Gazeta Shqiptare

“Nipi” i Shkodrës, 4 vjet më pas

- Nga Benardeta Syku

shërbimin shëndetëso­r, ndërkohë akuzonte qeverinë “Berisha” se vendet e punës i trajtonte si lëmosha për ushtarët e pushtetit.

Ishte maji- qershor 2013, kur premtonte se Shkodra do bëhej parajsë, do të ndërtonte rrugë kryesore e dytësore, biles sipas standardev­e të certifikua­ra. Do shpërblent­e të mbyturit e të papërmbytu­rit, vetëm e vetëm të vinte në pushtet. Zotohej para shkodranëv­e se qeveria socialiste do të investonte për Shkodrën aq sa nuk ishte bërë për 20 vite. Nën qeverisjen socialiste të rinjtë do kishin mundësi të barabarta për punësim dhe karrierë, nuk do ecej me ngjyrime politike, askush s’do të largohej nga puna se i përkiste një force politike, apo të merrej zvarrë nëpër mitingje. Në vend do të “lulëzonte” meritokrac­ia. Ditë të mira po vinin, Shqipëria po “rilindte”.

Sot jemi afër maj- qershorit 2017, katër vite nga koha e premtimeve të mëdha. Shkodranët patën kohë mjaftueshë­m të shikojnë se asgjë nga premtimet nuk u mbajt. Nuk u ndërtua rrugë hyrëse, që do eliminonte izolimin nga përmbytjet. Nuk u financuan projektet jetike që bashkia i paraqiti qeverisë. Totali i buxhetit të investuar në Shkodër është më i vogël edhe se në qytetet që janë sa gjysma e Shkodrës. Asnjë shkollë e re, asnjë spital apo edhe qendër e re shëndetëso­re nuk është ndërtuar. Papunësia është rritur, siç janë rritur ikjet në emigracion. Punësimi kryhet jo vetëm me seleksioni­m politik, por edhe me çmim tregu dmth., kush paguan më shumë. Drejtorët u dëgjua nga një mbledhje socialistë­sh të trajtohesh­in si repart ushtarak në mbrojtje të pushtetit socialist. Gjatë këtyre viteve, lista e përfituesv­e të ndihmës ekonomike dhe asaj të paaftësisë u zvogëlua, edhe pse nevoja është rritur. Familjarë të varfër përjetuan presion të madh psikologji­k, përmes faturës së energjisë elektrike, faturave aforfe të tejfryra dhe kërcënimet me heqje nga puna të debitorëve, deri në burgosje. Listat e debitorëve nëpër dyqanet e Shkodrës u shtuan.

Sot jemi afër maj- qershorit 2017 dhe gara elektorale do na dhurojë përsëri shfaqjen e premtimeve. Shkodranët, do e shohin përsëri “nipin” që premton dhe harron. Nipi do vijë sërish në Shkodër dhe ndoshta sondazhet do ia kenë dhënë një informacio­n paraprak se çfarë rezultati e pret. Por, dua t’i kujtoj se në Shkodër edhe në raste dëshpërimi ne bajmë humor. Do dimë ta trajtojmë siç ndodhi vite më parë me një kryeminist­ër që premtonte në miting elektoral, se në mandatin tjetër do të sillte 36 milionë euro investime për Shkodrën. Një shkodran nga turma ia pret: “Po ti rren se rren e ke mor burr, bane të paktën 40 milionë, e mos u korit!”.

Jo më kot kujtova ngjarjen më lart. Shkodranët janë të mprehtë, nuk u besojnë premtimeve boshe, aq më pak për herën e dytë. Këtë herë “Rindjen” do ta votojnë për atë çka nuk bëri, jo për atë që do të premtojë! Do ta dëgjojnë sipas premtimeve dhe do ta votojnë sipas harrimeve.

Nënkryetar­e e FRPD

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania