Gazeta Shqiptare

Salihi nderon Skënderbeu­n, Korabi shpërthen në akuza

Kampionët fitojnë dhe ruajnë hapin e Kukësit dhe Partizanit. Dibranët mbyllin tabelën Haxhiu: Penallti qesharake nga një gjyqtar bastard

-

As Skënderbeu nuk bën përjashtim nga skuadrat e tjera të kreut, nuk shkëlqen, por arrin t'i marrë maksimumin sfidës kundër Korabit. Ka mjaftuar një penallti e shndërruar në gol nga Hamdi Salihi, që korçarët të sigurojnë fitoren. Në një ndeshje ku rastet për shënim ishin të pakta, ky moment bëri diferencën. Ajo që ka rëndësi për Skënderbeu­n dhe për trajnerin Daja është ecuria pozitive në këtë fazë të tretë, dy gola të shënuar, dy ndeshje dhe dy fitore. Falë këtij suksesi, kampionët në fuqi ruajnë hapin e Kukësit dhe Partizanit. Ndeshja ka qenë e dominuar nga kampionët, me Orges Shehin që ka bërë spektatori­n në pjesën më të madhe të 90minutësh­it, por sërish bardhekuqt­ë vuajtën për të gjetur hapësirat në sulm, diçka që Daja e pat theksuar edhe para ndeshjes, ndërsa pas disa mundësive të shpërdorua­ra nga Plaku ( 46', 59') është pikërisht bomberi shkodran, që arrin të mposhtë Vujadinovi­çin dhe makthin e tij më të madh, teksa pas 3 shpërdorim­eve nga pika e bardhë në këtë kampionat, arrin më në fund të shënojë nga penalltia. Korabi nuk ka fuqi për të reaguar, ndaj Skënderbeu mbërthen Partizanin në vendin e dytë dhe mbetet në - 4 nga Kukësi, ndërsa dibranëve u duhet më shumë se një mrekulli për të mbijetuar në Superligë në këtë sezon.

KORABI AKUZON

Akuza shumë të ashpra të trajnerit Gerd Haxhiu pas përfundimi­t të ndeshjes mes Korabit dhe Skënderbeu­t në Elbasan. I pyetur në "Gol pas Goli" për penalltinë që vendosi ndeshjen, tekniku i dibranëve lëshoi një mori akuzash pasi pa pamjet filmike. "Qesharake! Është qesharake, nuk ka kontakt, nuk ësh- të se po pretendojm­ë se ka kontakt, nuk merrem me drejtimin e topit. Lojtari i Skënderbeu­t ka humbur ekuilibrin. Ne u japim detyrë lojtarëve të kenë sjellje qytetare dhe besoj se e kanë kryer detyrën që nga ndeshja e parë që jam këtu. Edhe unë jam munduar të kem një etikë qytetare brenda rregullave. Ashtu edhe sot ( dje), desha ta shikoja vetë dhe jo t'i besoja klubit dhe duhet të them që janë bastardë. E kemi profesion, pasion, përveç se punë dhe ndëshkohem­i me veprim të papërgjegj­shme. Javën e kaluar ishte Sokoli, këtë javë ky nga Vlora që turp t'i vijë, e them me plot gojën bastard. Nuk e kuptoj pse i bën federata ato takime me kapitenët e gjyqtarët. Kapitenët tanë kanë qenë korrektë dhe gjykimi na pe- nalizon. Nuk e di çfarë mund të bëjmë ne. Nuk ka vend për koment, jemi skuadër modeste, nuk tolerojmë, po bëjmë futbollin më korrekt të mundshëm. E përsëris, gjyqtar bastard!".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania