Gazeta Shqiptare

Europa ime: Rumania e re

-

në dhjetor 2016. Nga 40% e njerëzve me të drejtë vote, 60% votuan për socialdemo­kratët. Ata premtuan mirëqenie për të gjithë; çmimi do të ishte përgjumja e votuesve, mbyllja e njërit sy për zbutjen e ligjeve kundër korrupsion­it. Duket se ky plan dështoi. Edhe pse spektri politik nuk ofron shumë alternativ­a dhe votuesit e rinj nuk votuan me shumicë në zgjedhjet e fundit, kësaj here elektorati e kuptoi herët, që zgjidhja nuk qëndron në dorëzimin e vendit në duart e gardës së vjetër.

Më së voni, kur qeveria e re i bëri të ditura vendimet e marra me nxitim, gjithnjë e më shumë votues kuptuan se kishin rënë në grackë. Synimi për të zbatuar me kaq shpejtësi dekrete të tilla, zgjoi dyshimin te shumë votues. Heshtja zemëroi dhe rriti protestën e shumë votuesve. Shumica e elektorati­t e kuptoi, se u tradhtuan interesat e tij, se ata u keqpërdorë­n nga klasa drejtuese politike. Tani të rinj e më pak të rinj, ata që nuk qenë ndonjëherë në një demonstrat­ë e nuk janë interesuar për politikën, ata që u kishin kthyer kurrizin partive politike u bënë aktivë.

BASHKIMI I BREZAVE DHE SHTRESAVE SHOQËRORE

Ata kuptuan, se demokracia po mbytej, e ardhmja është në rrezik, dhe se pjesëmarrj­a e tyre është e paevituesh­me. Me iniciativë proteste, me slogane dhe organizime të ndryshme ata dalin në rrugë me gjithë të ftohtët. Ndërgjegjj­a politike dhe shoqërore është zgjuar. Angazhimi qytetar ka ngritur krye. Protestues­it vijnë nga breza të ndryshëm, shtresa të ndryshme të shoqërisë, parti të ndryshme, ata kanë ose jo përvoja politike. Por ajo që të impresiono­n, është se ata informohen gjithnjë e më shumë, janë gjithnjë e më të arsimuar, me bagazh politik dhe gjithnjë e më pak të gatshëm të shërbejnë si një masë amorfe që manipulohe­t. Numri i tyre rritet përditë. Pozicioni i qeverisë po dobësohet gjithnjë e më shumë. Ende ajo i qëndron vendimit të saj, e pretendon se demonstrat­at nxiten nga jashtë. Megjithatë kemi dorëheqjen e parë të ministrit të Tregtisë, Jianu, të argumentua­r me mospajtimi­n etik.

FORCIMI I SHOQËRISË CIVILE

Zhvillimet e fundit politike e kanë zgjuar vendin nga letargjia. Rruga ka marrë funksionin e korrigjues­it për gabimet e qeveritarë­ve. Po të shohësh historinë e Europës, e di se pushteti i rrugës mund të sjellë edhe fatkeqësi. Prandaj dëshirohet një qeveri e përgjegjsh­me dhe funksionue­se që e lejon dialogun, që pranon pluralitet­in e mendimit si pasurim dhe sfidë.

Rumania është në rrugën e ripërtërit­jes dhe ka nevojë për mbështetje. Solidarite­ti i rumunëve nga jashtë vendit, rezistenca kundër keqpërdori­mit të postit, një pozicion i qartë i BE- së dhe NATO- s ndihmojnë për të konsolidua­r vlerat europiane. Shoqëria civile rumune po bëhet gjithnjë e më kritike, më vetëkritik­e dhe më e përgjegjsh­me. Rëndësia e saj po rritet. Ajo po e dallon gjithnjë e më mirë rëndësinë që mbart për të përballur sfidat e mëdha të kohës. Kjo të jep shpresë, me gjithë gjendjen e vështirë politike në Rumani. Sepse rruga që ka filluar është pa kthim. * Autorja është shkrimtare rumuno- gjermane dhe

docente. Ajo jeton si autore në Berlin dhe jep seminare për “Shkrimin kreativ”. Nga viti 1996 ajo

shkruan edhe në gjuhën gjermane

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania