesat etnologjik­e të sfiduara nga sulmet dhe mbishtresi­met kulturore, sidomos religjioze të pushtimeve, me impaktet e thella në qenësinë tonë e gjer në evoluimet e sotme zakonore, dokesore, materiale, gjithë kulturës së jetesës; hovçimet shpesh spontane e pa një “nord” drejt globalizmi­t dhe furisë së integrimev­e në epokën e sotme teknologji­ke dhe të internetit, - këto mund të bëhen veçse nga studiuesit shqiptarë. E kush mund të pretendojë sot se studimet mbi letërsinë shqipe, mbi artet shqiptare, muzikë a teatër, koreografi, artet figurative vizuale a kinematogr­afi e arkitektur­ë mund të bëhen më mirë, me thellë e më me saktësi nga të huajt?! Absolutish­t jo. Fjala e parë për to vjen pikërisht nga stafet e diturakëve shqiptarë. Dhe kështu për historinë, ku ka mjaft botime serioze, madje me teza e këndvështr­ime që bartin vlerën e një zbulimi, sidomos në 100- vjetëshin pas formimit të shtetit shqiptar, por edhe më herët, sido që në këtë rrafsh ka dhe studime simotra që vijnë nga të huajt; e njëjta gjë mund të thuhet edhe për arkeologji­në, ikonografi­në, monumentet e kulturës, gjer te gjeografia, demografia, flora dhe fauna e vendit, të cilat pranojnë bashkëpuni­met e huaja, por që në fund të fundit, fjala që vendos vjen nga studiuesit shqiptarë. PASURIA NR. 162/ 42, E LLOJIT ' ARË'', ME SIPËRFAQJE 595 M2, ZONA KADASTRALE 3266, VOL. 20, FQ. 200, NË ADRESËN: SAUK, TIRANË", ÇMIMI 1.666.000 LEKË. ZYRA PERMBARIMO­RE GJYQESORE PRIVATE Adresa: Blv. "Gjergj Fishta", Pallati "GORA", Kulla 1, Kati 2, Tirane.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania